• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Farkë: Ai që nuk bëri dot punën e Lali Erit, punën e Ramës nuk e bën dot

by A R
16/06/2017 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas përfundimit të investimeve të mëdha në Tiranë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha sot se në dy vitet në vijim fokusi i punës së Bashkisë do të jetë përmirësimi i infrastrukturës në ish-komunat, të cilat me reformën e re territoriale janë pjesë e kryeqytetit. Duke bërë një bilanc të punës 2-vjeçare në zonën e Farkës, Veliaj deklaroi se Bashkia do të ndërhyjë në të gjitha ish-komunat me investime.

 “Ju e dini fare mirë se si ka shkuar vlera e tokës gjatë kësaj periudhe, ku vetëm falë faktit që ne kemi investuar në këtë komunitet, vlera e pronës është rritur disa herë. Plani është që të vazhdojmë me këtë ritëm, madje do të punojmë akoma më shumë në periferi, në nivel fshati, njësoj si çdo familje, e cila pasi mbaron së rregulluari me dhomën e pritjes, nis nga puna për dhomat e tjera të shtëpisë. Ky është plani edhe për Tiranën”, shtoi Veliaj.

 Ai kërkoi mbështetjen për kryeministrin Rama edhe për një mandat të dytë, si garanci për vijimin e investimeve në të gjithë kryeqytetin. “Zgjuar mund të bësh punë, në gjumë nuk mund të bësh punë. Dhe kur pala tjetër sjell si kandidat atë që e kishte Tiranën katër vite dhe nuk e bëri dot, i them njerëzve: kur ai nuk bëri dot punën e Lali Erit, punën e Edi Ramës nuk e bën dot. Nëse të ngec sahati katër vjet, fiks 12:00, kur nuk ke takat të shtrish autoritet 3 metra nga zyra jote, çfarë autoriteti do të kesh në 28 mijë kilometra katrorë që ka Shqipëria, dhe që ka nevojë të jesh zgjuar dhe të jesh si Edi Rama, energjik dhe me ide për t’i shkuar punëve deri në fund”, u shpreh Veliaj.

 Një nga investimet që përmendi Kryebashkiaku Veliaj është dhe ajo te zona e Bregut të Lumit, ku Bashkia e Tiranës ka përfunduar ndërtimin e 18 rrugëve, 1 shkollë, 1 kopsht dhe një çerdhe, ndërsa ka nisur puna edhe për shumë projekte të tjera. /b.d

Next Post

Aksident në Përmet, furgoni përplas kalimtaren, e cila vdes rrugës për në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com