• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në biznesin e të riut që kthen punët e baltës në art: Zerimi i taksës për 8 vjet për biznesin e vogël dhe rritja e pagës minimale me 30% ndihmë në hapat e para

by Java News
18/03/2021 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arvid Kallacej, i riu i talentuar nga Shkodra, pas përfundimit të Akademisë së Arteve hapi biznesin e tij të poçerive në Farkë, zanat të cilin ua mëson shumë të rinjve çdo fundjavë. Punimet artistike, por dhe utilitare të “Ariart Ceramic”, sot, në vetëm një vit nga nisja e aktivitetit, edhe pse në kohë pandemie, porositen dhe janë ndër më të kërkuarat nga restorantet e kryeqytetit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, gjatë një vizite në sipërmarrjen e veçantë të të riut shkodran, u shpreh se biznese të tilla gjejnë dhe mbështetje financiare përmes granteve të cilat ndihmojnë në zhvillimin e mëtjeshëm dhe rritjen e tyre.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Ne investojmë dhjetëra biznese start-up çdo vit në Bashki. Të ftoj të aplikosh,” u shpreh kryebashkiaku, ftesë e cila u mirëprit nga Arvidi. “As vetë s’e kisha menduar që do kisha kaq shumë punë! Tani më duhet një furrë më e madhe,” – tha ai.

Veliaj shtoi se një tjetër lehtësi për bizneset e vogla është zerimi i taksës për 8 vitet në vazhdim, ndërsa për punonjësit kryesisht të zanatit qeveria ka planifikuar rritjen më të madhe të pagës minimale, e cila nga 30 mijë lekë parashikohet të arrijë në 40 mijë lekë të reja në muaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

“Taksën e biznesit të vogël qeveria e ka çuar zero deri në 2029. Ti me shpresë do jesh bërë biznes i madh deri në 2029, por të paktën rehatia e të pasurit taksën e biznesit të vogël zero do vazhdojë. Për pagat e çunave, propozimi ynë që shkojmë nga 300 mijë në 400 mijë lekë me pagën minimale dhe pa taksim është gjë shumë e mire. Rritja me 30% e pagës minimale dhe zero taksa mbi rrogën, janë lajme të mira edhe për zonjat që kemi këtu në Farkë që punojnë në fason, këpuceri, tekstil, apo qoftë edhe artizanat, sepse ndikojnë menjëherë tek shporta ushqimore dhe të ardhurat e familjes,” u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Ai deklaroi se viti 2022, viti i Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë, do sjellë mundësi përmes të rinjve nga e gjithë Europa për shkëmbimin e eksperiencave të frytshme edhe në fusha si poçaria, apo artizanate të tjera.
g.kosovari
Next Post
“Energjia elektrike trajtohej si mall pa zot!”/ Çela: Shëndoshëm OSHEE-në dhe investuam në shërbime

“Energjia elektrike trajtohej si mall pa zot!”/ Çela: Shëndoshëm OSHEE-në dhe investuam në shërbime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In