• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Në katër javë mbajtëm një nga premtimet e para

by Java News
30/08/2015 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka prezantuar sot administratorët e Njësisë 8 dhe 9, Erjon Xhafa dhe Adelina Albrahimi.

Në fjalën e tij, Veliaj u shpreh se “investimi më i rëndësishem për Tiranën, por që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë njësitë nr. 8 dhe nr. 9, është projekti i Parkut Qendror dhe ai i Lumit të Tiranës. Njerëzit duhet të bëjnë ato çka premtojnë dhe kjo është ajo që premtuam: Kemi rënë dakord me kompaninë britanike që në projektin e bulevardit të ulet intensiteti i ndërtimeve dhe te rriten hapësirat e gjelbra”.

Veliaj theksoi se “tashmë ka filluar puna për pastrimin e Lumit të Tiranës, si pjesë e projektit të Parkut që do të përfshijë edhe këtë zonë. Kemi filluar punën në zonën e lumit të Tiranës, për të shtuar parkun e lumit të Tiranës. Sapo jemi dakordësuar me Fondin e Abu Dhabit, që të fokusohemi te projekti me më shumë parqe dhe hapësira të gjelbra, me një park qendror, rreth 6-7 herë sa Parku Rinia dhe me më pak ndërtime në këtë zonë”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, ka realizuar një nga premtimet e tij të para fushatës elektorale, rehabilitimin urban të bllokut të pallateve që kufizohet nga rruga “Ferit Xhajko” në Njësinë Administrative nr. 8. Veliaj pa nga afër punën e kryer në këtë bllok pallatesh, ndërsa u ndal të bisedonte edhe me banorët e lagjes, të cilëve u kërkoi të mirëmbajnë investimin e kryer nga bashkia.

Gjithashtu, Veliaj bëri një bilanc te punës së Bashkisë së Tiranës në katër javë të drejtuar nga ai dhe u shpreh se “Në vetëm katër javë kemi mbyllur këtë investim në një zonë shumë problematike të Tiranës. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se rregullimi i qytetit kushton, por kushton më pak nëse të gjithë e ruajmë atë që investojmë. Tashmë, falë punës së kryer, janë larguar të gjitha objektet që kishin zënë hapësirat publike, si dhe janë ndërtuar lulishte dhe kënde lojërash për fëmijët, ashtu siç premtova gjatë fushatës elektorale”.

Nisur nga ky investim, kreu i bashkisë ka kërkuar nga banorët që të mos dëmtojnë pronat e përbashkëta dhe të bëhen partnerë me bashkinë për të mbajtur të pastër ambientin.

Next Post

Shembet galeria, vdesin dy minatorë në minierën e Selishtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 67-ë e tubimit/ Protestuesit grumbullohen në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 67-ë e tubimit/ Protestuesit grumbullohen në shesh, marshojnë drejt Kryeministrisë

August 5, 2026
“Lodrat e mia”/ Cristiano Ronaldo zbulon koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave

“Lodrat e mia”/ Cristiano Ronaldo zbulon koleksionin e jashtëzakonshëm të makinave

August 5, 2026
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

August 5, 2026
14 vatra zjarri në vend në 10 orët e fundit, 7 mbeten ende aktive

14 vatra zjarri në vend në 10 orët e fundit, 7 mbeten ende aktive

August 5, 2026
Banorët e Klosit nisin protestën kundër shkrirjes së bashkisë: Anëtarët e PS dhe PD të djegin teserat…

Banorët e Klosit nisin protestën kundër shkrirjes së bashkisë: Anëtarët e PS dhe PD të djegin teserat…

August 5, 2026
Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

Rregullorja e censurës në Gjykatën e Posaçme

August 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Sikur të na drejtonin thjesht, aq sa meritonim?!

August 5, 2026
Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

Nga Tirana te zonat e thella, harta e ndërtimeve pa leje që presin legalizimin

August 5, 2026
LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

LDK kërkon postin e presidentit! Kurti insistoi se Kosovës i duhet një president konsensual

August 5, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

“Non grata”-at shqiptare në rajon duhet të jenë edhe politike

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com