• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj në autobusin e Kombinatit: Transporti publik ka ndryshuar si dita me natën

by A R
14/02/2017 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkia e Tiranës vijon inspektimet në linjat e transportit urban, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit për qytetarët dhe nxitjen e investimeve për modernizimin flotave të autobusëve nga operatorët privatë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, udhëtoi me linjën Kinostudio-Kombinat, duke u njohur me shërbimin dhe kushtet që ofrojnë autobusët e saj, si dhe me opinionin e qytetarëve përdorues të rregullt të transportit urban. Ai vlerësoi se falë punës dhe kontrollit të vazhdueshëm, kjo linjë ofron tashmë një shërbim dinjitoz për qytetarët.

 “E pranoj se kjo është një nga linjat më funksionale në Tiranë, edhe për faktin se ka një proporcion të barabartë mes autobusëve normalë dhe atyre fizarmonikë, çka na ndihmon për fluksin e mëngjesit. Fluksi i orës 07.30-08.00 është një fluks i cili, për qytetin tonë, paraqet një problematikë që mund të zgjidhet vetëm duke shtuar numrin e autobusëve”, tha kryetari Veliaj. Por, për të ndihmuar lehtësimin e lëvizjes në orët e mëngjesit, ai bëri të ditur se po shikohet mundësia edhe për një koordinim me institucionet e tjera, në mënyrë që jo të gjithë punonjësit të nisin punë në të njëjtin orar. “Po mendojmë edhe për zgjidhje të tjera, pra si mund që me disa nga institucionet punëdhënëse të koordinojmë oraret, ku jo çdo institucion të fillojë punë në të njëjtin orar. Kjo na jep mundësi që ta sfazojmë pak fluksin e mëngjesit, duke e ndarë në disa fasha orare”, tha Veliaj.

 Më tej, Veliaj theksoi se shërbimi i transportit publik në Tiranë po ndryshon dhe për këtë i’u referua sondazhit të para disa ditëve, të kryer në të gjitha linjat e autobusëve me qytetarë të ndryshëm. “Shërbimi është si dita me natën me ç’ka qenë. Para një viti, 90% e udhëtarëve mendonin se shërbimi ishte skandal, vetëm 10% mendonin mirë. Kurse sot është 50-50; pra 50% e qytetarëve mendon se është shumë më mirë, e megjithatë e mira s’ka fund. Do të punojmë që 100% e qytetarëve të tregojnë se janë të kënaqur me mënyrën se si po shërbehet në Tiranë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë bashkëpunojmë”, deklaroi Veliaj. /b.d

Next Post
Pas vrasjes së efektivit të FNSH-së, pezullohet drejtori i Policisë Lezhë

Plagosja në Dukagjin/ Arrestohet autori 14-vjeçar, 2 të tjerë në pranga për moskallëzim krimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In