• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nderon me “Çelësin e Qytetit të Tiranës” Behxhet Pacolli

by A R
04/06/2022 15:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u nderua dje pasdite me “Çelësin e Qytetit të Tiranës” nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Në ceremoninë e posaçme, ku mori pjesë edhe zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, Veliaj e falenderoi në mënyrë të veçantë ish-Presidentin Pacolli për kontributin e tij në rindërtimin e Thumanës, zonës më të goditur nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

“Lajmi se ju do të jepnit një ndihmë prej 1 milion Dollarësh për familjet e dëmtuara nga tërmeti ishte ndoshta një nga lajmet më të bukura në javën kur morëm lajmet më të këqija, më të trishta, teksa jetonim përditë me pamjet e nxjerrjes së njerëzve nga rrënojat. Ishte lajmi i parë që na erdhi nga ju dhe nga Kryeministri Rama, i cili më pas hapi ndoshta një kapitull të ri të filantropisë dhe gjithë atë valë solidariteti. Duhet të jetë gjithmonë dikush që e nis i pari dhe kam shpresuar që shembulli juaj do të inkurajojë edhe të tjerët, si një efekt domino, ku dominoja e parë ishit ju dhe të ndjerët ju ndoqën”, kujtoi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se “Çelësi i Qytetit të Tiranës” është shprehje mirënjohjeje dhe vlerësimi maksimal për kontributin e ish-Presidentit Pacolli.

“Është kënaqësi e veçantë që, në emër të qytetit të Tiranës, të Këshillit Bashkiak, të të gjitha personaliteteve që janë këtu, që përfaqësojnë qeverinë dhe popullin e Tiranës, t’ju akordojmë ‘Çelësin e Qytetit’, si një shprehje mirënjohjeje dhe vlerësimi maksimal, si simbol i asaj që është më e mira mes nesh, edhe në mendje, edhe në shpirt, edhe në zemër, edhe në nerva të forta, për të na drejtuar për më tej. Në këtë periudhë, ku Shqipëria ka kaluar sfida të jashtëzakonshme, duke filluar me tërmetin, pastaj pandeminë, dhe tani me krizën që po kalojmë me çmimet e energjisë, prej rrethanave që nuk varen nga ne, kemi gjithmonë e më shumë nevojë që të shikojmë te modeli juaj. Me shumë përulësi, por edhe me shumë kënaqësi, dua t’ju akordoj ‘Çelësin e Tiranës’”, u shpreh Veliaj.

Behgjet Pacolli falenderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe u shpreh se do të vijojë të mbështesë projekte me rëndësi për kryeqytetin dhe qytetarët shqiptarë.

“Jam mëse i lumtur që marr Çelësin e këtij qyteti që e dua, të cilin e kam shumë në shpirt, të këtij qyteti me të cilin unë ndaj pothuajse dy të tretat e jetës sime. Kur kam ardhur në Tiranë kam qenë vetëm 28 vjeç dhe kam qenë i lidhur gjithmonë me të. Sigurisht, përshtypjet e mia këtu janë përshtypje edhe të dhimbshme, por kam pasur edhe ditë të lumtura. Një gjë është e sigurt, të cilën e kam ditur që ditën e pare: E kam shijuar mirësinë, shpirtin, e popullit shqiptar këtu. U jam mirënjohës për këtë, nga thellësia e zemrës dëshiroj që të punosh edhe më tutje – e dimë se je duke punuar shumë, por është një fakt shumë i vërtetë se kush punon shumë, ai ka edhe më shumë punë përpara sepse i krijon vetes punë. Puna është e madhe, sfidat janë të mëdha, puna e mbarë të qoftë, ne do të jemi aty që t’ju mbështesim nëse mundemi”, tha Pacolli.

Zv/Kryeministri Arben Ahmetaj tha se pas tërmetit të 2019, Behxhet Pacolli erdhi në Tiranë dhe vendosi të kontribuojë në Thumanë vetëm se ia kërkoi shqiptaria.

“Pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, pa e ftuar kush, pa i kërkuar kush, vetëm se ia kërkoi shqiptaria dhe zemra e tij, ai erdhi në Tiranë dhe vendosi të kontribuonte zemrën dhe shpirtin në Thumanë. Faleminderit për atë kontribut të ndjerë, të thellë dhe të konsiderueshëm që ti ke dhënë në ato momente të vështira”, falenderoi Ahmetaj.

/a.r

Next Post

Putin akuzon Perëndimin për krizën: Çmimet nuk u rritën nga operacioni rus në Ukrainë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In