• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Provokimi i Ramës dhe pafuqia e opozitës

by S M
23/03/2019 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një koment për Vizion Plus, kryeredaktori i Javanews Skënder Minxhozi komentoi kongresin elektoral të Partisë Socialiste, zyrtarizimin e kandidimit të Erion Veliajt dhe momentin e krizës politike që kalon Shqipëria.

Si e lexuar kongresin elektoral të PS-së në mesin e krizës politike që ka prodhuar djegia e mandateve?

Zakonisht çdo kongres elektoral është tipik, i shkurtër, nuk ka zgjedhje forumesh, nuk ka debat, por është thjesht një grumbullim forcash dhe shkarkim energjie pozitive mbi elektoratin dhe votuesin e partisë. I tillë qe dhe kongresi i sotëm, një event që kërkoi të mobilizojë përkrahësit, më shumë sesa të zgjedhë apo të shtrojë për zgjidhje probleme të caktuara të PS së sotme. Ishte një ngjarje masive pjesëmarrësish, që kërkoi të krijojë një kundërpeshë me grumbullimet e shumta dhe agresive të opozitës në javët e fundit.

Sot pamë një kongres i cili u fokusua tek ekspozimi i ekzekutivit socialist. Kjo qe një përzgjedhje e kujdesshme. Ka kohë që PS-ja i ka zhvendosur të gjitha energjitë dhe investimin e saj politik tek qeverisja qëndrore dhe parada e ministrave bashkë me shpalosjen prej tyre të rezultateve në qeverisje, na tregon edhe një herë se në plan të parë është qeverisja, kurse partia ka dalë në plan të dytë. Për këto arsye nuk u vu re ndonjë element vijimësie, me ndonjë figurë të së shkuarës që mund të jepte ndonjë mesazh përkrahjeje, aty ishte Servet Pëllumbi por nuk foli, Namik Dokle gjithashtu nuk mori fjalën, u përfol ardhja e Nanos por ai nuk erdhi dhe as nuk foli, pra bëri atë që ka bërë dhe në të shkuarën. Tashmë në vitrinë është Rama me stafin e tij të të promovuarve të rinj që del përballë shqiptarëve dhe thotë “jemi ne menaxherët e qeverisjes, na jepni votën”!

A shënon ftesa e sotme që kryeministri Rama bëri për opozitën,  një moment që mund të sjellë ndryshim në këtë situatë?

Ftesa e Ramës më shumë ishte një provokacion sesa një ftesë reale. Ju kujtoj se nga 61 bashkitë që ka sot Shqipëria, 45 i zotëron e majta dhe vetëm 16 i ka e djathta (tek numri 45 duhet që të fusim dhe kontributin e LSI-së, pasi në zgjedhjet e kaluara ishte bashkë me PS-në). Pra është e qartë se balanca është në favor të qeverisë dhe nuk ka gjasë që në qershor të ndodhë një përmbysje kaq e madhe, sa të ndërrojë raportin e forcave. Një nga arsyet e djegies së mandateve për mendimin tim, ishte se nuk ka gjasë që opozita të sfidojë qeverinë në zgjedhjet e qershorit dhe t’i marrë gjysmën plus një të bashkive. Unë besoj se Edi Rama adreson vëmendjen, jo aq shumë të krerëve të opozitës por të opinionit publik, se në qershor do të ketë zgjedhje, se në verë do të votohet dhe kësaj i shërbeu edhe zyrtarizimi i kandidatëve kryesorë në qytetet më të mëdha, përfshirë Erion Veliajn, që ishte si të thuash ylli i shfaqjes.

A mund të thellohet përplasja duke mbyllur dyert e dialogut?

Natyrisht që zgjedhjet e qershorit janë një pikpyetje e madhe, përsa i përket logjistikës zgjedhore dhe rendit publik, por janë më pak të koklavitura përsa i përket qëndrimeve politike, jo vetëm të mazhorancës, por edhe të faktorit ndërkombëtar, ndaj faktit nëse duhet ose jo të ketë votime.

Nëse sot ti pyet të huajt se çfarë do të ndodhë në verë me zgjedhjet e radhës në Shqipëri, do të ishte shumë e vështirë që të gjesh dikë që do të thoshte të mos mbahen zgjedhjet. Realisht e dimë se shapin nga sheqeri kur ka kriza dhe në horizont ka edhe zgjedhje, nuk e bëjnë dot as presidenti, as partitë dhe as parlamenti. Do ta bëjnë të huajt. Mendoj se kjo do të ndodhë edhe në qershor.

