• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me forumin e gruas në Kavajë: Saliu jua la qytetin në terr! Thoshte se kishte varur xhaketën këtu…

by A R
04/05/2023 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me Forumin e Gruas në Kavajë, ku vuri në dukje se qyteti ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm nën drejtimin e kryetarit Redjan Krali, i cili kandidon për një mandat tjetër në 14 Maj.

Veliaj tha se Kavaja ka zgjedhur të ecë përpara me Partinë Socialiste dhe nuk mund të kthehet më mbrapa. “Pyetja është se çfarë vendimi do marrim pas 10 ditësh? Do shkojmë mbrapa apo do të vazhdojmë përpara? Më kujtohet Kavaja kur plehrat ishin mullar. Sa hyje në qytet më shumë shikoje tufa me qen, se njerëz. Qyteti s’kishte ndriçim, ishte si një xhep, ku njerëzit shihnin vetëm tabelat, hyrjen në jug, hyrjen në veri. Kurse sot Kavaja është më e pastër dhe ky është fakt! Është më e ndriçuar dhe ky është fakt! Është më e asfaltuar dhe ky është fakt! Është më e frekuentuar dhe ky është fakt! Ka më shumë biznese dhe ky është fakt! Ka më shumë turistë dhe ky është fakt! Asnjëherë nuk mjafton, por vetëm duke ecur përpara gjërat mund të bëhen më mirë”, u shpreh ai.

Veliaj theksoi faktin se në këto 4 vjet, të cilat nuk ishin aspak të lehta për shkak të tërmetit dhe pandemisë, kundërshtarët që kërkojnë votat sot, e braktisën detyrën dhe nuk ndihmuan askënd.

“Kemi përballë disa njerëz që nuk i pamë për 4 vite dhe këto vite nuk ishin dosido: Ikën nga Parlamenti, ikën nga këshillat bashkiakë, ikën nga gara për bashkinë. Mund të kishin dhënë një pako ushqimesh, mund të kishin ndërtuar një shtëpi, se gjersa kanë para për stadiumin “Arena Kombëtare”, gjersa kanë para për gjithë ato ekrane, gjersa kanë para për gjithë ato lukse, gjersa kanë para për gjithë ato parada makinash, nuk kishin këta para për një shtëpi? Nuk kishin këta mundësi të ndihmonin një fukara? Të shërbenin një pjatë supë? Nuk e bënë! 4 vjet morën mungesë. Ne votat i kemi vetëm për Redin dhe Partinë Socialiste sepse ai nuk iku, nuk I bishtnoi detyrës, nuk u shmang, nuk u dorëzua, nuk u tërhoqë”, deklaroi Veliaj.

Ai gjithashtu tha se opozita e kërkon bashkinë e Kavajës për të përdorur administratën e saj për të mbushur sheshet e protestave në Tiranë e për të rrëzuar qeverinë. “Këta thonë na jepni Kavajën që të rrëzojmë qeverinë dhe Edi Ramën. Si u rrëzoka qeveria nga një bashki, këtë nuk e di! Në mendjen e tyre Kavaja nuk ka personalitet, Kavaja është vetëm për të mbushur autobusë dhe për t’i çuar për miting në Tiranë. Për ne Kavaja ka personalitet, ka rrënjë, ka kulturë, ka të ardhme, ka investime, kjo është diferenca. Ta shohësh një qytet si mundësi për të shërbyer dhe jo si një mundësi për të mbushur autobusët për protestë. Këto janë dy mentalitetet. Redi ka bërë çerdhe, kopshte, shkolla në Kavajë, si kurrë më parë, që nga koha e Pavarësisë, me 12 institucione të reja. Pyetja është: “Saliut, që vrau njerëz me plumba në mish, a mund t’ia besoni fëmijët tuaj njësoj siç ia besoni atij që bën çerdhe, kopshte dhe shkolla?”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se KQZ nuk i dha fonde Berishës dhe Metës, pasi ata nuk kanë as vulë, por me çfarë parashë po e bëjnë fushatën? “Kush po e ndihmon opozitën këtu? Thonë janë lekët e Shkëlzenit, që hodhi 26 njerëz në erë në Gërdec. A mund t’ia besoni fëmijët tuaj? Nuk dua t’ju mërzis, por po ju them gjëra që kanë ndodhur në këtë vend. Saliu ka vrarë me plumba në mish dhe Shkëlzeni për para është gati të hedhë edhe fëmijë në erë. Fëmijët tanë do t’ia besojmë Redit dhe skuadrës tonë, që ndërton çerdhe, kopshte, shkolla, që Kavaja të shkojë përpara dhe të mos kthehet te këto fundërrina të historisë. Një i djathtë tha dicka gjë shumë të bukur: “Amerika, edhe Enver Hoxhën, – që Kavaja e urrente e që për 45 vjet e ktheu Shqipërinë në burg të madh, – nuk e shpalli non grata, por shpalli Saliun”. Saliu thoshte: “Unë në Kavajë kam varur xhaketën”. Jo, ti në Kavajë nuk ke varur asgjë! Ne në Kavajë kemi varur shpresat, ëndrrat, projektet tona. Kjo është diferenca e madhe mes atij që e përdor për të varur xhaketën dhe atyre që e shohin për të kapur ëndrrat e tyre,” nënvizoi Veliaj.

/a.r

Next Post
E rëndë në Pogradec! I riu humb jetën në bankë, pëson infrakt teksa po kryente veprimet

E rëndë në Pogradec! I riu humb jetën në bankë, pëson infrakt teksa po kryente veprimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com