• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me përfaqësues të shoqërisë civile: Falë jush, kemi zgjidhur shumë prej problematikave sociale në Tiranë

by Java News
21/12/2023 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëria civile ishte grupimi i radhës, që u vlerësua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me certifikata mirënjohjeje për punën e tyre të bërë gjatë vitit që po lëmë pas. Në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile, ai u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e deri tanishëm.

“Fundi i vitit është një moment i bukur për të festuar edhe gëzuar arritjeve, por është edhe një mundësi për të reflektuar, e sidomos për ata që na ndihmojnë. Një shprehje shqiptare thotë ‘trimi i mirë me shokë shumë’, dhe më vjen mirë që një pjesë të përgjegjësisë e kam ndaj me ju sepse askush nuk ia del dot i vetëm. Edhe në vendet më të zhvilluara, në Francë, në Angli, në Shtetet e Bashkuara, në Australi, ndjenja për të ndarë barrën, sidomos për çështjet sociale, është parimi më i drejte sepse askush nuk e ka monopolin, as të bamirësisë, as të zgjidhjes së problemeve”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se falë këtij bashkëpunimi të frytshëm, janë zgjidhur shumë prej problematikave sociale në Tiranë. “Të gjithë bashkë kemi një mision për ta çuar përpara qytetin dhe sigurisht sfida e një qyteti si Tirana, që rritet në mënyrë galopante, është: A po rriten të gjithë njësoj? Mos kemi harruar dikë mbrapa pas tërmetit apo pandemisë? Ne nuk i dimë cilat janë hallet e njerëzve dhe ndoshta nuk do t’i dimë dot të gjitha hallet, por ajo që dimë është cilat janë zgjidhjet. Zgjidhjet janë menaxhim i çdo rasti, pa diskriminuar ngjyrën, pa diskriminuar prejardhjen, pa diskriminuar familjen, për t’u siguruar që në Tiranë ndihmohen të gjtihë me dinjitet dhe respekt të plotë”, theksoi ai.

Veliaj vlerësoi profesionalizmin me të cilat janë ndjekur rast pas rasti këto problematika, duke nisur që nga solidariteti për një familje në nevojë e deri te trajtimi me strehim social i tyre.

Next Post
Zëri i Amerikës/ Projektligji për mediat, KE: Me gjithë ndryshimet që i janë bërë, përsëri ngre shqetësime

BE godet faqet më të mëdha me "pullë të kuqe", u vendos masa të rrepta sigurie

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    3 years ago

    lali mashtruesi e hajduti,edhe rradha jote vjen fidhe pase k/hajdutit qe eshte edvin karapushti,nuke te harron SPAK ase ty,je ne lradhe edhe ti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com