• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në festivalin ‘Marubi’ kushtuar Ukrainës: Bashkë me Kliçkon mblidhemi në Pragë

by Java News
25/09/2022 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri mbylli mbëmë edicionin e 17-të të tij, me një dedikim të veçantë për luftën në Ukrainë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij në ceremoninë përmbyllëse shprehu mirënjohjen e tij për drejtuesit e festivalit, të cilët e kanë kthyer zonën e Kinostudios me Akademinë e Filmit Marubi në një pol të rëndësishëm kulturor.

“Këtu jemi në Kinostudio, të cilën e kam pasur ëndërr të jetë një qendër graviteti e qytetit, por të tillë e bën fakti kur ndodhin aktivitete. Ju falenderoj për këtë festival! Shkolla Marubi është kthyer në një pol edhe para se të vinte autostrada, edhe përpara se të vinte sinjalistika, edhe përpara se të vinte ujësjellësi dhe ju jam shumë mirënjohës për këtë. Jam shumë i bekuar sot që keni vendosur t’ia dedikoni festivalin një ngjarjeje që po ndodh shumë pranë realitetit dhe historisë tonë, siç është kauza e Ukrainës”, tha kreu i Bashkisë.

Veliaj u shpreh se Ukraina dhe procesi i rindërtimi i pasluftës do të mbledhë në Pragë kryetarë bashkish nga e gjithë bota, për të dhënë ndihmën e tyre konkrete në këtë moment të vështirë.

“Të hënën do të takoj Vitali Klitçkon [kryebashkiaku i Kievit] në Pragë, ku kemi krijuar një koalicion me kryetarë bashkie. Tirana është bashkia simotër e Bashkisë së Kharkivit. Kharkivi, siç e dini, është qyteti që po bombardohet më shumë për momentin. Kemi filluar që tani të mendojmë për pjesën e rindërtimit atje. Bashkia e Tiranës ka kaluar një buxhet për të ndërtuar kopshte, shkolla dhe çerdhe në Kharkiv; pra, në zonën më të goditur nga sulmet dhe agresioni rus. Në Pragë do të kemi një konferencë për të gjithë kryetarët e bashkive, që, ashtu siç Tirana vendosi të japë disa fonde, të kemi bashki të tjera që marrin përsipër rindërtimin në qytete të tjera ukrainase,” u shpreh ai.

Ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, u shpreh mirënjohës që Festivali iu kushtua luftës në Ukrainë. “Jam shumë i prekur që ky festival iu kushtua Ukrainës dhe jam jashtëzakonisht mirënjohës që u bë lidhja midis Festivalit të Ukrainës gjatë këtyre ditëve. Si ambasador, unë kam mjaft informacione mbi atë që po ndodh në Ukrainë, por perceptimin real unë e marr nga njerëzit e thjeshtë, nga ata që i kanë mbijetuar luftës dhe ju siguroj që ndryshon tërësisht perceptimin tonë për të mirën e të keqen. Marr të dhëna për Bucha-n, Mariupol-in, dhe e di tmerrin që po përjetojnë civilët në ato zona. Sot jemi në ditën e 230 që nga fillimi i luftës dhe njerëzit në Ukrainë besojnë te fitorja,” tha mes të tjerash Shkurov.

Në fund të ceremonisë përmbyllëse u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të viktimave të luftës në Ukrainë. Festivali për herë të parë u shoqërua me një ekspozitë fotografike, me foto nga Lufta në Ukrainë, realizuar në bashkëpunim me ambasadën e Ukrainës në Tiranë. Në këtë edicion ishin përzgjedhur 37 filma prej 3200 aplikimeve nga e gjithë bota.

Next Post
Profecia e Nostradamus para 5 shekujve që po trondit botën, 3 parashikimet për vitin 2022

Profecia e Nostradamus para 5 shekujve që po trondit botën, 3 parashikimet për vitin 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

August 19, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani humb kontrollin e Hormuzit? 80% e anijeve kalojnë në korridorin e Omanit, SHBA fiton terren

August 19, 2026
“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“Të vrasim 40 persona çdo natë në Gaza”, Merz dënon deklaratën tronditëse të ministrit izraelit

August 19, 2026
Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

August 19, 2026
Kavajë/ 550 bimë narkotike në zonën që mbulonin, AMP pezullon 4 policë

Kultivoi kanabis në pyjet e Dukatit, arrestohet 33-vjeçari

August 19, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 20 Gusht 2026

August 19, 2026
Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

Inflacioni në korrik arriti në 3,4%, INSTAT: Ndikuan çmimet e ushqimeve dhe turizmi

August 19, 2026
FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

FOTO / Kaos në Portin e Vlorës, ndërprerja e energjisë bllokon 700 pasagjerë

August 19, 2026
U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

U vodhën në Gjermani, sekuestrohen tre makina luksoze me vlerë 450 mijë €

August 19, 2026
Basha, ish-kryetari i padukshëm/ Minxhozi: Hemorragjia nga grupimi i Bashës, e hershme. Vetë i zoti i shtëpisë s’e donte vulën

E kemi thënë ne, nuk diskutohet më!

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com