• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj merr mbështetjen e Japonisë për financimin e projektit të menaxhimit të ujërave të zeza

by Java News
20/12/2018 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Krahas menaxhimit të emergjencave civile dhe transportit publik, edhe menaxhimi i ujërave të zeza është një nga fushat e bashkëpunimit mes qeverisë japoneze dhe Bashkisë së Tiranës.

Në vijim të vizitës së tij në Japoni, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim edhe me kreun e Agjencisë Japoneze të Zhvillimit (JICA) Shinichi Kitaoka, nga i cili mori garancinë për financimin e projektit për kanalet e ujërave të zeza dhe sistemin e filtrimit të tyre.

“Agjencia Japoneze e Zhvillimit do të vazhdojë me financimin e projektit për kanalet e ujërave të zeza dhe sistemin e filtrimit të ujërave të zeza në Tiranë. Kemi pasur disa probleme me ish-administratën e Ministrisë së Transporteve, të cilat janë në rrugën e zgjidhjes, dhe për gjithë qytetarët e Tiranës lajmi i mirë është se projekti do të vazhdojë dhe investimi i nisur përgjatë rrugës së Kombinatit në njërën nga brigjet e Lanës, që mbulon ujërat e zeza për gjysmën e qytetit, do të përfundojë”, tha Veliaj. Ai siguroi se Bashkia e Tiranës, bashkë me Ministrinë e Transporteve dhe atë të Financave, do të punojnë me shpejtësi për të rikuperuar kohën e humbur për një investim jetik për Tiranën, si pasojë e burokracive të administratës së kaluar.

Ndërkaq, Veliaj u takua edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, Taro Kono, me të cilin bisedoi rreth shtimit të marrëdhënieve dhe zbatimit të një sërë projektesh konkrete në fusha të ndryshme. Veliaj dhe Kono vlerësuan nivelin e lartë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shumë shpejt pritet edhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë. “Më në fund kemi një Ambasadë si në Shqipëri, ashtu edhe në Japoni, do të thotë se marrëdhëniet e vendeve janë në një nivel akoma më të lartë. Një nga kërkesat tona ka qenë edhe heqja e vizave për qytetarët shqiptarë, e cila po vlerësohet, sepse besoj se shkëmbimi mes njerëzve është po aq i rëndësishëm sa shkëmbimet e politikës, e shteteve, e burokracive apo edhe shkëmbimet ekonomike”, tha ai.

Një tjetër lajm i mirë është dhe ai për përgatitjen e ekipit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në Lojërat Olimpike 2020. Kryebashkiaku siguroi sportistët elitarë të ekipit shqiptar se do të kenë mundësi që të trajnohen dhe të përgatiten dy muaj para lojërave në Japoni, me qëllim arritjen e rezultateve të larta.

“Jam shumë i lumtur që jo vetëm lojtarët dhe disa nga sportistët më të mirë elitarë të Tiranës do të jenë prezent, por jemi thuajse gati për të përgatitur një ardhje të parakohshme të tyre për Lojërat Olimpike, që të kenë disa javë përgatitore përpara se të garojnë. Ky është një lajm shumë i mirë për gjithë sportistët e Tiranës, që janë pjesa më e madhe e skuadrës. Dua t’i garantoj të gjithë sportistët tanë elitarë, sidomos ata të atletikës apo peshëngritjes, që janë fushat ku pretendojmë medalje, se do të mirëpriten në Japoni falë stafit të mrekullueshëm të ambasadës, por edhe miqve japonezë që do të sigurohen që dy muaj në advancë ata të kenë mundësi të trajnohen edhe të përgatiten për sukses në garat e lojërave olimpike”, nënvizoi Veliaj.

Ambasadori i RSH-së në Japoni, Gjergj Teneqexhiu, i cilësoi pozitive marrëdhëniet mes dy vendeve dhe shprehu bindjen se ky shtim i bashkëpunimit do të pasohet shumë shpejt edhe me prezencën e kompanive të fuqishme japoneze në vendin tonë. “Duket që ka një zhvillim shumë pozitiv midis dy vendeve tona. Këtë e tregon vizita e ministrit të Jashtëm në qershor dhe vizita e z. Veliaj në Tokio, i ftuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe qeveria japoneze. Duket se po merr një spunto të re midis Japonisë dhe Shqipërisë dhe shpresoj që kjo do të pasohet shumë shpejt edhe me prezencën e kompanive të fuqishme japoneze në vendin tonë”, deklaroi ambasadori Teneqexhiu.

Pjesë e vizitës në Japoni ishte edhe një takim i ngrohtë me shtetasit shqiptarë, që studiojnë dhe punojnë në Japoni, tregues ky i marrëdhënieve të mira mes vendeve dhe i intensifikimit të shkëmbimit jo vetëm ekonomik, por edhe kulturor.

a.çupaj

Next Post
Ruçi i tregon vendin Berishës: Mund të përjashtohesh nga seanca

Ruçi i tregon vendin Berishës: Mund të përjashtohesh nga seanca

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In