• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Me vulë, pa vulë, 2-3 lugetër si Saliu dhe Meta djegin ende goma për të shkatërruar Shqipërinë

by Java News
15/06/2024 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Të përveshim mëngët për fitoren tonë në 2025-n, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që bën shtet dhe qytet”. Kështu deklaroi Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me strukturat e kësaj force në zonën e Kombinatit.

Veliaj i krahasoi protestat e dhunshme të opozitës para Bashkisë së Tiranës me shfaqjet e talebanëve kundër Perëndimit. “Forcat politike që kemi përballë, në 2024 kanë ende mentalitetin e 1994: dhunë, dhunë, dhunë; shpif, shpif, shpif; baltë, baltë, baltë! Ka vetëm dy parti në botë që djegin goma: PD-ja, me vulë, pa vulë, copë e çikë si janë ata, dhe partia e Talebanëve në Afganistan. Është e turpshme që sot, në 2024-ën, kundërshtarët tanë nuk dinë të komunikojnë. E vetmja gjuhë që dinë është godit policinë, godit objektet e kulturës, siç është godina e Bashkisë, digj goma te Parlamenti, digj goma te Bashkia, tmerro turistët”, tha ai.

Ai theksoi se Sali Berisha dhe Ilir Meta flasin me të njëjtën gjuhë dhune si në vitin ‘94. “Ndaj motra dhe vëllezër, me vulë, pa vulë, ata janë ata që janë. Thoshte Mitrush Kuteli: “Nuk e di në fshatin tuaj, por në fshatin tonë 2-3 lugetër dalin çdo pranverë”. E pra, 2-3 lugetër nëpër dritare i kemi në çdo pranverë. Është e pashmangshme! Se bëhen bashkë, se bëhen copë e çikë, se bëhen kokoshi një thelë, se janë me vulë, se janë pa vulë, janë të njëjtët, 2-3 lugetër. Saliu, Ilir Meta dhe ndonjë tjetër që vazhdojnë flasin sikur është ’94-a. Digj goma dhe shkatërro Shqipërinë”, shtoi Veliaj.

Ai nënvizoi se fakti që shumica dërrmuese e anëtarëve të rinj zgjedhin PS-në, mobilizon më shumë strukturat për të arritur fitoren e radhës në 2025. “Fakti që shumica dërrmuese e anëtarëve të rinj që angazhohen në politikë, 6 mijë në Qarkun e Tiranës, zgjedhin Partinë Socialiste, na bënë më të përgjegjshëm, na bënë më të gatshëm, më të mobilizuar dhe më të motivuar, që me këta anëtarë të rinj të mobilizohemi që tani, të përveshim mëngët për fitoren tonë në vitin 2025, për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, si e vetmja forcë që bën shtet dhe qytet. Që nga Shpallja e Pavarësisë, nën drejtimin e Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, vendi po jeton ditët e veta më të mira, por ditët më të mira i kemi akoma përpara”, deklaroi ai./m.j

Next Post
VIDEO/ Atmosferë drithëruese: Kuqezinjtë mbërrijnë në stadium dhe priten si heronj nga tribunat e ngjyrosura me të kuq

VIDEO/ Atmosferë drithëruese: Kuqezinjtë mbërrijnë në stadium dhe priten si heronj nga tribunat e ngjyrosura me të kuq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 8 Nëntor 2026

November 7, 2026
Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

Sulm kibernetik ndaj Tajanit/ Hakerët pro-rusë publikojnë të dhënat e ministrit dhe familjes së tij

November 7, 2026
“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

“Berisha në burg”/ Thirrja që ndezi sherrin në protestën e PD-së, militantët qëllojnë protestuesin me shpullë

November 7, 2026
Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

Protesta e PD-së/ Një grup i vogël para Kryeministrisë, qytetarët vijojnë fundjavën si zakonisht (VIDEO)

November 7, 2026
Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

Celularët në duar gjatë protestës! Noka, Paloka dhe Bardhi mes militantëve me sytë te telefonat

November 7, 2026
Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

Tragjedi në minierën e kromit në Martanesh, humb jetën punëtori

November 7, 2026
Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In