• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me mësuesit e shkollave: Tirana Kryeqyteti i mundësive të mëdha! Debati për të ardhurit që bën opozita, është racist

by
24/01/2023 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana është qyteti i mundësive dhe askush nuk ka të drejtë t’i thotë një prindi të mos ia japë këtë mundësi fëmijës së tij. Në vijim të aktiviteteve per Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, nga palestra e shkollës se saporindertuar “Sami Frashëri”, ku u takua me drejtorët dhe mësuesit e shkollave të Tiranës, kryebashkiaku Veliaj tha se kryeqyteti do të vijojë të rritet, për sa kohë ofron kushtet që ëndërron të ketë çdo familje.

“Ashtu si një mësues, – tha Veliaj, – “nuk zgjedh dot në klasë dhe t’i thotë gjysmës së nxënësve “për ju nuk ka vend”, edhe një kryetar Bashkie nuk mund të thotë “u mbush qyteti, ju të tjerët duhet të ktheheni!”. Sipas tij, eshtë fakt që sot në Tiranë janë regjistruar 700 mijë votues.

“Për sa kohë Tirana vazhdon të jetë plani kryesor i një prindi, që do të çojë fëmijën në një shkollë të mirë, në një universitet të mirë, të gjejë një punë të mirë, ta çojë te qyteti që është edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë, edhe i Sportit, ku ka dhe Opera, ku ka edhe balet, ku është cilësia e shërbimeve më e madhe, atëherë kush jemi ne të gjykojmë?! Ata femije duhet të kenë të njëjtin shans si gjithe te tjeret,” nënvizoi Veliaj.

Ai tha se opozita duhet të heqë dorë nga deklaratat raciste, se të ardhurit nuk kanë vend në Tiranë.

“Apeli im edhe për kolegët që kandidojnë në fushatë eshte eja debatojmë gjithçka, jam gati të flas për gjithçka, por jo këtë muhabetin racist kush është i ardhur dhe kush është “den baba den”. Është viti 2023. Për një kryeqytet që njihet si Kryeqytet Europian i Rinisë, ku në Tiranë vetëm italianë jetojnë 20-25 mijë vetë, kjo është një temë e viteve ’90. Temat e kohëve të sotme janë kodimi, blockchain, metaverse, janë kriptomonedhat, janë realitetet virtuale, jane gjuhët moderne të punëve të së ardhmes, që do na vijnë përmes teknologjisë. Në momentin që ne i kthehemi muhabeteve të viteve ‘90 i kujt je ti, i kujt jam unë, kush erdhi këtu i pari, realisht degradon në banalitet,” u shpreh Veliaj.

/e.d

Next Post
Dëshmoi për 2 orë e gjysmë në Polici, Artan Hoxha: Videoja e 21 janarit që unë kam publikuar s’ishte provë, por…!

"Pse e solla audio-përgjimin"/ Artan Hoxha: Zbardhja e “21 Janarit” duhet të shërbejë për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

Rrezikohet përmbytje e dytë në Nepal, shkon në mbi 489 bilanci i viktimave, 2300 të zhdukur

August 28, 2026
Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

Beogradi: Mlladiç do të varroset me të gjitha nderimet ushtarake dhe shtetërore

August 28, 2026
Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

Përplasen dy kamionë te Shkëmbi i Kavajës, zënë makinën në mes dhe e bëjnë ‘sanduiç’

August 28, 2026
Tingulli që magjeps botën! Cila janë orkestrat më të famshme dhe historia e tyre

Tingulli që magjeps botën! Cila janë orkestrat më të famshme dhe historia e tyre

August 28, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

August 28, 2026
Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

Arti shqiptar në zi! Shuhet piktori Kujtim Buza, i biri i mjeshtrit Abdurrahim Buza

August 28, 2026
Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë për të njohur materialet

August 28, 2026
Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

Gjendet e pajetë Marisa, vogëlushja që u rrëmbye nga uji në Bulqizë

August 28, 2026
Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

Forcat xheniere përjashtojnë rrezikun në Durrës: Celulari nuk përmban asnjë element shpërthyes

August 28, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Osman Kavala fiton kundër Turqisë, Osman Gazepi është kadiu i Shqipërisë

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com