• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veliaj model i qeverisjes vendore, fiton PS”/ Koçi: Premtimi i Këlliçit për transport falas, skemë piramidale

by Java News
06/04/2023 17:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaron se Erion Veliaj është fitues padiskutueshëm në zgjedhjet lokale në Tiranë. Në një intervistë për News 24, Koçi e konsideroi Veliajn model të qeverisjes vendore.
“Tirana mendoj është një rezultat i paracaktuar. Ne kemi një kandidat, i cili është një model i qeverisjes vendore, pra një model që e ndjekin të tjerët, se çdokush ka modelin e vet, por modelin që e ndjekin të tjerët, jo vetëm në Shqipëri, por ndoshta edhe më gjerë.

Veliaj i ka dhënë Tiranës gjatë mandatit të vet një rëndësi ndërkombëtare. Marrëdhëniet ndërkombëtare të Tiranës si bashki janë intensifikuar në një përmasë gati të pabesueshme krahasuar me përpara, ndërkohë që realitetet qeverisëse janë vërtet impresionuese. Këtu nuk kam parasysh vetëm infrastrukturën, e cila sigurisht akoma nuk është e përfunduar, por sidomos në aspektin social, nëse marrim parasysh çerdhet, kopshte, shkollat që lidhen me të ardhmen e banorëve të Tiranës”, tha ai.

Teksa shprehu bindjen për fitoren e socialsistëve në zgjedhjet e 14 majit, Petro Koçi e cilësoi idenë e hedhur nga Belind Këlliçi të ngjashme me atë të skemave piramidale.
“Kjo që thoni lidhur me këtë idenë e transportit falas që kështu mund të duket shumë e bukur, është tamam të kandidosh për skemë piramidale, sepse thashë gjërat duan llogari. Duhet të lërë çdo gjë tjetër dhe të bëjë vetëm transportin falas dhe pastaj ku ishim dhe ku vemi?! Ky koalicion që thoni ju është koalicioni më i përshtatshëm për të fituar Partia Socialiste. Është fantastike që zgjedhjet t’i fitojë PS, sepse ata përfaqësojnë jo ndryshimin, por përfaqësojnë prapakthimin dhe njerëzit nuk votojnë prapakthimin.

Do votojnë ecjen përpara, kështu që PS në Tiranë dhe kudo përfaqëson vërtet ndryshimin që kërkojnë njerëzit, sepse ata besojnë tek ajo që është ndryshuar në këto vite dhe tek ajo për të cilën angazhohet Partia Socialiste. Kështu që unë jam dakord me atë, njerëzit do votojnë ndryshimin, Partinë Socialiste, fuqinë e ndryshimit që është PS. Nuk mund të votojnë fuqinë e prapakthimit”, tha ai./m.j

Next Post
E zhdukur prej 4 muajsh, gjendet e pajetë në morg 22-vjeçarja. U identifikua nga tatuazhi me emrin e të birit! Nëna…!

E zhdukur prej 4 muajsh, gjendet e pajetë në morg 22-vjeçarja. U identifikua nga tatuazhi me emrin e të birit! Nëna...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In