• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veliaj na ka munguar”/ Gjonaj: Më 11 maj presim 80 mandate! Do të kemi edhe mbështetjen e diasporës

by S T
22/04/2025 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në programin e drekës me Ola Bruko në News24 ishte e ftuar kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, Etilda Gjonaj e cila diskutoi rreth zgjedhjeve të 11 majit dhe pritshmëritë e socialistëve në këtë fushatë zgjedhore.

Ajo theksoi sfidat që lidhen me sistemin e ri zgjedhor, duke e konsideruar atë më kompleks se më parë dhe bëri thirrje për realizimin e fushatave informuese, përfshirë video udhëzuese, në mënyrë që qytetarët të kuptojnë saktë procesin e votimit.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga Gjonaj ishte ruajtja e kuotës gjinore edhe në këtë sistem të ri, duke nënvizuar se gratë përballen me barriera të shtuara në politikë, veçanërisht për shkak të terrenit sfidues dhe diskriminimit të vazhdueshëm.

“Sistemi zgjedhor në këtë zgjedhje janë pak komplekse. Qytetarët nuk duhet të votojnë për kandidatë të listës së mbyllur. Gjithashtu duhet të realizohen video që votuesit të dinë të votojnë.
Kërkuam që kuota gjinore të ruhet edhe në listë të hapur. Kjo vlen edhe për gratë të cilat e vuajnë më shumë diskriminimin sepse terreni është i vështirë.” tha Gjonaj

Gjatë takimeve me qytetarët në njësinë nr. 7, ajo shtoi se problematikat më të shpeshta që janë adresuar lidhen me mungesën e hapësirave për parkim, pastrimin e zonës si dhe vështirësitë në proceset e legalizimit të pronave.

“Pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar në bisedime me qytetarët në njësinë nr 7 . Një nga problemet mund të themi është edhe mungesa e parkimit. Gjithashtu janë problemet e pastrtisë , proceset e legalizimeve kryesisht me pronën”, theksoi ajo.

Sipas Gjonaj brenda Partisë Socialiste nuk ka përplasje, duke hedhur poshtë zërat për ndasi të brendshme dhe theksoi bashkëpunimin e mëparshëm me kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj dhe se në aspektin elektoral është superuar. Më tej, ajo tha se pritet që Partia Socialiste të ketë mbështetjen e diasporës dhe të marrë mbi 80 mandate në zgjedhjet e 11 majit.

“Unë kam bashkëpunuar shumë herë me z.Veliaj, dhe mund të them se këtë herë ka munguar, por në aspektin elektoral është superuar. Unë besoj se ne do të kemi edhe një mbështetje të madhe nga diaspora, dhe presim mbi 80 mandate nga zgjedhjet e 11 majit. Ne kërkojmë mandatin e katërt”, përfundoi kandidatja e Partisë Socialiste.

Next Post
“Negociatat me BE i mbyllim vetëm unë me PS-në”, Rama: Imagjinoni të çojmë Bufin në Bruksel! I fiket llamba tre herë në ditë!

"Negociatat me BE i mbyllim vetëm unë me PS-në", Rama: Imagjinoni të çojmë Bufin në Bruksel! I fiket llamba tre herë në ditë!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    11 months ago

    NOC RROKUN,do te merrni ju hajdutet e k/hajdutit.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In