• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me të moshuarit: Bamirësia duhet të jetë pjesë e të gjithëve

by A R
28/12/2017 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare iu bashkua thirrjes së Bashkisë së Tiranës, që në prag të festave të fundvitit, të sjellë pak gëzim e dashuri për shtresat më në nevojë të shoqërisë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetari i AMF-së, Ervin Koçi, shërbyen një drekë festive të gjithë njerëzve në nevojë, kryesisht të moshuar, që frekuentojnë Qendrën Sociale të Bashkisë së Tiranës në Bulevardin “Zogu I”. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi AMF-në për gatishmërinë që tregoi për t’iu bashkuar nismave solidare të Bashkisë së Tiranës në kohë festash.

“Janë të rralla ato institucione të cilat thonë, nuk do të mendojmë vetëm për veten tonë, por për ne, pjesë e organizimit të fundvitit, do të jetë edhe një drekë, një vakt i ofruar për qendrat tona sociale. Ndaj, për këtë arsye të falenderoj me gjithë zemër. Arsyeja pse e them këtë është se asnjë njeri nuk ia del dot i vetëm. Një kryetar, një bashki, një staf sado të bëjë, qyteti është i stërmadh, nevoja është e stërmadhe, projektet janë shumë të komplikuara, do të thotë se asnjë s’ia del dot vetëm. Kjo është arsyeja pse për çfarëdo lloj projekti na duhet ndihmë nga të gjithë”, tha Veliaj.

Ai theksoi se bamirësia duhet të jetë pjesë e jetës së secilit dhe e kujdo, ndaj dhe ftoi të gjithë ata që kanë mundësi, qofshin individë apo institucione, të bashkëpunojnë me qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës. “U bëj thirrje të gjitha institucioneve që kanë mundësi, mund të jenë shtetërore, mund të jenë private, mund të jenë organizata joqeveritare, sikur secili të marrë përsipër një ngastër të vogël për të qenë solidarë, për të qenë bashkëpunues, për të ndihmuar dhe për të hequr një vakt, do të kemi një vit të ri që Tirana e ka të paprecedentë, plot solidaritet”, shtoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj tha se tashmë për Bashkinë e Tiranës sfida është edhe më e madhe, pasi ajo duhet të matet me vetveten dhe punën e saj të një viti më parë dhe jo me atë që kanë bërë të tjerët. “Gjithmonë besoj se mund të bëjmë akoma më mirë, tani krahasohemi me veten tonë, jo me të tjerët. Kur krahasohemi me veten tonë duhet që çdo vit të mundim veten tonë vjet dhe unë besoj që këtë dhjetor Tirana realisht ka pasur një solidaritet të jashtëzakonshëm në të katër cepat e saj”, u shpreh Veliaj.

Ai shprehu mirënjohje për të gjithë punonjësit që shërbejnë në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës, të cilët arrijnë t’i qëndrojnë pranë njerëzve në nevojë, duke nisur nga fëmijët në situatë rruge e deri tek të moshuarit në nevojë apo të braktisur. “Një urim e kam për të gjithë ata që shërbejnë në qendrat tona sociale dhe të gjithë punonjësit socialë, ata që merren me higjienën, me transportin, me logjistikën, tek terapistët. Një pjesë e madhe e punës në qendrat sociale është me fëmijët e rrugës, me raste shumë të vështira, me qytetarë që mund të jenë dhunuar, siç mund të jenë zonja, zonjusha nga familje, apo realitete shumë të vështira. Puna e një punonjësi social është puna më e vështirë në bashki”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Kryetari i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi, vlerësoi punën e bërë nga Bashkia e Tiranës në mbështetje të shtresave në nevojë dhe për moshën e tretë. “Punonjësit në institucionin që unë drejtoj të AMF kanë kontribuar të gjithë modestisht për të qenë pranë jush në këto ditë festash. E ndjej për detyrim për të qenë pranë jush dhe besoj se ju meritoni më shumë. Bashkia po bën shumë dhe kam bindjen se edhe më shumë do bëhet”, tha Koçi. Ai theksoi se në këto ditë festash, të gjithë duhet të jenë më pranë njerëzve që janë në vështirësi. /b.d

Next Post
Sherr me thika mes shqiptarëve në Greqi, 2 të plagosur rëndë

Sherr me thika mes shqiptarëve në Greqi, 2 të plagosur rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

Egnatia shkatërron Tiranën për 45 minuta: Dede thyen ish-skuadrën e tij, Klafuric “pa pankinë”

August 24, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

August 24, 2026
Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com