• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me të rinjtë e Njësisë 1: Dallimi mes së majtës dhe së djathtës është se ne mendojmë për njerëzit

by Java News
02/11/2022 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka nisur një tur takimesh në të gjitha njësitë administrative të kryeqytetit dhe ndalesa e tij e parë ka qenë Njësia 1, në një bashkëbisedim me pyetje-përgjigje me të rinjtë. I shoqëruar edhe nga deputeti i PS, Eduart Shalsi, Veliaj vuri në dukje se lufta që po zhvillohet në Ukrainë ka shkaktuar rritjen e çmimeve kudo, por qeveria dhe bashkia po marrin vendimet e duhura për të lehtësuar qytetarët, sidomos studentët dhe njerëzit në nevojë.

Sipas tij, në këtë kohë kur e gjithë bota është në krizë, për shkak të luftës, fokusi duhet të jetë te grupet më vurnerabël. “Lufta nuk është në dorën tone, por ne kemi në dorë të ulim koston e konvikteve për studentët apo t’i japim abonetë falas, siç kemi bërë tashmë. Ne kemi në dorë të ndihmojmë njëri-tjetrin. Nëse ne, edhe kur shpenzojmë për familjet tona, i blejmë produktet shqiptare, sidomos produktet bujqësore, të cilat nuk janë ndikuar nga çmimet e luftës, apo e bëjmë pazarin te dyqani i lagjes, është një mënyrë për të thënë që edhe këtë krizë do e kalojmë bashkë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se këtu dallon edhe kush është i majtë dhe kush është i djathtë. “Kur tërmeti prishi shtëpitë e shumë familjeve, e djathta do të thoshte ky është treg i lirë, jemi në kapitalizëm, shko te kompania e sigurimeve dhe ajo ta ndërton shtëpinë. Por a thuhet kjo në një vend që, vërtet është në kapitalizëm, por kur 97% e shtëpive janë të pasiguruara sepse kështu është tradita? Prandaj, e majta ka një përgjigje tjetër. Thotë: Do jetë shteti ai që do të rregullojë shtëpitë. Ky është dallimi mes së majtës dhe së djathtës. E djathta do të thoshte: më vjen keq, është rritur çmimi i energjisë për bizneset, janë rritur çmimet e ushqimeve për shumë produkte, sidomos ato që kanë lidhje dhe prodhohen në Rusi apo Ukrainë, është rritur edhe ç֛mimi i naftës dhe gazit, që nuk varet nga ne. Kurse e majta thotë: Kjo ndërmarrje vërtet funksionon me rregullat e privatit, por aksioner është bashkia. Në vend të justifikimit, gjejmë një zgjidhje. Aty ku bashkia e ka në dorë, zgjidhja që bëmë ishte të subvencionojmë 50-75% të kostos së çdo konvikti. E djathta mendon se gjërat duhet t’i zgjidhë dora e fshehtë e tregut: pra, meqë kemi një rritje të naftës, do rritet edhe çmimi i abonesë së autobusit. Por, e majta thotë: Do të japim Kartën e Studentit dhe abonenë do ta bëjmë falas”, sqaroi Veliaj.

Në takimin me të rinjtë e Njësisë 1, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se nuk i kupton deklaratat fyese dhe racizmat për të ardhurit në Tiranë. Ai tha se vetëm duke e lënë mënjanë këtë gjuhë fyese, mund të ecet përpara.

“Jemi në vitin 2022 dhe nuk më besohet ende që këta që po garojnë për Bashkinë e Tiranës, kanë si argument të parë fjalinë: Shiko, se ne nuk jemi të ardhur! Unë jam krenar që prindërit e mi kanë ardhur nga Berati dhe Vlora, që e kanë filluar jetën e tyre me sakrifica, na kanë rritur me vështirësi. Po ç’është kjo kulturë në 2022? E kuptoj, kjo thuhej në vitet ‘89-‘90, po si mund të bëhet ende ky debat racist? 92% e njerëzve që jetojnë në Tiranë janë të ardhur. Ne jemi më të vegjël se shteti më i vogël i SHBA dhe për një vend kaq të vogël t’i thuash tjetrit ‘je i ardhur’, ‘je konviktor’, ‘ne nuk jemi ardhacakë’, do të thotë se kemi nevojë për shumë punë për të bërë me shoqërinë. Puna është të fitojmë mendjet dhe zemrat e njerëzve sepse po të emancipohemi dhe të lëmë menjanë këto racizma, mund të kemi një shoqëri që është shumë herë më e fortë”, tha Veliaj.

Next Post
DETAJET/ Briken Sinaj sapo la familjen në shtëpi, autorët thyen traun e rezidencës për të kaluar me makinë

'Priti sa të largoheshin fëmijët', gazetari zbulon detaje nga ekzekutimi i Briken Sinajt tek "Kodra e Diellit"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati pa media i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

“Po nuk dëgjuat unë çohem”, zbardhet debati pa media i Ramës me banorët që preken nga projekti TID: Nëse iki, ju dilni të humbur

February 14, 2026
Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

Pas 7 të miturve, Gjykata e Tiranës liron nga burgu 14 protestues

February 14, 2026
Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

Njihuni me shenjat e horoskopit që kanë lindur për të udhëhequr

February 14, 2026
A i dëgjon ndokush sinjalet?

A i dëgjon ndokush sinjalet?

February 14, 2026
Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

Spiropali takohet me ministrin Krichbaum: Mbështetja e Gjermanisë, vendimtare për avancimin e reformave

February 14, 2026
“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

“Duhet të jemi gati për të luftuar!”, Starmer njofton se Britania do vendosë një pjesë të Flotës Veriore në Arktik

February 14, 2026
Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

Fundi i një makthi 12-vjeçar për Eva e Endrit Dumanin

February 14, 2026
T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

T’i kërkosh ndihmë n’errësirë syve të Homerit!

February 14, 2026
“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA”/ Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n

February 14, 2026
Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

Me dy pistoleta dhe 10 kg drogë, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali! Lëvizjet e dyshimta e tradhtuan

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In