• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Më pritën jashtë SPAK makinat 100 mijë euro të këtyre që kanë mbledhur stanin me lepuj. Tirana e ‘94 me ndërtime pa leje nuk…!

by Java News
30/04/2024 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Menjëherë pas daljes nga SPAK, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj iu bashkua mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak. Ai ironizoi grushtin e militantëve të Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës, kur tha se në mëngjes, para Spakut nuk u prit nga prokurorët, por ata që mbushin stanet me lepuj dhe me makina 100 mijë euro”.

“Ju kërkoj shumë ndjesë për vonesën në këtë mbledhje. Jam informuar, pas daljes nga SPAK, prej faktit që stani me lepuj ka rrethuar bashkinë se ju keni vendosur ta bëni mbledhjen online sepse nuk shtyjmë dot vendimet e rëndësishme, sociale për qytetin, per ata njerëz që presin ndihmën ekonomike, teksa mendoj se sot në SPAK, në vend që të më prisnin prokurorët, më pritën makinat nga 100 mijë euro të këtyre që kanë mbushur stanin me lepuj. E kuptoj që për ne është shumë e rëndësishme të japim ndihmën ekonomike, të japim bonusin e qirasë, të japim bursat për fëmijët, të japim shpërblimin për ekipin e Partizanit dhe të bëjmë disa emërtime që i kanë bere nder qytetit tonë, siç është titulli Qytetar Nderi per Ali Ahmetin, patriotit të madh nga Maqedonia e Veriut, shqiptarit me zemër të luftës, por edhe të punës dhe të paqes. Si dhe disa emërtime të tjera në qytet, që kane të bëjnë me figura shumë të rëndësishme, si Remzi Hoxha, të cilin SHIK-u i Sali Berishës e vrau dhe e la pa varr. Ky qytet sot duhet të kujtojë që Sali Berisha me lepurin në bark, – se stani me lepur është këtu jashte, por lepuri në bark është te rruga Mustafa Matohiti, – jo vetëm i vrau dhe i la pa varr, por nuk kërkoi kurrë ndjesë dhe ky qytet ka detyrim që t’i kujtojë”, tha Veliaj.

Veliaj: Tirana e ‘94 me ndërtime pa leje nuk do të kthehet kurrë pas; Kur të shkruhet historia e këtij qyteti do mbeten veprat

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi qytetarët e Tiranës se Tirana nuk do të rikthehet më në kohën e ndërtimeve pa leje dhe kur plehrat mbulonin qytetin. Duke folur në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, Veliaj tha se Tirana është e pandalshme në rrugën e saj të transformimit, ndërsa ata që protestojnë jashtë godinës së Bashkisë duan të kthehen në kohën e ndërtimeve pa leje.

“Tirana është sot ku e ku më e pastër. Ne kemi gjetur një Tiranë ku këta që këndojnë si gjeli në majë të plehut, e kishin mbushur gjithë Tiranën pleh. Dhe këta që i ka marrë malli për kioskat, këta i ka marrë malli për Parkun Rinia që qelbej, këta i ka marrë malli që loznin bilardo mbi Lanë, mbi fekale, këta i ka marrë malli të ndërtojne kuturu në sheshin Skënderbej apo në çdo hapësirë publike, siç ka qenë Liqeni i Tiranës. Këta janë të njëjtët njerëz që merrnin pistoleta me vete kundër këndit të lodrave dhe sot janë stan me lepuj. Dhe po të shikosh, vija tani në sheshin “Skënderbej”, mbushur sheshi me turistë qe fotografonin këta në 2024, që kanë nostalgji Shqipërinë e 1994. Po ju’a them qartë: Shqipëria dhe sidomos Tirana e 94 nuk do të kthehet kurrë pas! Nuk ka asnjë shans! Jo në paralele dhe në palestër, por edhe në majë të Himalajës të shkojë ai që ka lepurin në bark dhe jo në ballkon te shkolla “Kosova – ku meqë ra fjala donte ta bënte pallat – ata nuk kanë çfarë i bëjnë Tiranës. Unë jam i zgjedhur nga qytetarët e Tiranës, ju jeni shumica dërrmuese të zgjedhur nga qytetarët e Tiranës dhe ju garantoj se kur të shkruhet historia e këtij qyteti do mbeten veprat”, tha Veliaj./m.j

Next Post
VIDEO/ Protesta me molotov, humbet ndjenjat polici i FNSH në detyrë. Cinizmi: Policë të pa ushqyer dhe..!

VIDEO/ Protesta me molotov, humbet ndjenjat polici i FNSH në detyrë. Cinizmi: Policë të pa ushqyer dhe..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In