• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me socialistët e Njësisë 5: Mobilizim për fitoren e katërt të Edi Ramës. Meritë e PS që Shqipëria dhe Tirana po ndryshojnë

by Java News
08/06/2024 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se PS ka nisur mobilizimin për fitoren e katërt të kryeministrit Edi Rama. Në vijim të turit të mirënjohjes nëpër njësi, në prag të 33-vjetorit të PS, Veliaj tha se ajo është e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet.

“Këtë ditëlindje të PS e kemi shpërndarë në të gjitha njësitë sepse ai oborri i vogël i Partisë Socialiste është bërë edhe më i vogël tani që jemi shtuar me shumë anëtarë të rinj. Dua t’u them mirë se erdhët, ju urojmë shumë sukses e mezi pres që energjia juaj, mendimet, idetë tuaja, gjaku i ri, të furnizojë partinë tonë me më shumë energji, ide, kurajo, për zgjedhjet që po afrohen, për të cilat ne fillojmë që tani një mobilizim të jashtëzakonshëm për fitoren e katërt të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, si e vetmja forcë që di të bëjë shtet dhe qytet”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se kundërshtarët e PS nuk kanë alternativa, por vijojnë me dhunë dhe shkatërrim. “Që të bëje karrierë dikur, në qeverinë ose shtetin shqiptar, duhej të rrihje një socialist, dhe nuk kish rëndësi nëse ishte viti ’94, ‘96, ‘97, ‘98, dhuna ndaj socialistëve ishte e vetmja mënyrë se si ti ngjisje shkallët e karrierës. Ne sapo emëruam një rrugë me emrin e “Remzi Hoxhës”, çka na kujton se si zhdukeshin njerëzit nga ai sistem, ku karriera bëhej mbi dhunimin e çdo njeriu që ishte progresist, i majtë dhe socialist”, tha Veliaj.

Ai komentoi edhe protestat e dhunshme të Rithemelimit dhe të PL para Bashkisë së Tiranës, duke goditur me molotov. “Ti mund të djegësh goma para Parlamentit, të shkatërrosh objekte të kulturës, siç është Bashkia e Tiranës, që është një institucion jo privat i socialistëve, është i kujtdo që qeveris në atë moment dhe është pronë e qytetarëve të Tiranës. Aty kupton që kemi përballë kundërshtarë, që as nuk janë pjekur politikisht, as nuk kanë një mision, as nuk kanë Zot, din e iman, shtet, atdhe, të cilët të dhimbsen kur i shikon se si në mes të kulmit turistik djegin goma në mes të Tiranës. Mendova që këto skena i kishin lënë tek Astiri, i kisha harruar nga vitet ‘90. Ata janë po ata. Fakt që Shqipëria dhe Tirana ndryshon është meritë e forcës që udhëheq, Partisë Socialiste të Shqipërisë”, tha Veliaj./m.j

Next Post
Emri/ Zyrtari i lartë i Policisë merret në pyetje në SPAK

Emri/ Zyrtari i lartë i Policisë merret në pyetje në SPAK

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

November 6, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

“Ke ardhur për sherr?”, Lapaj-Qori dhe Shehaj ironi dhe batuta për bashkimin: Ke hapur lokal…

November 5, 2026
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, mposhtet 2-0 nga Universitatea Craiova

November 5, 2026
“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

“Mos bëj gam gam se po flas!” Plas sherri në studio, Noka përplaset fizikisht me gazetarin

November 5, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Qeveria çon në Kuvend projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për heqjen e vizave për refugjatët

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In