• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me homologun nga Sarajeva: Do krijojmë forumin e kryetarëve të rajonit

by Java News
12/09/2018 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryetarin e Bashkisë së Sarajevës, Abdulah Skaka, me të cilin ndau një bisedë mbi mundësitë e bashkëpunimit dhe shtimin e marrëdhënieve mes dy bashkive në fushat e shkëmbimeve tregtare, biznesit, rinisë dhe kulturës.

Kryebashkiaku i Sarajevës, Abdulah Skaka, ndërsa falenderoi Tiranën për mikpritjen, vlerësoi punën e bërë nga Veliaj për transformimin e qytetit. “Më vjen shumë mirë që e shoh Tiranën në këtë dritë dhe i përgëzoj qytetarët e Tiranës për përkrahjen që i kanë dhënë një njeriu shumë kreativ dhe energjik, si ju”, tha ai.

Teksa, së bashku mbollën edhe një pemë, si shenjë e vazhdimësisë së miqësisë mes dy qyteteve, Veliaj tha se mes tij dhe kryebashkiakut Skaka ishte rënë dakord për realizimin e një sërë projektesh, që do t’i vijnë në ndihmë qytetarëve.

“Sot është një ditë shumë speciale për marrëdhëniet mes Tiranës dhe Sarajevës. Në shenjë të miqësisë sonë, sapo mbollëm një pemë që do të jetë këtu për sa kohë që të ekzistojë Tirana dhe Sarajeva. Por, marrëdhënia jonë shkon përtej simbolikës dhe lajmi i mirë është që sot kemi dakordësuar se si do të fuqizojmë partneritetin midis Tiranës dhe Sarajevës me disa projekte konkrete. Jemi shumë të lumtur që një qytetare e jona, si Majlinda Bregu, do të drejtojë një qendër të veçantë për bashkëpunim rajonal në Sarajevë dhe do të bëhet qytetare e Sarajevës dhe do shfrytëzojmë edhe atë platformë të bashkëpunimit rajonal, si një urë që lidh dy qytetet tona”, tha Veliaj.

Gjatë takimit, kryebashkiaku i Sarajevës mirëpriti propozimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të krijuar një forum të përhershëm të kryebashkiakëve të kryeqyteteve të rajonit të Ballkanit. “Kemi dakordësuar që ka ardhur çasti që kryetarët e bashkive të kryeqyteteve të bashkëpunojnë, siç po bashkëpunojnë kryeministrat e vendeve, për të krijuar një forum të kryeqyteteve të Ballkanit. Do të angazhohemi të dy që ta shtojmë kalendarin e shkëmbimeve mes Tiranës dhe Sarajevës, kur vjen puna tek marrëdhëniet me biznesin, rininë dhe kulturën”, tha Veliaj.

Duke mbështetur nismën e Veliajt për krijimin e forumit të kryebashkiakëve të kryeqyteteve të rajonit, ai shtoi se ky takim do t’i japë një shtysë tjetër bashkëpunimit mes dy bashkive. “Është shumë e rëndësishme të theksohet se qyteti i Sarajevës dhe i Tiranës janë vëllazëruar që në vitin 1996. Ky është thjesht vazhdimi i bashkëpunimit ndërkombëtar që do kenë dy qytetet, posaçërisht të rëndësishme në rajon. Shpresoj që disa nga bisedimet e sotme do të realizohen shumë shpejt dhe është shumë e rëndësishme që të formohet pakti, që do të përbëhet nga të gjithë kryebashkiakët e rajonit, në të cilat do punoj shumë seriozisht, sikurse edhe kolegu im, dhe shpresoj që një nga këto takime do zhvillohet shumë shpejt në pranverën e vitit 2019”, tha kryebashkiaku Skaka.

Veliaj i dhuroi kryebashkiakut të Sarajevës “Çelësin e qytetit”, në shënjë simbolike për shprehjen e miqësisë. “Mezi pres të kthehem në Sarajevë. Sot pata nderin që t’i jap kryetarit të Bashkisë së Sarajevës “Çelësin e Qytetit” të Tiranës, si shenjë e një dere të hapur dhe një miqësie të sinqertë. Kam dëgjuar për punën e shkëlqyer që ai ka bërë në Sarajevë dhe transformimin e Sarajevës nën lidershipin e tij dhe mezi pres që të shkoj dhe t’i shoh fizikisht”, shtoi Veliaj.

Gjatë takimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës e njohu homologun e tij me disa nga projektet më transformuese të qytetit të Tiranës, përfshi edhe atë për Teatrin e ri Kombëtar.

/b.d

Next Post
E bija shtatzënë, Eli Fara i publikon FOTO me barkun zbuluar

E bija shtatzënë, Eli Fara i publikon FOTO me barkun zbuluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq ‘godet’ Kukësin, rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

Moti i keq ‘godet’ Kukësin, rrëshqitje dherash në Tropojë, bllokohen segmente rrugore

July 16, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Dyshime për baste me fjalimet e Trump, hetohet operatori i teleprompterit për fitime mbi 100 mijë dollarë

July 16, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor! (VIDEO)

Tensionet në Lindjen e Mesme/ SHBA bombardojnë përsëri me raketa në Iranin jugor! (VIDEO)

July 16, 2026
Berisha në parlament? Frrok Çupi: ‘Truri i prishur” i PD po na turpëron të gjithëve, figura më e degraduar politike në histori!

Zvërneci/ Çupi reagon ashpër ndaj Berishës: Investimet i shihte si mundësi për të pasuruar familjen, PD nuk ringrihet kurrë me të në krye

July 16, 2026
Aksidenti në aksin Librazhd-Elbasan, policia jep detajet: Viktima një 33 vjeçar nga Kina

Aksidenti tragjik në Elbasan-Librazhd/ Humb jetën 19-vjeçari

July 16, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Protagonizmi që vret legjendën

July 16, 2026
Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

Arrestohen dy efektivë të Policisë në Tiranë, AMP: U kapën duke marrë ryshfet nga një shofer!

July 16, 2026
Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

Helmimi i dyshuar në Akademinë e Sigurisë, AKU: Analizat konfirmojnë se ushqimi ishte brenda standardeve

July 16, 2026
“Epsteini” ynë

Për të shqetësuarit nga “review”-t negative për Erebarën

July 16, 2026
Mbyllja e tri grupkapitujve të negociatave/ Rama: Gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

“Nuk do të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk e flet përçart!”, Rama u përgjigjet kritikëve për heshtjen e tij ndaj deklaratës së ministres serbe

July 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In