Si e konsideroni rikandidimin e Veliajt?

Unë mendoj se sot Erion Veliaj u riafirmua jo vetëm si një kandidaturë për bashkinë e Tiranës, por më shumë edhe si pasardhësi i natyrshëm i Edi Ramës në krye të socialistëve.

Zyra e Bashkisë ka qenë paradhomë e zyrës së kryeministrit për shumë dekada në Shqipëri. Kam idenë se Veliaj, duke marrë rikandidimin në Tiranë, ka marrë de jure jo vetëm një fitore të lehtë në qershor (sepse shifrat e tregojnë këtë), pasi ai nuk ka kundërshtar në Tiranë, por kam përshtypjen se ka marrë dhe një afirmim de facto, për të qenë ai pasardhësi i natyrshëm i kryeministrit Rama dhe i kryetarit të Partisë Socialiste, kur ky zëvendësim të ndodhë në një të nesërme, që sot nuk e dinë me saktësi as Rama dhe as Veliaj.

Mënyra sesi u lançua Veliaj së bashku me Edi Ramën, ishte parathënia e një stafete të nesërme, një hedhje publike “falli politik” për lidershipin e nesërm të partisë Socialiste.

Next Post
Visar Ymeri takon dy ministrat nga Kosova në qeverinë “Rama”

Visar Ymeri takon dy ministrat nga Kosova në qeverinë "Rama"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person dërgohet në spital i plagosur! Ja për çfarë dyshohet

September 3, 2026
PD kërkon interpelancë me Ramën për Ballukun: Kryeministri vepron si avokat i saj

“Rama si Vuçiçi, algoritmi i censurës kundër opozitës”- Bardhi akuza qeverisë për bllokimin e rrjeteve sociale të protestës: S’e ndryshon dot bindjen e shqiptarëve

September 3, 2026
Më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, mbi 2 mijë persona në stërvitjen e mbrojtjes civile në Finlandë! Frikë nga lufta dhe katastrofat

Më e madhja që nga Lufta e Dytë Botërore, mbi 2 mijë persona në stërvitjen e mbrojtjes civile në Finlandë! Frikë nga lufta dhe katastrofat

September 3, 2026
BE ndaloi importin e mishit nga Brazili, AKU merr vendimin: Ja çfarë ndodh me ngarkesat e kontratave të firmosura, por që vijnë në Shqipëri pas 3 shtatorit

Hyn në fuqi vendimi, nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt!

September 3, 2026
“SpaceXAI” e Elon Musk paditet për publikimin e imazheve s*ksuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale!

“SpaceXAI” e Elon Musk paditet për publikimin e imazheve s*ksuale të gjeneruara me Inteligjencë Artificiale!

September 3, 2026
Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti

Shpërthen spiunazhi me “Pegasus” në Serbi, në shënjestër aktivistët studentorë dhe opozita! Zbulohen detaje se si funksionon rrjeti

September 3, 2026
“Jini të sigurt, do i arrestojmë që të gjithë!”- Ministri grek ngre alarmin: Call-Centerat shqiptarë po mashtrojnë grekët, janë bërë si epidemi !

“Jini të sigurt, do i arrestojmë që të gjithë!”- Ministri grek ngre alarmin: Call-Centerat shqiptarë po mashtrojnë grekët, janë bërë si epidemi !

September 3, 2026
“Po rekrutohen njerëz në rrjetet sociale”- Pas Gjermanisë edhe Danimarka në alarm, Inteligjenca: Rusia po përgatit sabotime!

“Po rekrutohen njerëz në rrjetet sociale”- Pas Gjermanisë edhe Danimarka në alarm, Inteligjenca: Rusia po përgatit sabotime!

September 3, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç reagon për marshin në mbështetje të ish-krerëve të UÇK më 12 shtator: Jam i shqetësuar, do flas edhe në Asamblenë e OKB-së

September 3, 2026
“Biznesi përballet me taksën e korrupsionit”- Tabaku kritika Qeverisë: Shqipëria vendos më shumë gjoba se sa rajoni, inspektorët sillen si kaubojsa e xhambazë! (VIDEO)

“Biznesi përballet me taksën e korrupsionit”- Tabaku kritika Qeverisë: Shqipëria vendos më shumë gjoba se sa rajoni, inspektorët sillen si kaubojsa e xhambazë! (VIDEO)

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com