• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nderon me Medaljen e Mirënjohjes kampionin e botës në mundje, Abakarov: Krenarë. Së shpejti ceremoni pritjeje edhe në Kryeministri

by Java News
24/09/2022 19:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zelimkhan Abakarov i dhuroi Shqipërisë medaljen e parë të artë në mundje, duke u shpallur para pak ditësh Kampion i Botës në këtë disiplinë. Nga sot, Abakarov i natyralizuar shqiptar, u nderua me medaljen e mirënjohjes nga qyteti i Tiranës, në një ceremoni të organizuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili tha se ndihet krenar për rezultatin e arritur në Beograd.

“Said dhe Zelim jam shumë krenar për ju! Për të gjithë ata që thonë ‘nga është ky’ apo ‘nga është ai’, dua t’u kujtoj ndjesitë që kemi pasur ne si shoqëri, kur një peshëngritës apo një atlet i yni, garonte për flamurin grek. Jetojmë në një botë globale, ku deri dje Shqipëria ishte vendi që braktisej, sot është vendi ku ka histori suksesi, si vendi i ri jo vetëm i dy mundësve tanë, jo vetëm i Matvei Petrov, kampionit tonë të gjimnastikës, apo i sportistes italiane që na është bashkuar me ekipin e skive, apo Brikenit dhe Luizës, të cilët nuk janë dorëzuar, kanë luftuar, dhe sot me kushte më të mira, dalin kampionë”, tha Veliaj.

Mandej, ai shtoi se kampionët si Abakarov, Matvei Petrov, Brikeni apo Luiza, duhen mbështetur dhe jo paragjykuar.

“Kjo është për të shpjeguar ata (ndonjëherë janë të njëjtët) që shajnë ata që ikin, por edhe ata që vijnë. Duhet të shqetësohen më shumë për jetën e tyre, sesa për suksesin e atyre që sot valëvisin flamurin shqiptar dhe na bëjnë shumë krenarë. Ndonjëherë, njerëzit e papunë, japin mend për punët e të tjerëve, ndërkohë që njerëzit e talentuar janë shumë të zënë duke ngritur lart flamurin, në mos të vendit të tyre natyral, të vendit që kanë adoptuar me zgjedhje. Sot ka njerëz që zgjedhin të jenë pjesë e një skuadre që quhet ‘Team Albania’”, sqaroi Veliaj.

Mundësi Abakarov e mori shtetësinë shqiptare disa javë më parë, në prani të kryebashkiakut Veliaj, në një ceremoni betimi të organizuar nga Bashkia e Tiranës. Ndërkaq, Veliaj i përcolli mundësit falenderimet e kryeministrit Rama, i cili ndodhet për një vizitë në Nju Jork.

“Kryeministri ju çon shumë të fala. Ai ndodhet në Nju Jork, duke përfaqësuar Shqipërinë në një tapet tjetër, në atë të Kombeve të Bashkuara, dhe sapo të kthehet prej atij angazhimi, do të organizojmë një ceremoni në Kryeministri”, nënvizoi Veliaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Selim Prizreni falenderoi në veçanti kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për mbështetjen që ky i fundit i ka dhënë sportit.

“Dua të falenderoj Zelimin që na bëri krenarë të gjithë shqiptarëve. Sigurisht, një falënderim i madh për kryetarin sepse është ndër të vetmit që e ka mbështetur sportin, është ndër të vetmit që po bën diçka për sportin dhe unë shpresoj që kjo të vazhdojë, sepse kemi një synim: përveç medaljes në kampionatin botëror, synojmë medaljen në Olimpiadën e Parisit 2024. Ky është një premtim që e kemi marrë bashkë me Zelimin dhe shpresoj ta realizojmë”, tha Prizreni./m.j

Next Post
Ku hidhen paratë e partive/ Zgjedhjet e vitit 2021 shtuan biznesin e televizioneve në Shqipëri

Ku hidhen paratë e partive/ Zgjedhjet e vitit 2021 shtuan biznesin e televizioneve në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ironizon gazetarja: Shpjegojani strategjistëve që i paguani me miliona se çdo poezi për bufin veç se i jep kredite Ramës

Berisha mes dy qëndrimeve: Raportin e BE-së e quan program të opozitës, ndërsa shpall “armik” të PD ambasadorin e BE-së

May 9, 2026

Praktika e re e paraburgimit, ekspertët: Vendim i domosdoshëm për të drejtat e njeriut

May 9, 2026
Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

Irani, 10 kushte për pjesëmarrjen në Botëror: Nuk heqim dorë nga idealet, besimi dhe…

May 9, 2026
“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

“Në nivelin e bombës bërthamore”, Hormuzi kthehet në kartën më të fortë të Iranit, Trump pret lëvizjen vendimtare

May 9, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Servet Pëllumbi, i pari dhe i fundit i të urtëve në majat e politikës

May 9, 2026
“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

“Sapo goditëm dikë”, avioni vret një person në pistën e Aeroportit, evakuohen pasagjerët

May 9, 2026
Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

Drita konfirmohet në Superligë, shpallet sërish kampione e Kosovës

May 9, 2026
Aeroporti “Nënë Tereza”: Ja 11 fluturimet e konfirmuara për të martën

Mbyllja e Spirit “viktima e parë” e madhe e industrisë ajrore nga konflikti me Iranin

May 9, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Përqafimi i Ndrenikës është i vetmi guxim intelektual i kohës

May 9, 2026
Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

Çelet ekspozita “Një rrugëtim në historinë e lajmit shqiptar”, ATSH paraqet materiale të rralla arkivore

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In