• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me krerët e besimeve fetare: Hapësirat e zaptuara prej vitesh do u rikthehen Kishave

by A R
28/12/2021 14:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në darkën e Krishtlindjeve bën bashkë krerët e besimeve fetare në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj deklaroi se do të rindërtohen disa kisha në kryeqytet dhe do të ndërtohet një Kishe Ungjillore në zonën e Bulevardit të Ri.

“Kemi disa lajme të mira për të ndarë. Pas një kalvari të gjatë prej 30 vitesh, më në fund Kisha Ortodokse me Bashkinë e Tiranës kanë zgjidhur një kalvar të hipotekave, të çështjeve të pronave në Shqipëri, për të pasur Kishën e Shën Prokopit, e cila vitin tjetër do të pajiset me një leje nga Bashkia e Tiranës dhe ashtu siç ne themi: “do të jetë më e madhe, më e bukur dhe më e fortë”! Kemi një lajm të shkëlqyer për Kishën Katolike. Më në fund prapë në një kohë rekord, toka tek lapidari, ish-repart ushtarak që i përkiste kohës ku të gjithë mobilizoheshin, armatoseshin për armiq që nuk mbërritën kurrë, do t’i kthehen Kishës Katolike dhe aty do të kemi një kishë që i është dedikuar shenjtores Nënë Terezës.

Një kërkesë e shumë besimtarëve, një kërkesë e shumë pelegrinëve që ndjekin turet e pelegrinazhit, që në një vend që krenohet me Nënë Terezën, nuk ka një faltore të saj. Kështu që jemi duke diskutuar edhe shtatoren, edhe faltoren, edhe seminarin, për ta kthyer të gjithë atë hapësirë në një bekim të jashtëzakonshëm për besimtarët katolikë. Gjithashtu jemi afër një vendimmarrje për Kishën Ungjillore, që në një zonë që do të quhet; Nuk e di a do të quhet Tirana e re, apo “Tirana e re fringo fare”.

Është një zonë e Bulevardit të Ri, për të mos u ngatërruar me “Tiranën e Re” të pasluftës tek Njësia 5, edhe aty kemi një marrëveshje për një Kishë Ungjillore dhe për t’u siguruar që ky vit i ri na gjen me 3 stacione të besimit. Vërtetë Tirana ka shumë ndërtime dhe unë marr shumë kritika për to, por unë besoj që edhe tek ndërtimi funksionon parimi biblik i kripës, kripa nuk ka nevojë të jetë e shumtë, por duhet të jetë mjaft dhe me karar dhe sadopak i jep shije gjellës. Edhe pavarësisht se këto janë 3 akupunktura në një qytet të stërmadh, unë prapë besoj që janë tamam si kripa për gjellën që gatuhet në shpirtrat dhe në komunitetin tonë”, tha ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

/a.r

Next Post
“Çorap” shifrash në “kokën” e PD: Dy Kuvendet e PD fryjnë pjesëmarrjen, mbi 10 mijë delegatë, nga 7600 që janë gjithsej

Basha “spastron” Forumin Rinor / Hapen aplikimet për Kryetar, por statuti nuk parashikon asgjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

Izraeli bën bilancin: Irani na ka sulmuar me mbi 400 raketa balistike që nga nisja e luftës

March 22, 2026
Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

Ministri Hoxha: Zgjerimi i BE-së jo thjesht një politikë, por domosdoshmëri strategjike për një Evropë më të fortë

March 22, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 23 mars 2026

March 22, 2026
Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Analiza e REL: Lëvizjet e Serbisë dërgojnë paralajmërime serioze! Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

March 22, 2026
KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

KE: Shqipëria, progres me drejtësinë, por të ruhet pavarësia e gjyqësorit! Korrupsioni mbetet problem

March 22, 2026
Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

Shpërthim i fuqishëm në Romë, shembet pallati dhe tre banesa. Dy persona të plagosur dhe dhjetëra të evakuuar

March 22, 2026
Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

Aksident me vdekje në Tiranë/ Motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën drejtuesi 28-vjeçar i mjetit

March 22, 2026
Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

Kush do e fitonte një Big Brother mes Selin dhe Gjestit? Ja si përgjigjet Gimbo

March 22, 2026
Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

Sulmi ndaj bazës anglo-amerikane në Diego Garcia, Teherani mohon përgjegjësinë

March 22, 2026
Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

Kancelari gjerman i kërkon Kurtit përparime të tjera në dialogun e Kosovës me Serbinë: Para jush qëndrojnë detyra sfiduese

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In