• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Ibë: Para ligjit ata që shkaktojnë zjarre të qëllimshme

by A R
23/07/2017 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Falë angazhimit të shërbimit zjarrfikës, punonjësve të pushtetit vendor, Agjencisë së Parqeve, forcave të Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme, si dhe kontributit të banorëve dhe vullnetarëve, sot u bë i mundur izolimi i zjarrit masiv që përfshiu pasditen e djeshme pyjet e kodrat e Ibës, në afërsi të Tiranës. Forcat që morën pjesë në operacion luftuan me flakët gjatë gjithë pasdites së djeshme dhe gjatë natës së sotme, duke vënë nën kontroll zjarrin, ndërsa janë ende në terren për të mbajtur situatën nën vëzhgim deri sa të largohet çdo rrezik tjetër.

Aksionin në terren e ndoqi sot edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjatë paradites u njoh me situatën dhe gjendjen e vatrave të zjarrit, falenderoi të gjithë ata që rrezikuan jetën e tyre për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit në kushte të vështira. “Dua t’i falenderoj të gjithë me zemër, zjarrfikësit, Policinë Bashkiake, Agjencinë e Parqeve, Policinë e Shtetit, FNSH-në, Prefektin, emergjencat e bashkisë, administratorët dhe gjithë kolegët që u përfshinë në këtë përpjekje titanike. Kësaj here dolëm faqebardhë, por le të përgatitemi sepse vera s’ka mbaruar akoma, thatësira do të vazhdojë, problemet me ujin do të vazhdojnë, teksa ende presim të bjerë shi pas 150 ditësh thatësirë. Megjithatë, si çdo herë, kur Tirana bëhet bashkë, kur të gjithë bashkëpunojmë, ia dalim me sukses. Bravo dhe faleminderit të gjithëve”, tha ai.

Veliaj theksoi se falë përpjekjeve dhe bashkëpunimit të të gjitha forcave, u arrit që gjatë orëve të para të ditës së sotme zjarri të vihej në kontroll të plotë, ndërsa është bërë e mundur shmangia e rrezikut më të madh. “Jam shumë krenar sot për të gjithë kolegët që përballuan një situatë emergjence të paprecedentë. Më vjen mirë që kemi pasur 65 zjarrfikës në terren, të cilët e kanë gdhirë gjatë gjithë natës, për t’u siguruar që sot Tirana të zgjohet më e sigurt dhe e gjithë kjo zonë, e Krrabës, Petrelës, Ibës, Bërzhitës, të shpëtojë nga ndoshta një tragjedi nëse zjarri do të kishte avancuar në zonat e banuara”, theksoi kryebashkiaku.

Tashmë që rreziku në këtë zonë ka kaluar, Veliaj kërkoi nga Policia e Shtetit që të hetojë çdo rast zjarrvënie të qëllimtë dhe të vendosë para përgjegjësisë ligjore shkelësit. Ai bëri të ditur se do të kërkojë forcimin e ndëshkimeve për çdo rast zjarrvënie të qëllimtë.

Drejtori i Zjarrfikëseve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj bëri të ditur se sapo është marrë informacioni për rënien e zjarrit në zonën e Ibës, janë nisur menjëherë automjetet për izolimin dhe shuarjen e tij. Goxhaj theksoi se falë edhe bashkëpunimit me strukturat e tjera, nuk ka pasur viktima apo të lënduar, por vetëm dëme në kullotë. “Në operacion morën pjesë rreth 70% e efektivit të shërbimit zjarrfikës të Tiranës. Me ndihmën e këtyre strukturave dhe të helikopterit, ditën e sotme është bërë izolimi i zjarrit masiv. Do të vazhdojmë të  qëndrojmë këtu edhe ditën e sotme që të sigurohemi që nuk do të kemi dëme”, tha Goxhaj.

Next Post
“Qeni më ndihmoi në përleshjen me arushën”, kuksiani: Janë shtuar kafshët e egra me moratoriumin

"Qeni më ndihmoi në përleshjen me arushën", kuksiani: Janë shtuar kafshët e egra me moratoriumin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In