• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me kampionin e botës në gjimnastikën artistike Matvei Petrov: Na ndero edhe në Lojërat Olimpike!

by
01/07/2021 14:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi u shpall kampion bote në Gjimnastikën Artistike për ngjyrat kuqezi, objektivi i radhës i gjimnastit rus, Matvei Petrov, tashmë është medalja e parë në historinë e Shqipërisë në Lojërat Olimpike.

Së bashku me trajnerin Alon Hasa, sportisti rus, i cili përfaqëson Shqipërinë në arenën ndërkombëtare, ka marrë përgëzimet e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një bisede online, Veliaj e uroi Matvein për medaljen e arit në Kupën e Botës në Osijek të Kroacisë, ndërsa i ka uruar të njëjtin sukses edhe në Olimpiadën e Japonisë.

“Je zyrtarisht numri një në botë! Le të sigurohemi që kjo të zgjasë për një kohë të gjatë,” u shpreh Veliaj, i cili nga ana tjetër siguroi se në Tokio gjithçka është gati për stërvitjen e kampionit. “Kam lajme të mira: Sot do t’ju kalojmë sponsorët që të keni fonde për përgatitjet në Japoni. Do kesh mundësi të shfrytëzosh palestrën në periferi të Tokios, që kur të transferohesh te fshati olimpik të jesh super në formë,” deklaroi kryebashkiaku i Tiranës.

Ndërkaq, Veliaj tha se suksesi i gjimnastëve që krenojnë Shqipërinë në kompeticione ndërkombëtare duhet të na shërbejë edhe si frymëzim për formimin e një brezi të ri sportistësh të motivuar. Kjo falë edhe mundësisë që ka krijuar Tirana me shkollat e reja ku një standard të ri kanë krijuar edhe ambientet sportive.

“Shpresoj që shembulli yt të shihet si mundësi për të ndërtuar bashkë një program, me anë të të cilit të inkurajojmë fëmijët e vegjël. Jemi në proces të përfundimit të disa shkollave të reja dhe kemi rënë dakord nga hera e kaluar që një nga palestrat të jetë e specializuar për gjimnastët,” deklaroi Veliaj.

“Për shumë njerëz nuk është interesante, por ne nuk e bëjmë vetëm për veten. Të tjerët duhet ta shikojnë, gjimnastika ka ndryshuar vitet e fundit,” u shpreh Matvei. Kjo nuk është hera e parë që gjimnasti, Matvei Petrov, i cili erdhi nga Rusia për të përfaqësuar Shqipërinë, lartëson vendin tonë. Më herët, Shqipëria fitoi medaljen e artë në Kampionatin Europian të Gjimnastikës i cili u zhvillua në Turqi.

/b.h

Next Post
Mbajti fjalën e saj të fundit si deputete në Kuvend, Hajdari: Të bëhemi të gjithë bashkë, të majtë e të djathtë!

Mbajti fjalën e saj të fundit si deputete në Kuvend, Hajdari: Të bëhemi të gjithë bashkë, të majtë e të djathtë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

Ish-zyrtari i Pentagonit: Përdorimi i forcës nuk është rruga e preferuar e Uashingtonit në konfliktin me Iranin

November 6, 2026
Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

Masakroi nënën e tij me thikë, i riu shqiptar përfundon në psikiatri

November 6, 2026
Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

Dhunuan dhe terrorizuan protestuesit, fillon “hakmarrja” ndaj besnikëve të Vuçiçit

November 6, 2026
“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In