• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me kryebashkiakët e zgjedhur për herë të parë: Nëse merrni vendimet e duhura, qytetarët do t’ju votojnë sërish

by A R
09/07/2023 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë dje në trajnimin “Sfidat dhe Perspektivat e Qeverisjes Vendore”, organizuar për kryetarët e bashkive të zgjedhur për herë të parë nga Fondacioni “Qemal Stafa” dhe “Friedrich Ebert-Stiftung”.

Ai u tha drejtuesve të rinj lokalë se të qenit kryetar i një bashkie është një punë sa sfiduese, aq edhe e bukur, pasi i shërben qytetit. “Është padyshim puna më stresuese në vend, por edhe puna më e bukur në vend. Nuk e di nëse ka ndonjë rankim cilat janë punët më entuziaste dhe punët që kanë më shumë duk, padyshim është të qenit kryetar bashkie. Shpresoj shumë që do e shijoni këtë eksperiencë dhe vërtet është një punë jashtëzakonisht shpërblyese. Është e vetmja punë kur ti merr vendim në mëngjes dhe shikon rezultatin në darkë,” deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se të drejtosh punët e një qyteti nuk do të thotë që t’iu pëlqesh të gjithëve, pasi ka vendime që nuk shkojnë në interes të të gjithëve.

“Shpesh herë në politikë kemi dëshirë të na pëlqejnë të gjithë. Në fakt, në politikë duhet të të pëlqejë 50 +1%. Para meje ishte një kryetar tjetër në krye të Bashkisë së Tiranës. Ai vuante pikërisht nga kjo, donte t’iu pëlqente të gjithëve. Dhe nëse donte të bënte një rrugë dhe aty kishte ndërtuar njëri pa leje, ai thoshte “nuk dua ta prish me këtë” dhe nuk e bënte. Nëse donte të bënte një ndërhyrje, një pastrim, aty ku dikush kishte vënë një kioskë, “mos ta prish me këtë”. Në fund fare, Luli e prishi me të gjithë, sepse në përpjekje për t’iu pëlqyer të gjithëve nuk bëri dot asnjë punë. Dhe edhe pse mendoi se u pëlqeu të gjithëve, kur njerëzit shkuan në kutitë e votimit, mendonin ndryshe,” tha Veliaj.

/a.r

Next Post
Elton John i thotë “stop” muzikës, legjenda e muzikës POP përshëndetet me fansat

Elton John i thotë “stop” muzikës, legjenda e muzikës POP përshëndetet me fansat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com