• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Kombinat: Mirënjohës për çdo socialist që ka kontribuar. Nga 100 parti, vetëm PS di të bëjë qytet dhe shtet

by Java News
15/06/2024 17:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dikur një zonë që votonte djathtas, tashmë Kombinati është kthyer në udhëheqës të fitores së socialistëve në kryeqytet. Drejtuesi Politik i PS për Qarkun, Erion Veliaj, falenderoi socialistët për sakrificat e treguara ndër vite, për ta bërë PS forcë të parë.

“Kombinati është një dashuri e madhe. Është gjithmonë i pari për entuziazëm, i pari në beteja, i pari në fitore. Sot jam mirënjohës jo vetëm për Petron, por për Belindën, për Saimirin, për Erion Braçen, për të gjithë ata që, ndër vite, secili ka vënë tullën e tij, ka dhënë kontributin e tij, duke dhënë nga energjia e tij, një copë të zemrës së tij për dashurinë tonë të përbashkët, për familjen tonë të përbashkët, për skuadrën tonë të përbashkët, Partinë Socialiste të Shqipërisë. Skuadra më fitimtare, më patriotike, më progresiste, më europiane”, tha ai.

Ai nënvizoi se nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa të lësh pas një qytet dhe një shtet më të mirë për gjeneratën tjetër. “Këtë nuk e bën dot çdo forcë politike! Shqipëria ka mbi 100 parti të regjistruara në gjykatë, nga të 100-ta, vetëm një bën shtet dhe bën qytet; bën çerdhe dhe shkolla; bën kopshte dhe parqe; ndërton lagjet e tërmetit dhe infrastrukturën moderne: Ajo quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.

Sot do të doja që t’i dedikoja pak kohë të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e kësaj familjeje, që nga ’91-shi. Disa i dhanë jetën e tyre në 21 janar, disa të tjerë, si Remzi Hoxha, u zhdukën nga SHIK-u i Saliut. Disa të tjerë, si Erion Braçe, Petro Koçi, Edi Rama, Servet Pëllumbi dhe Blendi Gonxhe, u rrahën barbarisht sepse ishte një kohë kur, për të bërë karrierë në shtet, duhet të rrihje një socialist, duhet të zhdukje një socialist, duhet të vrisje një socialist. Këto ishin kohët e vështira”, kujtoi Veliaj.

Next Post
VIDEO/ Atmosferë miqësore: Italianët ‘përgjërohen’, tifozët shqiptarë u thyejnë makaronat para syve

VIDEO/ Atmosferë miqësore: Italianët ‘përgjërohen’, tifozët shqiptarë u thyejnë makaronat para syve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com