• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me të rinjtë e FRESSH: PS parti e hapur dhe modeste, do vazhdojë të fitojë

by Java News
26/11/2017 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili është njëherësh edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste,  zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë pjesëmarrës në “Samitin e Studentëve 2k18” organizuar nga FRESH.

Veliaj u shpreh se në këto momente shoqëria jonë ka nevojë që të fitojë betejën me dijen, ndërsa apeloi për hapje. Kreu i Bashkisë theksoi se ka qenë gjithmonë kjo aftësi e PS për të pranuar të renë dhe për t’u hapur që e solli këtë forcë politike në pushtet. “Ka njerëz që mendojnë se duke shtyrë tjetrin, ecin më lart vetë. Ajo që FRESSH ka dëshmuar është në fakt që ne kur punojmë bashkë dhe ngremë lart njëri-tjetrin, ashtu fitojnë. Ndaj fitoi dhe PS, dhe prandaj do të vazhdojë të fitojë, sepse funksionon mbi logjikën që sidomos tani që jemi në pushtet, ne duhet të hapemi akoma më shumë. Logjika tipike  në Shqipëri ka qenë që kur jemi në opozitë kemi nevojë për miletin, kështu që hajde ti bëjmë një hapje partisë. Ndërkohë që ajo që kërkon mençuri dhe pjekuri  është që: Kur je në pushtet dhe kur i ke të gjitha, pikërisht  atëherë që të vazhdosh të ngelesh modest, pikërisht atëherë ke më nevojë më shumë se kurrë që të hapesh”, theksoi Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë u shpreh se ky është momenti i rinisë dhe PS është treguar e gatshme për të pranuar të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në të mirë të vendit dhe shoqërisë. “Ashtu si kripa që i jep shije gjithë gjellës, ashtu edhe ne jemi thirrur që ti japim shije gjithë rinisë shqiptare. Dhe unë besoj që sot më shumë se kurrë është momenti i rinisë. Ajo që thuhet që “kape momentin”, ky është momenti që duhet të kapim. Dhe unë besoj që në një farë mënyrë e kemi filluar mbarë këtë”, nënvizoi Veliaj.

 Kreu i Bashkisë deklaroi se sot më shumë se kurrë të jesh patriot i mirë për vendin është që të tregosh vlera të qytetarisë në jetën e përditshme. “Sot është 26 nëntori dhe është dita e Pavarësisë. Nuk po them se sot ne do caktojmë fatet e kombit, se sot kombi falë Zotit nuk është nën rrezikun e pushtimit, as na duhet të shpallim një pavarësi për mbijetesën tonë si komb. Ne duhet të kemi pavarësi nga zhuli, 105 vjet pas shpalljes së Pavarësisë, ne bëjmë aksion kombëtar për të pastruar vendin. ju inkurajoj të gjithëve të vini flamurë për festën, por nuk mjafton ky turbo- patriotizmi vetëm me flamurë”, tha Veliaj.

 Kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri të ditur gjithashtu se Dhjetori do jetë një muaj solidariteti, ndaj ftoi të rinjtë që të bëhen pjesë e aktiviteteve që do organizohen për këtë qëllim dhe t’i vijnë në ndihmë më të dobtëve. “Nuk mjafton të thuash shiko varfërinë këtu apo atje, por ne duam që atje ku ta shohim, atje dhe ta ndreqim dhe të sigurohemi që askush nuk kalon pa një vakt, duke filluar nga ata që janë me ndihmë ekonomike, ata që janë pensionistë të vetmuar apo që fëmijët i kanë në emigracion. Do të bëjmë një program masiv ku jam i bindur që shumë prej jush do na jepni një dorë”, bëri të ditur kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Samiti i Studentëve 2k18” mblodhi bashkë qindra të rinj dhe të reja për të diskutuar të gjitha problematikat aktuale, për kulturën, integrimin, inovacionin në fusha të caktuara, sfidat në arsimin, solidarizimi me aksionin “Të pastrojmë Shqipërinë”, vështirësitë në punësim, për jetën studentore dhe mbi të gjitha për aktivizmin rinor. I shtrirë në tre ditë ky Samit do të vendosë për sfidat që do të përballen të rinjtë në vitin në vazhdim.   

a.ç

Next Post
Kosova zgjedh sot kryetarët e rinj të Prishtinës, Prizrenit, Rahovecit e Dragashit

Lum me gjoba për zgjedhjet në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

Mamaja e Ilaria Sulës: E përcollëm me fustan princeshe! Çdo ditë te varri i tregoj për…

April 6, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump ndaj Iranit

April 6, 2026
Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

Panik në ‘zemër’ të Ballkanit: Eksplozivë pranë tubacionit të gazit, spekulime për sabotim

April 6, 2026
Speciale/ Ja si çiftet shqiptare po ndahen, shkak tani edhe mashtrimet financiare të njëri-tjetrit!

Për herë të parë numri i punonjësve me paga të larta kalon ata me pagë minimale

April 6, 2026
Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion në 2025

Nafta e shtrenjtë, por shqiptarët nuk ndalen me blerjen e makinave

April 6, 2026
Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

Sulm me raketa mbi Teheran, viktima dhe ndërprerje gazi. Irani paralajmëron hakmarrje shkatërruese

April 6, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Monopoli i fjalës

April 6, 2026
Tritoli te “Rruga e Durrësit”, dyshimet e para të policisë, flet pronari i lokalit: S’kam konflikte

Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, dëmtohen 5 biznese, policia: Ja dyshimet

April 6, 2026
“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In