• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Me projektet e mëdha ia ndërruam dhe nderuam faqen Tiranës, duke e kthyer në një kryeqendër ballkanike

by Java News
12/02/2023 15:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj në videomesazhin e tij javor për qytetarët e Tiranës, renditi disa nga projektet e mëdha të realizuara vitet e fundit.

“Nuk mund të rri pa përmendur disa projekte të mëdha, që ia ndërruan dhe ia nderuan faqen Tiranës, duke e kthyer në një kryeqendër ballkanike si: Sheshi “Skënderbej”, ku ne kemi pasur mundësinë të zhvillojmë një pafundësi aktivitetesh pa makina, i dedikuar për njerëzit; si “Pazari i Ri”, që është kthyer në një hapësirë ikonë për Tiranën; “Bulevardi i Ri”, që do të jetë Tirana e 100 viteve të ardhshme, si një zgjatim i shtyllës kurrizore të qytetit tonë; Stadiumi “Arena Kuqezi”, që me gjithë debatin, sot është kthyer në një hapësirë fantastike, jo vetëm për sport, por edhe për ekonominë lokale; sheshi “Italia”; siç është Kalaja, apo Piramida, që presim të hapim; apo si Parku i Liqenit, ku pastruam gjysmën e zaptuar në ish-komunën Farkë dhe ndërkohë shumë shpejt do të hapim Liqenin e Farkës, si mushkëria e dytë e qytetit,” u shpreh Veliaj.

Ai përmendi investimet në infrastrukturën arsimore ku nuk ishte ndërhyrë prej vitesh. “Vetëm kohët e fundit kemi hapur 43 shkolla të reja, që sot shërbejnë edhe si qendra komunitare, me standarde bashkëkohore europiane dhe me klasa të kodimit dhe teknologjisë, që s’i kemi parë kurrë më parë”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se janë shtuar hapësirat publike dhe ato të gjelbra.
“Përkujdesja ndaj përditshmërisë dhe jetës së shëndetshme ka qenë një mision që e kemi ndjekur në çdo moment të këtij mandati dhe të kësaj skuadre në Bashkinë e Tiranës, përmes hapësirave publike, që janë kthyer në shërbim të komunitetit. Qytet më i pastër, qytet më i gjelbër në secilin cep të Tiranës sonë. Mbjelljes të thuajse 1 milion pemëve, jemi shumë afër rekordit më të madh të mbjelljeve të pemëve në Tiranë, të një transformimi të Parkut të Madh apo të shtimit të korsive të biçikletave, sidomos pas pandemisë, ku kuptuam që jeta aktive dhe ecja, apo vrapimi, apo përdorimi i biçikletës na ndihmon që të mbajmë një Tiranë më të shëndetshme,” shpreh ai.

Gjërat janë më mirë se edhe për ekonominë dhe punësimin tha Veliaj. “Është rritur ekonomia, është rritur punësimi në qytetin tonë, shpesh edhe përmes aktiviteteve që më përpara nuk i kishim menduar, siç është 4-fishimi i turizmit; zhvillimit të industrisë së ndërtimit, që punëson rreth 100 mijë vetë; industrisë prodhuese, ajo e zhvillimit të bujqësisë. Jemi siguruar që zhvillimi të prekë çdo cep të Tiranës së madhe, duke çuar investime publike me po të njëjtën cilësi, si këtu qendër, ashtu edhe në zonat rurale, duke filluar nga Shëngjergji, deri në Ndroq, edhe nga Krraba deri në Kashar,” u shpreh kreu i Bashkisë.

“Tirana, – theksoi Veliaj, – ka ditur gjithmonë të jetë bujare dhe mikpritëse, e kurrë nuk është ndarë në të ardhur e vendalinj, ndaj ka ditur të jetë shumë solidare për ata që kanë pasur më pak mundësi dhe më shumë nevojë”.
“Prandaj, në traditën më të mirë të Tiranës sonë, ne kemi synuar që ta forcojmë këtë virtyt, përmes ofrimit të banesave sociale, kredive të buta, çekut të bebes, bursave për nxënësit me 10-ta që janë ekselentë dhe një qeverisje në nivel kapilar përmes administratorëve, jo vetëm administratorët e njësive, po deri në nivelin fundor me administratorët e pallateve, risi që nuk ekzistonin më përpara dhe sot janë bërë pjesë e stofit të Tiranës. Sot kemi edhe një Kartë Studenti që ofron edhe abonenë falas, mbulon 50% të kostos së konvikteve, përtej shumë shërbimeve të tjera në rreth 1500 biznese. Këto konvikte që fola, janë transformuar plotësisht, duke ofruar për studentët kushte shumë herë më dinjitoze dhe ato pak që na kanë mbetur, janë sot kantiere për t’u transformuar,” nënvizoi ai.

Tirana është në rrugën e duhur, – tha Veliaj, – por lipset që punët e nisura ne t’i çojmë deri në fund, sepse vetëm një skuadër e bashkuar si “Bashkia, Qytetarët dhe Qeveria jonë”, ky trinom që bën që gjërat të funksionojnë, mund të përmbyllë me sukses projektet që ka nisur qyteti ynë”.

 

Next Post
“T’lutna merri syt e mi…”/ Luizi zbulon tekstin e këngës që ka shkruar për Kiarën brenda BBVIP

“T’lutna merri syt e mi...”/ Luizi zbulon tekstin e këngës që ka shkruar për Kiarën brenda BBVIP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com