• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me të rinjtë e Njësisë 6: Strategjia e opozitës është të mbjellë dyshim, kurse ne i çojmë përpara punët e qytetit me besim

by Java News
14/12/2022 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Njësia 6, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e zonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se opozita mbjell vetëm dyshim, duke u përpjekur të vonojë investimet në qytet dhe të pengojë çdo punë të mirë. Ai solli në vëmendje kalvarin e gjyqeve të hapura kundër ndërtimit të lagjes së re në Kombinat, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti, çka ka sjellë edhe gjithë vonesën në mbylljen e këtij procesi.

“Strategjia e partive të opozitës në Kombinat ishte të mbillnin dyshim, t’i çonin njerëzit në gjykatë, që të mos bëhen kurrë pallatet për njerëzit, se po u ndërtuan ato do duket Lali Eri dhe Edi Rama mirë. Por, nëse bëhen ato pallate, thjesht fusim njerëzit nëpër shtëpi. Dhe kështu harxhuam tre vjet duke shkuar në gjykatë. Kurse liderët e opozitës – që ju i dini vetë kush janë – i kanë shtëpitë tyre në Gji të Lalzit, nuk jetojnë këtu në Kombinat.

Në Kombinat vijnë vetëm për t’i përdorur njerëzit si sallatë politike, vijnë mbjellin helmin e tyre, mbjellin përçarje, u fusin ankthin, i çojnë nëpër dyert e gjykatës, që të bllokohet bashkia dhe pasi kanë mbaruar, kthehen prapë në Gji të Lalzit. Të nesërmen bëjnë të njëjtën gjë, çohen në Gji të Lalzit, u vjen shërbëtorja, u sjell kafen, pastaj vijnë këtu në Tiranë për të mbjellë sherr e përçarë njerëzit, pastaj kthehen prapë aty. Kam një pyetje: Cila është partia më e rëndësishme sot në Shqipëri? Familja jote është partia më e rëndësishme”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se në Tiranën e një milionë banorëve të gjithë duhet të kenë një shans dhe se të gjithë duhet të besojnë, e jo të ushqejnë urrejtje për njëri-tjetrin.

“Politika nuk ndahet në të majtë e në të djathtë. Politika ndahet në ata që duan të punojnë dhe fokusohen tek e ardhmja dhe në ata që e mbajnë kokën mbrapa dhe fokusohen tek e kaluara. Ka një grup të politikës që merret vetëm me ‘përça e sundo’, vetëm thuaji njerëzve që s’do bëhen shtëpitë në Kombinat, nuk do bëhet shkolla “Lasgush Poradeci”, nuk do ndodhin investimet; merren me kush ishte spiun në vitet ’80, kush ishte spiun në vitet ’90, kush ishte ish komunist që u bë antikomunist.

Ndërkohë, ka edhe një racë tjetër, që është duke folur për temat e së ardhmes, që thotë do e bëjmë shkollën “Lasgush Poradeci”, ky auditor është një nga më të bukurit në Shqipëri. Kur ne themi se ajo fusha e zezë, ku tani është shkolla “Betim Muço”, nuk do të bëhet pallat, por do bëhet një tjetër shkollë e Kombinatit, ne e themi dhe e bëjmë. Kur ne themi që “Musine Kokalari” do fillojë përpara vitit të ri rikonstruksionin, ne e themi dhe tani janë vënë skelat aty, ka filluar puna. Kur themi se Kombinati pas tërmetit do ketë lagjen më të bukur në qytetin e Tiranës, sot është në gjysmë të punës”, u shpreh Veliaj.

Next Post
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Jepet masa e sigurisë për 11 të arrestuarit. Në qeli vetëm autori, Arbër Paplekaj

Shtyhet gjyqi i Arbër Paplekaj, ish-efektivi i akuzuar për vrasjen gjatë fushatës zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In