• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Krrabë: Nisim punën për shkollën e re! Po investojmë njësoj, si në qendër, edhe në periferi

by A R
25/08/2024 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Investimet në infrastrukturën rrugore në zonën e Krrabës, përveç hovit ekonomik dhe zhvillimit të tregtisë, do t’i hapin rrugë edhe ndërtimit të shkollës së re. Teksa inspektoi fillimin e punimeve për ndërtimin e shkollës së Mesme të Bashkuar në Krrabë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se Bashkia e Tiranës synon të ruajë të njëjtin standard, si për shkollat në qendër, ashtu edhe në periferinë e kryeqytetit.

“Synimi ynë ka qenë si të arrijmë të punojmë me të njëjtën cilësi si për shkollën “Kosova”, ashtu edhe për shkollën këtu në Krrabë, si për “Sami Frashërin”, ashtu edhe për shkollën në Vaqarr, si për “Partizanin”, ashtu edhe shkollën në Prush. Fakti që ia kemi mbërritur kësaj dite më bën krenat. I kemi mbaruar shkollat e Tiranës, tani jemi në punë e sipër për gjitha shkollat e periferisë, një pjesë të të cilave i kemi përfunduar. Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Krrabën”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ndërtimi i kësaj shkolle do të jetë një kartolinë e jashtëzakonshme për Krrabën. Ai shtoi se shkollat e reja kanë standarde dhe kushte shumë më cilësore, sa i përket infrastrukturës, por edhe stafit arsimor. Për këtë arsye, Veliaj ftoi prindërit që të respektojnë ndarjet që ka bërë Bashkia sipas njësive administrative, dhe t’i çojnë fëmijët në shkollat pranë zonës së tyre të banimit.

“Edhe këtu mësuesit përzgjidhen nga portali. Shikoj se si periferia e Tiranës po bëhet e lakmueshme dhe se si shkollat që kemi bërë në Petrelë, në Ibë e Bërzhitë, po mbushen plot. Jam vërtet krenar që ia kemi mbërritur kësaj dite. Dua të ftoj qytetarët që janë në fazën e regjistrimeve, ju lutem të respektojmë ndarjet që ka bërë Bashkia, sipas njësisë administrative. Shkolla e re është edhe më e fortë, ka edhe më shumë hapësira, më shumë terrene sportive, ka edhe më shumë investime. Mania për t’i çuar tek shkollat e vjetra dhe të vijojë gjithë shkolla turni i parë, por vetëm dy klasa turni i dytë, vetëm prej kësaj tahmaje, është e pajustifikueshme”, u shpreh ai.

Për kreun e Bashkisë, aftësimi drejt punëve digjitale është fokusi ku duhet të orientohen të rinjtë e kryeqytetit. Për këtë arsye, ai ftoi të rinjtë të ndjekin kurset falas që Bashkia e Tiranës ofron tek qendra “Tumo”.

“Ftesa për të gjithë fëmijët, nga Krraba deri në Kashar, nga Ndroqi deri në Shëngjergj dhe Zall-Bastar, përfshirë gjithë lagjet e Tiranës, është të regjistrohen në këto kurse pas mësimit. Qendra Tumo te Piramida do t’i fillojë kurset në 15 shtator. Sot punët dixhitale po paguajnë më shumë. Do të doja që të njëjtat shanse që u jepen fëmijë në ish-Bllok, brenda Unazës dhe në qendër të Tiranës, t’u jepen edhe fëmijëve të Krrabës dhe gjithë periferisë”, përfundoi kreu i Bashkisë.

Next Post
Vrasësi i Hajdinit kërkohej për trafik kokaine! Çifti që e nxiti drejt krimit e strehonte. I druhej Faikut se mos e…

Vrau të moshuarin dhe tentoi të fshihte krimin, burg për Blerti Kanushin, arrest shtëpie për bashkëpunëtoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti për Ballkanin Perëndimor/ Strategjia e re amerikane: Shqipëria në projektet strategjike, Kosova kyçe për sigurinë!

Demokratët përgatiten të frenojnë AI, çfarë pritet të ndryshojë në Kongresin amerikan?

November 6, 2026
‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

‘Më bërtiste kot. E dogja dhe ika në punë’ – çfarë tha para Policisë vajza që i vuri flakën babait në Burrel

November 6, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Berisha nuk mundet duke u bërë disa “Berishë” bashkë

November 6, 2026
Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

Parodia e revolucionit që bëri çorbë fazat

November 6, 2026
VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

VIDEO/ Policia qëllon pesë herë 21-vjeçarin, e ngatërruan me të vëllanë që e mbante peng

November 6, 2026
Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

Thirrje për dhunë dhe revolucion, Franca angazhon 70 mijë policë për protestën e nesërme

November 6, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Revolucioni, Berisha e opozita dështuan, ‘gatuan’ humbjen e 9 majit!

November 6, 2026
U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

U arrestua në Greqi për vrasje të dyfishtë, Nikolin Pali rrëfen edhe dy vrasje të tjera në Shqipëri

November 6, 2026
Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

Fundjavë me diell dhe temperatura 24 gradë Celsius, por java do të ketë një kthesë të motit

November 6, 2026
Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In