• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Më dhimbset presidenti, i kërkon Hagës të investigojë kalamanjtë

by Java News
30/05/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këndi i lojërave në Parkun e Liqenit do jetë gati për të pritur fëmijët më 1 qershor. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa i është përgjigjur interesit të gazetarëve, ka konfirmuar se  është i vendosur të mbaj premtimin e dhënë për ta hapur këndin e lojërave në festën e fëmijëve.  “Po punohet intensivisht. Siç e keni parë edhe nga publikimet dje, të gjitha skuadrat tona janë në terren. Sigurisht, duhet ta pranojmë puna ka pasur shumë problematika, për faktin se shumë herë investimi është shkatërruar, kemi pasur një kompleks të Rozafës, ndërto shkatërro, ndërto shkatërro por me sa duket u lodhën duke shkatërruar dhe fitoi ndërtimi. Kjo është arsyeja pse na është dashur të vendosim projektorë, të punojmë me tre turne, sepse kam insistuar të mbaj fjalën e dhënë që pavarësisht disa dhjetëra herë që u shkatërrua e u dëmtua projekti, do mbaronte në datën 1 qershor dhe do mbarojë në datën 1 qershor”, u shpreh kryebashkiaku, Erion Veliaj.

Ndaj ai ka ftuar fëmijët e kryeqytetit dhe prindërit e tyre që 1 qershorin ta festojnë pikërisht në këndin e parë publik të këtyre përmasave në vendin tonë. “Dua t’ju ftoj të gjithëve në 1 qershor. Besoj se e gjithë beteja e këtyre muajve disa herë me protesta, bllokime në gjykatë e disa herë me angazhimin e personazheve politikë në punë fëmijësh, unë besoj që na ka dhënë një mësim: Tirana do të ecë përpara, Tirana respekton punën, njerëzit kanë shumë halle, duan që qyteti të bëjë progres, ndaj ju lus të gjithëve të na mirëkuptojnë teksa punojmë por është e vetmja përgjigje që kemi për ata që na pengojnë. Punë, punë, punë! Njerëzit e duan punë, gjënë e bukur, qytetin e pastër. Kush provoi të na pengonte këtë muaj, besoj e ka marrë një leksion spektakolar nga kjo histori”, shtoi Veliaj.

Ai i është përgjigjur edhe pyetjes së gazetarëve lidhur me nismën e Presidentit, Bujar Nishani për të kërkuar hetim ndërkombëtar për këndin e lodrave të fëmijëve, duke u shprehur se është hera e parë në historinë botërore që kërkohet që institucione ndërkombëtare të drejtësisë gjykojnë në lidhje me një kënd lodrash për fëmijë. “Më duket shumë për të qeshur dhe për një president i cili nuk prononcohet për gjëra shumë të rënda në Shqipëri, i kërkon Hagës të investigojë kalamajtë dhe lojërat. Më duket një mënyrë shumë butaforike për të lënë detyrën. Më dhimbset, me thënë të drejtën, por jeta kjo është, njerëzit bëjnë gafa dhe duhet të jetojnë me gafat që bëjnë”, u shpreh kryetari i Bashkisë.

java/ a.k

Next Post

Britania në alarm pas gomoneve me emigrantë shqiptarë? Daily Mail: Kufinjtë tonë janë të hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In