• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në kopshtin “Sunny Hill”: Krenar që ky vit shkollor na gjen me këto struktura të mbaruara

by Java News
10/12/2021 19:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kopshti Sunny Hill në zemër të Tiranës i rindërtuar nga e para pas rrënimit nga tërmeti ka përmbyllur treshen e investimeve përmes donacionit të Shtetit të Katarit, kontribut për Programin e Rindërtimit të nisur nga qeveria në nëntor të vitit 2019. Në ditën e dytë të vizitës në Shqipëri të delegacionit të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa bin Jassem Al-Kuwari, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është ndalur edhe në Kopshtin 42 në kryeqytet, i cili ka trefishuar kapacitetet duke u zgjeruar edhe me një çerdhe për vogëlushët e zonës së Bllokut, si dhe ofron sot kushte dhe hapësira moderne, për të cilat një kontribut të veçantë ka edhe këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë ndërkombëtare Dua Lipa me fondacionin e saj “Sunny Hill Foundation”.

Kryebashkiaku Veliaj ka shprehur mirënjohjen e veçantë ndaj Shtetit të Katarit për kontributin e dhënë në rindërtimin e këtij Kopshti, ashtu sikundër edhe të shkollës “16 Shtatori” në Pezë të Madhe, si dhe shkollës tjetër moderne “Lasgush Poradeci” në Kombinat.

“Përpara një viti dukej një ëndërr që ne mund të kishim kopshtin më të bukur në Bllok, në qendër të Tiranës, që mund të kishim një shkollë model në Pezë dhe që mund të kishim një shkollë fantastike si “Lasgush Poradeci”, në qendër të Kombinatit! Por aty ku njerëzit bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin, i kanë sytë tek finishi dhe jo tek cic-micet atëherë mund të bëjmë mrekulli dhe ky është shembulli që patëm me kolegët nga Fondacioni i Katarit, njerëz që bashkëpunojnë pa vënë re gjëra të vogla, por të fokusuar tek gjëja e madhe,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se nga ky investim i ri dhe modern përfitojnë jo vetëm familjet e fëmijëve që e frekuentojnë kopshtin por e gjithë zona përreth. “Sot ky komunitet shkon nga 100 fëmijë që ishte dje në 250, pra, dy herë e gjysmë më shumë, por dhe në ambiente shumë më të mira e shumë më të bollshme. Pra, ka fituar jo vetëm komuniteti i atyre që i sjellin fëmijët këtu, por edhe e gjithë vlera e pallateve rreth e rrotull, ashtu sikur thamë që pallatet kur janë pranë diçkaje të bukur që ka vlerë, sidomos një kopsht i mirë, çerdhe e mirë, shkollë e mirë, i rritet edhe atyre vlera,” deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë një falënderim të veçantë e kishte për Fondin dhe popullin e Katarit që iu gjend Shqipërisë. “Jam shumë mirënjohës për popullin e Katarit! Jemi përkujdesur maksimalisht që gjërat të mbarojnë në afat dhe ky vit shkollor të na kapte në Pezë, në Kombinat dhe në Bllok me të gjitha këto struktura të mbaruara. Sot është një hap shumë i madh që ka radhë për t’u futur në çerdhe dhe kopshte publike. Sot shkollat publike po bëhen më të mira se ato private, si ajo që pamë në Kombinat. Do të thotë që shteti, qeveria, bashkia e bashkë me donatorë vendosin cilësinë të parën ne mund të bëjmë gjëra shumë më të mira dhe ja ku është fakti sot,” shtoi ai.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa bin Jassem Al-Kuwari nga ana e tij vlerësoi se bashkëpunimi mes dy vendeve do vijë duke u rritur. “Jam shumë i lumtur që patëm këtë vizitë dyditore në Tiranë, ku vizituam 3 institucione arsimore me nivel cilësie ndërkombëtare. Jam shumë i lumtur që patëm këtë bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë dhe me Bashkinë e Tiranës dhe patëm mundësinë t’i japim popullit shqiptar dhuratën më të bukur, e cila është arsimi për fëmijët dhe nxënësit. Sigurisht që ky kontribut është një dëshmi e thellësisë së marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Falenderoj shumë zotin kryetar për bashkëpunimin që kemi pasur dhe unë mezi pres që të kemi bashkëpunime të tjera edhe në të ardhmen dhe të tregojmë edhe më shumë bashkëpunim dhe vëllazërim midis 2 vendeve popujve tanë,” u shpreh ai.
Next Post
“Berisha injoron çdo institucion të partisë”/ Basha-krerëve të degëve: Halli i tij është ta kthejë PD në mburojë të vetën përballë SHBA

Bllokim për ta mbrojtur nga 'pushtimi'?/ Basha 'sfidon' Kuvendin e Berishës, organizon aktivitet paralel në selinë e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

E plotë/ Veliaj letër Kuvendit për Hartën e re Territoriale, kërkon pezullimin e shqyrtimit përfundimtar të projektligjit: Çdo ndryshim të konsultohet me qytetarët

October 1, 2026
Procesi ndaj Metës dhe Kryemadhit/ Avokati kërkon në gjyq Ramën dhe 150 dëshmitarë të tjerë

“Gjyq i stisur!”- Ilir Meta gjatë seancës së shtyrë: S’e kuptoj konfliktin me avokatët, kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit! Kundërshtoj Prokurorinë për afatet

October 1, 2026
Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

Specialja zgjat paraburgimin e Hashim Thaçit në rastin për pengim të drejtësisë

October 1, 2026
E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

E quajti Erdoganin “diktator”, komediani turk dënohet me 19 muaj burg!

October 1, 2026
Disa foto që provojnë se mjekra ndryshon gjithçka

“Më nxori thikën dhe kërkoi paratë!”- Ben Affleck rrëfen se u kërcënua në moshën 14-vjeçare, vite më vonë sulmuesi vrau një person

October 1, 2026
“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

“Ndryshimet e reja më afër BE”- Avokati: Aktualisht ka abuzime pafund në sistemin gjyqësor! Duhet rishikuar mekanizmi i kontrollit

October 1, 2026
Shkelje me lejet mjedisore në Fier, 7 zyrtarë në gjyq

Falsifikimi dhe tjetërsimi i pronave, Prokuroria e Fierit sekuestron 2.6 mln euro cash dhe një makinë luksoze “Bentley” (DETAJET)

October 1, 2026
Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

Konkursi për “Tirana Fountain Tower”, Rama: Jemi praktikisht në një kohë ku nevojat dhe ambiciet janë më të mëdha! Punojmë për të ardhme më të mirë

October 1, 2026
Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur, videot m’i…

October 1, 2026
“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

“Ronaldo shpërtheu se u ndje i tradhtuar nga Jesus”, një mik i sulmuesit tregon prapaskenën

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com