• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj: Ndëshkime të forta për ata që vjedhin dhe blejnë pusetat

by Java News
20/10/2015 11:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë Erjon Veliaj paralajmëroi se kushdo që vjedh pusetat e kryeqytetit por edhe ato fonderi që pranojnë ti blejnë pusetat do të gjobiten dhe kallëzohen penalisht.

Në Tiranë, sipas të dhënave të Bashkisë, janë identifikuar rreth 4 mijë puseta të munguara, duke nisur që nga rrugët pranë isntitucioneve arsimore deri tek akset kryesore.

Kryebashkiaku Veliaj tha se nuk do të ketë më lëshime për këto akte

“Qytetarët duhet të kuptojnë se pusetat kushtojnë dhe paguhen me taksat e qytetarëve. Kjo do të thotë se, nëse dikush vjedh një pusetë, është duke vjedhur një pronë publike të qytetarëve. Prandaj, jo vetëm do të gjobitet, jo vetëm që do të ndiqet penalisht, por do t’u biem pas edhe fonderive që marrin pjesët e pusetave”, tha Veliaj.

 “Nëse ka një fonderi e cila shkrin ose blen qoftë edhe një copë pusetë që është pronë e Bashkisë së Tiranës, ai biznes do të mbyllet dhe do t’i hiqet licenca. Do të shkojë për ndjekje penale, jo vetëm ai që e vjedh pusetën, por edhe ai që e blen materialin e vjedhur, që më pas e shkrin dhe e përdor për punë të tjera”, deklaroi Veliaj.

 Drejtoria e Ndërmarrjes Publike nr. 2 të Bashkisë së Tiranës ka nisur vendosjen e pusetave dhe zgarave në të dy krahët e Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Njëkohësisht, aksioni për vendosjen e pusetave është përqendruar nëpër trotuare, afër institucioneve arsimore, ku kalojnë fëmijë dhe më pas punonjësit do të shpërndahen në të gjitha njësitë e qytetit.

 

Next Post

Dritë misterioze, a është shenjë alienësh?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com