• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj nderohet në Samitin e Qyteteve në Ankara, merr çmimin “Tirana qyteti më inovator në 2017”

by Java News
14/12/2017 15:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një vizitë dy ditore në Turqi, me ftesë të kryebashkiakut të Ankarasë, Mustafa Tuna, për të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qyteteve Inteligjente, ku të pranishëm ishin Kryeministri turk, Binali Yıldırım, ministra, si dhe kryetarë të Bashkive më të mëdha nga e gjithë bota.

Në këtë Samit, Tirana u vlerësua si një nga tre qytetet më inovative për vitin 2017, bashkë me Bashkinë e Kluzhit dhe të Amanit.

Në fjalën e mbajtur në këtë samit, kryebashkiaku Veliaj prezantoi arritjet nga Bashkia e Tiranës, e cila falë reformës administrative, mirëmenaxhimit të të ardhurave, si dhe përqafimit të inovacionit, ka mundur t’i japë vëmendjen e duhur dhe të realizojë transformimin e kryeqytetit.

Në vizitën e tij në Ankara, Veliaj u prit nga kryetari i Bashkisë së Ankarasë, Mustafa Tuna, i cili e vlerësoi kyebashkiakun e Tiranës si një kryetarët e rinj më dinamik. Ai shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit mes dy qyteteve në të ardhmen në fusha të ndryshme. “Është një nder i madh dhe ju jeni në adresën tuaj të dytë këtu në Ankara, pasi siç e thatë edhe ju, ka një komunitet shumë të madh shqiptar. Ashtu siç e theksuat edhe ju, ne duhet ta vazhdojmë dhe ta forcojmë bashkëpunimin tonë. Ne nuk kemi pikë dyshimi në forcimin e këtij bashkëpunimi dhe është një nder i madh për ne të punojmë me një kryetar të ri dhe dinamik siç jeni ju”, theksoi Tuna.

Kryebashkiaku Veliaj vlerësoi marrëdhëniet speciale mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe theksoi se shumë shpejt Tirana dhe Ankaraja do të kenë një kalendar të përbashkët kulturor dhe një bashkëpunim të ngushtë në çështjen e transportit publik. “Është një kënaqësi e veçantë që jam në Ankara për të takuar kryetarin e bashkisë, z. Tuna, një mik i Shqipërisë dhe ashtu si e gjithë marrëdhënia speciale që ka Shqipëria me Turqinë dhe mbështetja që kemi pasur me njëri-tjetrin këto kohë. Unë besoj se ka ardhur koha që edhe qytetet të jenë në të njëjtin standard. Mezi pres që Tirana dhe Ankaraja si dy qytete motra të kenë një kalendar të përbashkët kulturor për të gjitha aktivitetet që zhvillojmë, një marrëdhënie më të veçantë kur vjen puna te transporti publik dhe te sistemimi i trafikut, ku Ankaraja ka një eksperiencë të veçantë”, tha Veliaj.

Një tjetër projekt bashkëpunimi do të jetë edhe ai në fushën e rritjes së gjelbërimit, me qëllim konkretizimin e ambicies për mbjelljen e 2 milionëve pemëve të reja në kryeqytet. “Ne kemi një ambicie për të mbjellë 2 milionë pemë në Tiranë, ndërkohë që Ankaraja sapo ka mbaruar projektin e vet të mbjelljes së mbi 3 milionë pemëve. Do të thotë që është e mundur dhe

mësojmë nga më të mirët se si edhe projekti i gjelbërimit të Tiranës mund të kapitalizojë të gjitha burimet që kemi jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet përreth”, tha ai.

Veliaj theksoi se përmes bashkëpunimit në këto fusha, marrëdhëniet ndërmjet dy qyteteve do të çohen në një nivel edhe më të lartë. Ai falenderoi homologun turk për mikpritjen dhe vlerësimin e komunitetit shqiptar që jeton dhe punon në këtë qytet. “Dua të falenderoj shumë kryetarin e bashkisë për mikpritjen e ngrohtë edhe për faktin që në Ankara kemi edhe një komunitet aktiv të shqiptarëve, qendrën tonë të kulturës, që falë bujarisë së Bashkisë, komuniteti këtu jo vetëm që ndihet i mikpritur dhe i vlerësuar, por ka edhe të gjithë hapësirën për të zhvilluar jetën e vet kulturore dhe patriotike”, tha Veliaj.

Një tjetër ndalesë e rëndësishme ishte takimi me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Bursës Turke, Rifat Hisarcıklıoğlu. Kryebashkiaku Veliaj prezantoi përparësitë që ofron Tirana për investitorët e huaj dhe transformimin që kryeqyteti ka pësuar dy vitet e fundit, duke krijuar një klimë të favorshme për investimet dhe duke rritur nivelin e konkurrueshmërisë së Tiranës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës vizitoi edhe Qendrën Kulturore Shqiptare, ku u takua me përfaqësues të Komunitetit shqiptar që punojnë dhe jetojnë atje. Veliaj i shprehu mirënjohjen komunitetit shqiptar për kontributin që kanë dhënë dhe për ruajtjen e vlerave dhe të traditave kombëtare. “Kemi të parën qendër kulturore, kemi për herë të parë një ministri të Diasporës, po punohet për herë të parë për një ligj për zgjedhjen e shqiptarëve dhe të drejtën e votimit të atyre që jetojnë jashtë nëse duan që të votojnë dhe të kenë një vendimmarrje politike në Shqipëri”, tha Veliaj, teksa theksoi se çdokush është në vetvete një ambasador, duke krijuar një urë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Turqisë.

Ndërkohë, gjatë vizitës në Ankara kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vizitoi edhe Memorialin e themeluesit të Turqisë moderne, Mustafa Kemal Atatürk, ku vendosi një kurorë me lule. /ma.me

Next Post
Vera e kuqe, ekspertët këshillojnë se si duhet të pihet

Vera e kuqe, ekspertët këshillojnë se si duhet të pihet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

VIDEO/ Dy ‘skifterët’ bastisin dy herë brenda orës dyqanin e fruta-perimeve në Vlorë, vjedhin xhiron ditore!

October 27, 2026
Franca ashpërson masat ndaj protestave, shtetrrethim, dënime me burg dhe përplasje politike për rendin publik!

Kaosi dhe trazirat, Franca shqyrton bllokimin e rrjeteve sociale gjatë protestave!

October 27, 2026
Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

Aksident në qendër të Elbasanit, përplasen dy automjete, raportimet e para nga vendngjarja!

October 27, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Projektligji i ri/ Kush bën pagesa në cash mbi tavanin e përcaktuar, do të përballet me gjobë sa 10% e faturës!

October 27, 2026
Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

Ish-Miss Zvicra akuzon Trumpin për përdhunim

October 27, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

October 27, 2026
Emri/ Tragjike: Në gjendje të dehur ra në gropën e ashensorit të një pallati, humb jetën 57-vjeçari

E zuri ashensori nën vete, punonjësi humb jetën në kantierin e ndërtimit, shkak këputja e kavos

October 27, 2026
Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

Jay-Z do të performojë në skenën e Super Bowl 2027, mund të surprizojë edhe me praninë e Beyoncé

October 27, 2026
VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

VIDEO/ SHBA-të bombardojnë motoskafin e dyshuar që trafikonte kokainë për kartelet në Paqësor, të paktën 5 të vrarë!

October 27, 2026
Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit!

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In