• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me nxënësit e shkëlqyer të Tiranës: Të promovojmë vlerat e vërteta! Prindërit tuaj sakrifikuan gjithçka që…

by
24/01/2023 20:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka mbyllur ditën e sotme, dedikuar tërësisht arsimit në Ditën ndërkombëtare, me një vlerësim për nxënësit e shkëlqyer të qytetit, të cilët prej disa ditësh janë promovuar prej kryebashkiakut edhe në rrjetet sociale. Në takimin me ekselentët e gjimnazeve të kryeqytetit, Veliaj vuri në dukje se përmes promovimit të tyre vetë shoqëria ndihmon në evidentimin e vlerave të vërteta të brezit të ri.

“Unë zgjodha që mënyra më e mirë për të festuar ditën s arsimit dhe mënyra më e mirë për t’i tërhequr vëmendjen shoqërisë sonë është duke treguar modelet, fotografitë, shembujt, notat tuaja dhe për ta shkundur pak qytetin tonë, duke promovuar ata që janë realisht VIP-at e Tiranës, çunat dhe gocat që punojnë fort, që janë me dhjeta. Dua që të gjithë të bëjmë një fushatë se çfarë quhet vlerë dhe meritë në shoqërinë tonë. Nëse secili prej nesh e bën këtë betejë, unë jam i bindur se do e fitojmë këtë betejë të qytetit tonë, të kombit tonë dhe shoqërisë ku jetojnë për vlera, meritë dhe punë,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se trendi i Tiranës ka qenë të rritet dhe prova për këtë janë ata të rinj dhe ata prindër që sakrifikojnë që fëmijët e tyre të rriten në një qytet që ofron çdo mundësi.

“Ndonjëherë trishtohem, – u shpreh Veliaj, – kur dëgjoj që për efekt të politikës fillon ajo përçarja: “Unë jam den baba den – këta janë të ardhur”. Jam gati të vë bast, 90% e prindërve tuaj kanë ardhur nga diku tjetër. Unë vetë jam fëmijë i dy prindërve që erdhën nga Berati dhe Vlora. Unë linda në Tiranë, u rrita këtu. Por ky ka qenë trendi i Tiranës 103 vjet, që kur është bërë kryeqytet. Nga 1920-2023, në 103 vjet Tirana është rritur 103 herë. Filloi me 10 mijë banorë, sot është mbi 1 milion banorë. Për prindërit tuaj, sidomos për ata që kanë lënë gjithçka në veri dhe jug të Shqipërisë, në fshatra të thellë, në provinca të largëta, e vetmja arsye e fortë për të lënë rehatinë dhe zonën e tyre të komfortit ishte se kishin një çun dhe kishin një gocë që po të vinin ata në Tiranë me sakrifica, ai çun apo ajo gocë do punonte fort dhe do mësonte fort dhe një ditë do të ishte te më të mirët e Tiranës që do justifikonte gjithë sakrificën, mundin dhe sfidat e tyre,” tha kryetari i Bashkisë.

/e.d

Next Post
VIDEO/ Afrimi arrin në ‘tjetër nivel’: Me ngacmime e lojëra, Luizi e merr ‘hopa’ Kiarën nëpër shtëpi

VIDEO/ Afrimi arrin në 'tjetër nivel': Me ngacmime e lojëra, Luizi e merr 'hopa' Kiarën nëpër shtëpi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

Gjendet droni i tretë pranë aeroportit gjerman, dyshohet për eksploziv nga rusët

August 25, 2026
Aksident i rëndë në Divjakë, 62-vjeçari në rrezik për jetën

Identifikohet një nga 2 personat që humbën jetën në aksidentin e Golemit

August 25, 2026
Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

Greqia zhvendos raketat Patriot në Kretë pas kërcënimeve iraniane

August 25, 2026
Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

Ethet e Nilit mbërrijnë në Korçë, 72-vjeçari dyshohet se u pickua nga mushkonja, ja simptomat që paraqiti

August 25, 2026
Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

Kursi i këmbimit, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot

August 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Dobët në Internet, fort në terren…

August 25, 2026
“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

“Ku ta vrasim Barron Trump?” SHBA heton videon iraniane që kërcënon djalin e presidentit amerikan

August 25, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Ndërtimi i bazës mekanike të trenave, shpallet fituesi i kontratës 9 mln euro

August 25, 2026
Motori përplaset “kokë më kokë” me makinën/ Humb jetën 29-vjeçari shqiptar në Santorini

Motori del nga rruga dhe përplaset me bordurën, dy të vdekur në Golem të Kavajës

August 25, 2026
Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

Vrau nënën dhe plagosi babanë, Florion Dalladaku kishte tentuar të vriste me çifte edhe një bashkëfshatar

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com