• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Meta bëri një budallallëk epik, nënvlerësoi SHBA-të dhe mentalitetin qytetar në Shqipëri

by Java News
27/06/2019 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i koalicionit të majtë Erion Veliaj e cilësoi qëndrimin e sotëm të Presidentit Meta duke dekretuar një datë të re zgjedhjesh tre ditë para 30 qershorit një tallje me qytetarët shqiptarë.

Duke folur në “Real Story” të drejtuar nga Sokol Balla, Veliaj theksoi se Kolegji Zgjedhor ka folur qartë se zgjedhjet janë ditën e dielë, ndërsa vlerësoi si thelbësor rolin e mbajtur nga Shtetet e Bashkuara për kombin tonë, gjë që e treguan edhe për këto zgjedhje.

“Shumë politikan përfshirë edhe presidentin harrojnë që shoqëria është emancipuar dhe I jep ujë në bisht të lugës shumë prej politikanëve dhe ti tallesh me miletin t’u thuash “shkoni ikni, bëni një xhiro nga plazhi e dukuni në tetor”, ndërkohë që qartazi përveç SHBA, hera e parë pas kaq muaj protestë, ne ramë dakord me Lul Bashën I cili gjithashtu nuk e pranon këtë datë. Në qoftë se donte konsensus, Ilir Meta me budallallëkun epik që bëri sot, arriti të formësonte pa dashje konsensus midis forcave politike kryesore dhe I bie që ka pyetur vetëm Tit Vasilin për datën. Kjo më duket realisht një tallje në nivelin grotesk me popullin tënd.

Mirë që s’je promovues i unitetit kombëtar, por edhe të tallesh me një popull që sapo e ke përçarë ndërkohë që ke të gjithë kundra, ligjin, kushtetutën kundra, ke 5-0 vendimin e gjykatës kundra dhe ke SHBA kundër. Në momentin që ti thua për të disatën herë Koreja e Veriut, është një lloj vetëkënaqësie që do moderuar disi, kur vjen puna për një autoritet që si të djathtë e të majtë e kemi pranuar që vendi ynë e ka këtë prirje pro perëndimore. Për ne SHBA kanë qenë jetike që në ekzistencën tonë si komb kur diskutojmë kohën e presidentit Wilson, jetike në transformimin tonë post totalitar …”, tha Veliaj.

Kandidati socialist theksoi se Shqipëria e ka bërë qartë zgjedhjen e saj përkrah Shteteve të Bashkuara dhe se nuk mund të prishet me aleatin e saj për faktin se Tit Vasili nuk merr vizë.

“Nëse Ilir Meta është gati të hapë luftë me Amerikën, se ai mund të bëjë edhe dekrete të thotë fillojmë luftë me SHBA për faktin që Tit Vasili nuk merr vizë qartazi, ka nënvlerësuar Amerikën por edhe mentalitetin qytetar sot në Shqipëri”, tha ai.

Next Post
Rama: Meta është me hënë, kur i bie rrotullimi nga Saliu errësohet komplet

"Romancë presidenciale" në kohën e kolerës, Ilir Meta letër Ramës: I dashur Edi...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
Situata pas kapjes së Maduros, SHBA: Jemi në koordinim të ngushtë me autoritetet në Venezuelë

“Maduro ka rënë shumë në peshë, studion Biblën dhe Kuranin në qelinë e burgut në Nju Jork”

November 9, 2026
“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

“Nuk ka provim 100% në shqip”/ Mickoski kundër studentëve shqiptarë: Pjesa praktike vetëm në gjuhën maqedonase

November 9, 2026
Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

Arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, u var pas trenit pasi nuk kishte biletë

November 9, 2026
Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

Baçi: Duhet të jetë lista 100% e hapur. Nuk duhen ruajtur deputetët që kanë frikë elektoratin

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In