• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me banorët e Zall-Herrit: A ka poshtërim më të madh se t’i çosh demokratët të votojnë për Ilir Metën?

by Java News
27/04/2023 19:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zall-Herri, ku takoi dhe bisedoi me banorë të zonës dhe mbolli disa pemë me ta, kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj tha se kundërshtarët politikë kanë vetëm hallet e tyre dhe njerëzit i duan vetëm për vota.

“Ku ishin gjithë këto kohë këta që kemi përballë? Kush paguan 100 mijë euro për shfaqje në stadium, nuk është se nuk i ka mundësitë ta ndihmojë Zall-Herrin me një shtëpi apo me pako ushqimore. Ata që paguajnë nga 100 e ca mijë euro me non-grata, nuk është se nuk i kanë mundësitë ta ofrojnë një pjatë supë, ose ta shërbejnë një drekë. Nuk është se nuk dinë, ose nuk kanë, por nuk duan. I duan njerëzit vetëm për vota, i duan vetëm njëherë në katër vjet. Katër vjet ishin në Gjirin e Lalzit dhe tani kthehen mbas 4 vjetësh dhe duan vota. Por votat i kemi për ata që na shërbejnë, për ata që kapin telefonin, për ata që bëjnë rrugët, për ata që bëjnë shkollat, për ata që e çojnë infrastrukturën e ujit fshat më fshat, për ata që jetojnë me ne, shërbejnë me ne, dhe mbajnë fjalën. Dua që secili prej jush të japë një dorë që të dalim fitimtarë, ballëlartë, dhe t’i shërbejmë për 4 vite e ardhshme Zall-Herrit edhe gjithë Tiranës sonë të madhe”, tha Veliaj.

Koalicioni i çiftit Berisha-Meta, sipas Veliajt, as nuk del më në Tiranë, nuk bëjnë as mitingje, sepse Tirana u ka thënë: “Ik non-grata!”.

“E keni vënë re që nuk dalin më në Tiranë? S’dalin më, se Tirana u ka thënë ik, non grata! Sot keni vënë re që nuk flasin më për kulla? Saliu vetë jeton në kullë, ngjitur me shkollën “Kosova”. Zyrën e ka në kullë, është ajo kulla ngjitur me Rogner. Ilir Meta është një ndër ndërtuesit më të mëdhenj. Shikoni tani që u hap Astiri, doli pallati gjigant i Ilir Metës. Ata janë ndërtues. Ata vetë rrinë në kulla dhe ndërkohë thonë: Pse bëhen shtëpitë e Zall Herrit, rrugët e Zall Herrit, urat e Zall Herrit? A ju kujtohet Ilir Meta, kemi qenë tek ura këtu? Lali Eri, – tha – është i paparë! Lali Eri është më i miri në botë! Ilir Meta edhe Saliu kërcejnë si prifti nga belaja. Kur u intereson, ne jemi më të mirët, ndërkohë sot Ilir Meta është tek fleta e votimit për demokratët. Sali Berisha ka vendosur t’i çojë demokratët si cjapi te kasapi dhe të votojnë Ilir Sigurims Metën, tek fleta e votimit. A ka poshtërim më të madh? Si mund të jesh demokrat, të kesh dinjitet, si mund të jesh demokrat që të kesh luftuar sistemin, të kesh kërkuar demokraci-pluralizëm dhe të votosh Sigurimsin?”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Ekzekutimi i Nikulajt/ Kreshnik Spahiu: Berisha t’i kërkojë falje Pjerin Ndreut që e akuzoi për vrasjen në Shëngjin

Ekzekutimi i Nikulajt/ Kreshnik Spahiu: Berisha t’i kërkojë falje Pjerin Ndreut që e akuzoi për vrasjen në Shëngjin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In