• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në Emiratet Arabe, kreu i Fondit të Abu Dhabit: Investime në sektorë të ndryshëm

by A R
05/03/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe për të diskutuar financimin e një sërë projektesh të rëndësishme për kryeqytetin dhe thithjen e investitorëve të huaj në Tiranë. Ai zhvilloi takime me gjigantët e Masdar dhe Emaar, të cilët i ftoi të investojnë në projekte të ndryshme në Tiranë, si dhe i njohu ata me lehtësirat dhe klimën e favorshme të të bërit biznes në kryeqytet.

Gjatë vizitës së tij, Veliaj u prit në një takim të veçantë nga Mohammed Saif Al Suwaidi, Drejtor i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit, me të cilin bisedoi financimin e projekteve konkrete si sheshi fundor i Bulevardit të Ri, Parku Qendror dhe ndërtesën e re të Bashkisë. Kryebashkiaku vlerësoi kontributin e dhënë nga miqtë e Fondit të Abu-Dhabit, për financimin e projektit të Bulevardit të Ri dhe Lumit të Tiranës dhe theksoi se Tirana është gati për një partneritet të ri për realizimin e projekteve të tjera zhvilluese.

“Ne po mbarojmë segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, jemi pranë fundit të lumit ku do të kemi një tjetër shesh ceremonial. Pra, Bulevardi do të fillojë me sheshin “Nënë Tereza” dhe do të përfundojë me një shesh tjetër, aty ku takohet me Lumin e Tiranës. Jemi gjithashtu në fazën për të diskutuar se ku do të ndërtojmë bashkinë e re dhe gjithë zhvillimin që do të shkojë në atë zonë, për t’u siguruar që Tirana të balancohet, duke çuar më shumë zhvillim, banesa, biznese dhe tregti në anën e Bulevardit të Ri”, tha Veliaj.

Drejtori i Përgjithshëm i Fondit të Abu Dhabit, Mohammed Saif Al Suwaidi, e cilësoi të shkëlqyer bashkëpunimin e deritanishëm me Bashkinë e Tiranës dhe vlerësoi progresin e projekteve të realizuara. Ai theksoi se aktualisht po shikohet mundësia e investimit në sektorë të ndryshëm.

“Patëm një komunikim të shkëlqyer dhe negocime për dy projekte që kemi nisur me qeverinë shqiptare. Kjo marrëdhënie na kthen pas në vitin 2009, kur filluam financimet e para në vendin tuaj dhe që nga ajo kohë kemi patur një bashkëpunim të mirë. Falenderoj posaçërisht kryebashkiakun për gjithë mbështetjen dhe këtë progres të shkëlqyer lidhur me këto dy projekte. Aktualisht, jemi duke parë mundësitë e investimit në fusha të ndryshme. Kemi diskutuar në lidhje me nevojat financiare të qytetit të Tiranës në të ardhmen, do i studiojmë këto mundësi dhe këto aplikime dhe shpresojmë që ato të zënë vend në të ardhmen”, nënvizoi Al Suwaidi./a.m.

 

Next Post
Ish-ministri i LSI kundër Kryemadhit: Jemi afër zgjedhjeve, ku i kemi alternativat?!

Ish-ministri i LSI kundër Kryemadhit: Jemi afër zgjedhjeve, ku i kemi alternativat?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Shorti vendos Real-Benfica, duele delikate për Juven dhe Interin

Champions League/ Shorti vendos Real-Benfica, duele delikate për Juven dhe Interin

January 30, 2026
Zbërthehet ‘plani’, si tentuan të arratisen Çekaj dhe Pjetri nga ‘313-a’

Gati amnistia penale, ministri: Përfitojnë 10 mijë persona. 338 do lirohen menjëherë, ulje dënimi për 980 të tjerë

January 30, 2026
Shmanget mbyllja e qeverisë, Trump njofton paktin mes republikanëve dhe demokratëve

Shmanget mbyllja e qeverisë, Trump njofton paktin mes republikanëve dhe demokratëve

January 30, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Skema kombëtare në bujqësi, Balluku: Buxheti i 2026-ës, historik. 95% e skemave të 2025-ës janë ezauruar

January 30, 2026
“Merrni kredi me ofertë”, Policia: Kujdes nga mesazhet mashtruese, ju marrin paratë

“Merrni kredi me ofertë”, Policia: Kujdes nga mesazhet mashtruese, ju marrin paratë

January 30, 2026
U gjetën pas 14 vitesh mungesë, 10 ikona të vjedhura i rikthehen Kishës Ortodokse

U gjetën pas 14 vitesh mungesë, 10 ikona të vjedhura i rikthehen Kishës Ortodokse

January 30, 2026
“Në shtator, IPARD III”, ministri i Bujqësisë-fermerëve: Mblidhni faturat për çdo produkt, do kompensoheni!

“Në shtator, IPARD III”, ministri i Bujqësisë-fermerëve: Mblidhni faturat për çdo produkt, do kompensoheni!

January 30, 2026
Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ e fut çështjen në rend dite, do të analizohen dokumentet e…

Dënimi i gjyqtares Irena Gjoka, KLGJ e fut çështjen në rend dite, do të analizohen dokumentet e…

January 30, 2026
Gazetarët e Posaçëm të SPAK dhe intimidimi i medias

“Republika e Prokurorëve”, nga drejtësi selektive në pushtet absolut

January 30, 2026
“Na mbyti malli nga jashtë”/ Fermeri ‘përplaset’ me Ramën. Nxehet kryeministri: Ulu aty

“Na mbyti malli nga jashtë”/ Fermeri ‘përplaset’ me Ramën. Nxehet kryeministri: Ulu aty

January 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In