• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Ndihmë e specializuar mjekësore në qendrat sociale, bashkia në terren për mbajtjen nën kontroll të situatës

by A R
12/01/2017 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Personat në situatë rruge që janë strehuar në qendrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave, i janë nënshtruar edhe një kontrolli shëndetësor. Që prej javës së shkuar, rreth 193 persona e kanë kaluar natën në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës, ku veç strehimit kanë marrë edhe ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje, duke i bërë kështu ballë të ftohtit të acartë që ka prekur kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte dje i pranishëm në qendrën sociale të Kombinatit, ku falenderoi stafin për përkushtimin dhe mjekët e infermierët për kontrollet shëndetësore ndaj të gjithë personave të strehuar.

“E çmoj shumë faktin që janë këtu dhe që po bëjmë disa vizita të rëndësishme, për t’u siguruar që ky nuk është vetëm një moment për të futur kokën në një strehë sa të kalojë i ftohti, por edhe një moment për t’u ushqyer mirë, për të kuptuar historitë njerëzore të njerëzve dhe për të menduar pak edhe për ditën pas, por ndoshta është edhe një moment ku për herë të parë shumë individë, të cilët janë në situatë rruge, bëjnë kontrollin e tyre të parë mjekësor”, tha Veliaj. Kryebashkiaku siguroi qytetarët se Bashkia e Tiranës me të gjithë strukturat e saj po ndjek me vëmendje situatën e krijuar si pasojë e motit të ftohtë.

“Jam shumë i prekur nga të gjitha historitë që kam dëgjuar, ku kontakti i parë me mjekun është për shumë prej tyre në moshën 40, 50 apo 60 vjeç. Besoj se ky fill njerëzillëku që përshkron të gjithë këtë sipërmarrje, duke filluar nga Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, mjekët, doktorët, infermierët, nga të gjithë qytetarët e përgjegjshëm që kanë lajmëruar zjarrfikësen, nga punonjësit tanë socialë, tregon se jemi një qytet që rrëzohemi, por edhe ngrihemi bashkë. Dua t’i falenderoj me gjithë zemër për kontributin dhe të garantoj të gjithë qytetarët që do të vazhdojmë të ndjekim këtë situatë”, tha ai. Veliaj u bëri apel qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm deri në kalimin e plotë të kësaj periudhe dhe në stabilizimin e temperaturave.

“Kemi edhe dy ditë vigjilencë derisa moti të stabilizohet. Mbas këtyre dy ditëve fillon një përpjekje e re për t’u siguruar që kush ka nevojë për kontroll të avancuar mjekësor të vazhdojë të ndiqet, kush ka nevojë për asistencë sociale të ndihmohet, kush ka nevojë për punësim të asistohet dhe kush ka nevojë për shtëpi t’i bashkohemi në procesin e gjetjes së një banese afatgjatë për të zgjidhur çështjen e strehimit”, theksoi Veliaj.

Drejtoresha e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale në Bashkinë e Tiranës, Anisa Ruseti theksoi se është vijuar me shërbimin 24 orë në këto qendra sociale ku janë pritur njerëzit në nevojë, ndërsa rastet kur personat kanë pasur probleme shëndetësore, janë trajtuar nga stafi i specializuar i mjekëve.

“Sot në 7 qendrat tona pritëse ka patur një numër total prej 193 veta, nga të cilët 134 janë akomoduar në 4 qendrat tona sociale, pjesa tjetër në njësitë administrative. Njerëzve u janë ofruar të treja vaktet e ushqimeve, streha dhe gjithë shërbimet e tjera që kanë qenë të nevojshme. Stafi ynë ka vazhduar të qëndrojë 24 orë në punë për të asistuar, ndërkohë që shërbimet shëndetësore na kanë ardhur në ndihmë për të gjitha rastet që i kemi referuar, por kanë monitoruar qendrat tona pritëse në mënyrë periodike”, tha Ruseti.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

BIRN: Meta po paguan lobistë për të siguruar një ftesë në ceremoninë e inaugurimit të Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In