• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj mesazh Rrushajt dhe Gjekmarkajt: Bregu i Lumit i hëngri disa karriera politikanësh, mos paçi fatin e tyre!

by A R
03/11/2021 14:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka dhënë një mesazh dy deputetëve të PD-së, Alfred Rrushaj dhe Agron Gjekmarkaj, të cilët prej disa ditësh po organizojnë protestat me një grup banorësh në zonën e “5 Majit”, se përmes politikës së bllokimit të projekteve do të gjejnë fundin e karrierës politike.

Duke sjellë shembujt e mëparshëm si tek “Bregu i Lumit” apo “Bulevardi i Ri”, Veliaj u kujtoi dy deputetëve demokratë se nëse do vazhdojnë të përdorin për politikë projektet e bashkisë, do të përfundojnë në koshin e histories, siç përfunduan paraardhësit e tyre deputetë, që krijonin konflikte të paqëna.

“Përgjigja ime për të gjithë ata politikanë që shkojnë dhe nxisin numëruesit e tyre, komisionerët e tyre, tarafin e tyre, për të organizuar protesta, dua t’ju kujtoj një gjë: Ai “Bregu i Lumit” i ka ngrënë disa karriera politikanësh, që sot nuk e ekzistojnë më, njerëzit ua kanë harruar emrat. Ai “Astiri” i hëngri disa koka politikanësh që sot nuk janë më as në Parlament, askund! Ai “Bulevardi i Ri” i hëngri disa koka politikanësh, ai “Liqeni” i hëngri disa koka politikanësh, ai këndi i lodrave, ajo “Kalaja” apo Pazari i Ri, i hëngri disa koka politikanësh.

Kështu që, për ata që janë rishtarë si deputetë të opozitës dhe që e kanë marrë me zell përdorimin e taktikave të vjetra për të bllokuar punët e qytetit, kam vetëm një paralajmërim: “Mos paçi fatin e atyre që e lanë karrierën te “Bregu i Lumit”.

Nëse do vazhdojmë të përdorim për politikë projektet e bashkisë, nuk do t’ju lë asgjë mangët që të përfundojnë në koshin e histories, siç përfunduan të tjerët që, për të penguar bashkinë, cystin njerëzit, cystin konflikt social, cystin protesta dhe cystin një histori histerie të paqenë”, tha Veliaj nga Krraba, ku i dorëzoi çelësat e banesës së re një prej familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

/a.r

Next Post
Rikthimi në skenarin e parë… Kushi: Shkollat rihapen javën tjetër

Debati për universitetin, Kushi përgjigje akuzës së Boçit: Po bën propagandë në dëm të Elbasanit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com