• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lum me gjoba për zgjedhjet në Kosovë

by Java News
26/11/2017 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa do të jap epilogun për dy ankesat e dorëzuara nga Lidhja Demokratike e Kosovës për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot.

Mulë Desku, kryesues i sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, në një intervistë për KosovaPress ka bërë të ditur se për shkak të votimit me postë, LDK për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP.

Ai tha se ankesat janë në procedurë dhe se vendimi përfundimtar do të merret brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i dorëzimit e që i bie që sot PZAP-ja të marrë vendim për këto dy ankesa.

Desku tha se janë edhe katër apo pesë ankesa për shqyrtim të cilat i kanë dorëzuar kandidatët për asamble të cilët pas rinumërimit të kutive kanë humbur të drejtën për asamble komunale. Kryesuesi i PZAP-së, Mulë Desku ka folur edhe për gjobat e shqiptuara gjatë fushatës zgjedhore për raundin e dytë, ku sipas tij shifrat e gjobave arrijnë në rreth 37 mijë e 900 euro.

Ai tha se gjoba janë shqiptuar nga paneli për arsye se kandidatët mbështetës apo edhe vetë kandidatët që kanë qenë në garë kanë thyer heshtjen zgjedhore. “Shuma e gjobave sa i përket balotazhit apo raundit të dytë të zgjedhjeve të 22 tetorit është si në vijim: shuma totale është 37 mijë e 900 euro.

Këto gjoba janë shqiptuar ndaj subjekteve politike: AAK me 2 mijë e 500 euro, Alternativa 2 mijë e 500 euro, LDK 7 mijë e 800 euro, LVV 16 mijë e 300 euro dhe PDK 8 mijë e 800 euro. Këto gjoba janë shqiptuar nga paneli për arsye se kandidatët mbështetës apo edhe vetë kandidatët që kanë qenë në garë por edhe kandidatëve të tjerë që iu kanë ndihmuar në garën për balotazh, është konstatuar dhe është vërtetuar se kanë thyer heshtjen zgjedhore dhe në përputhje me ligjin janë shqiptuar këto gjoba”, tha ai.

 

Desku tha se subjektet politike të dënuara me gjoba nga PZAP-ja për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale nuk i kanë paguar ende ato. Sipas tij, partitë politike Nisma për Kosovën, Aleanca Kosova e Re, Lëvizja Vetëvendosje, Lista Serbe, Lëvizja për Bashkim kanë paguar gjobat e shqiptuara gjatë raundit të parë zgjedhor, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka paguar një shumë minimale prej 1 mijë e 350 euro. Kurse, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Alternativa nuk kanë paguar fare gjobat e shqiptuara nga PZAP për raund e parë.

Ndryshe, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjatë fushatës zgjedhor për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjithsej 219.450 euro, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Rreth 18 500 biznese debitore, Tatimet: Shlyeni borxhin ose do bllokojmë llogaritë

Ligji i fshirjes së detyrimeve/ Tatimet i falin bizneseve 17.1 miliardë lekë,ja kush përfiton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In