• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Veliaj me banorët e njësisë 8: Në 21 qershor na duhet një kryetar bashkie që bën punë për qytetarët

by
08/06/2015 10:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mungesa e kanalizimeve që shkaktojnë përmbytje sa herë bie shi dhe pallatet pa hipoteka ishin dy nga shqetësimet kryesore për banorët e njësisë nr.8 në Tiranë. Kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, dëgjoi problemet e banorëve të kësaj zone të qytetit dhe u premtoi atyre zgjidhje pas 21 qershorit.

 

“Gjithë dimrin unë e di se çfarë heq. Uji na vjen deri në shtëpi”, tha një banor i shqetësuar se i përmbytet shtëpia pas çdo shiu. “Kur bie shi, ka përmbytje. E gjitha kjo për një kanal 5 metra nga rruga kryesore. Ujin e kam nxjerrë me fshesë”, thotë një tjetër.

 

“Zgjedhjet në bashki janë për të bërë punë. Nëse njerëzit duan punë, ne jemi gati që t’i hyjmë punës dhe t’i rrimë te koka. Nuk ka mundësi të ketë një qytet ku kryetari i bashkisë i jep vetes leje të bëjë katin e 13, ndërkohë që njerëzve të lagjes së vet nuk i jep leje të zhvillojnë pronën e tyre”, tha kandidati Veliaj.

 

Ai shtoi se kur prezantoi programin për njësinë nr.8, foli konkretisht për zhbllokimin e hapësirave të zëna, pa asnjë tolerim. “E filluam me INUK-un, por bashkia nuk na mbështeti, madje nuk hoqi as mbetjet e ndërtimeve pa leje në mes të rrugës”, tha Veliaj.

 

Një banore shprehu shqetësimin për hipotekimin e pallateve, të cilat edhe pse u premtuan nga kryebashkiaku aktual, Lulzim Basha, 4 vjet më parë, nuk u bë asgjë. “Kam shkuar në bashki dhe na ka thënë që nuk kemi çfarë t’i bëjmë, duhet ta bëjë ndërtuesi”, u shpreh ajo.

 

“Në pallatet ku nuk është bërë hipotekimi, do ta bëjë bashkia. Luli premtoi para katër vitesh se do hipotekonte 400 pallate. Ligji e thotë qartë: Aty ku nuk është bërë kolaudimi dhe dokumentet teknike, duhet t’i bëjë bashkia. Kështu që, bashkia duhet t’i bjerë prapa investitorit sepse njerëzit s’kanë pse vuajnë për pronën e tyre. Meqë ke shkuar te bashkia dhe të kanë kthyer mbrapsht, më datë 21 qershor kthejmë mbrapsht bashkinë dhe marrim një kryetar tjetër”, u përgjigj Veliaj.

 

Gjithashtu, ai vuri në dukje edhe propozimin për t’i hapur për komunitetin të gjitha shkollat, në mënyrë që ato të vijojnë aktivitetin edhe pas orëve të mësimit.

Next Post

Kur 6 është më e madhe se 6, Samsung vs IPhone

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

Kërkesa e SPAK për Ballukun/ Si përgjigjet Blendi Klosi për mungesën e Spiropalit dhe Xhafajt në seancë plenare

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In