• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 28, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj me banorët e Njësinë 3: Ne hapim gropa për të mbjellë pemë, ata për t’i bërë gropën tjetrit

by Java News
20/04/2023 17:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati i PS-së për Tiranën, Erion Veliaj në vijim të turit të gjelbër drejt 14 Majit, zhvilloi një takim me banorët e njësisë 3, me të cilët diskutoi për misionin dhe motivin e Partisë Socialiste që është bashkimi dhe paqja, jo përçarja dhe sherri.

“Këto kohët e fundit i kemi parë edhe ata me lopatë në dorë. Pastaj, pashë disa të tjerë me shkopa bejsbolli. Pastaj, pashë disa të tjerë me shkallë duke ecur nëpër shesh ‘Skënderbej’. Dhe thashë: mos tani, do e kem më të vështirë të bëj diferencën sepse po impenjohen. Pastaj, kur hapa televizorin dhe pashë që këta kishin marrë bishta lopatash për të qëlluar njeri-tjetrin, kishin marrë spraj për t’i nxjerrë sytë njeri-tjetrit, kishin marrë qysqi dhe kokë dashi për të shpartalluar dyert e njeri-tjetrit, dhe kishin marrë shkopa bejsbolli për të bërë kurrizin më të butë se barkun të njeri-tjetrit, thashë: Ata që nuk rregullojnë dot shtëpinë e tyre nuk e rregullojnë dot lagjen tonë, komunitetin tonë, qytetin tonë, vendin tonë, kombin tonë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku bëri një paralelizëm kur tha se të gjithë po hapin gropa, por teksa Partia Socialiste po mbjell pemë, jetë dhe dashuri, kundërshtarët hapin gropa për të t’i bere gropen tjetrit.

“E vërteta është që të gjithë po hapin gropa. Edhe ne, edhe ata që kemi përballë. Por pyetja është, ç’a gropash po hapim? Gropat që po hapim ne sjellin jetë se mbjellim pemë. Ai që hapi 4 gropa në 21 janar nuk besoj që sjell jetë dhe na e ka provuar gjithmonë që sa herë ka pasur në dorë ka hapur gropa për të marrë jetë. Shoh fëmijët këtu dhe më kujtohet familja Durda në Gërdec, ishte mosha e këtyre fëmijëve. Babëzia e Saliut e Zenit i çoi në një tjetër gropë, 26 veta. Në një vend normal do kishin turp të dilnin nga shtëpia. Në një vend normal do ishin te viti 15 ose i 16 i burgut. Ky është vendi që kemi, jo çdo gjë e kemi në dorë. Kemi një drejtësi të re, kemi shpresa, por edhe ata po hapin gropa. Pyetja është, po i bën gropën tjetrit apo po hap një gropë për të mbjellë një pemë e për të mbjellë një jetë?! Kjo është diferenca në këto zgjedhje, kjo është vendimmarrja që kemi përpara”, tha Veliaj.

Mandej Veliaj tha se ata e braktisën Shqipërinë dhe Tiranën për 4 vite dhe tani pretendojnë të rikthehen sikur nuk ka ndodhur asgjë. Ndërkohë që, vendi ka ecur përpara dhe është krijuar një standard i lartë.

“Ne kemi një standard shumë të lartë për çdo polic, për çdo zjarrfikës që duhet të jetë aty për pak minuta. Bëhet nami nëse urgjenca nuk vjen brenda minutit. Kemi një standard të lartë për kalamajtë që të mos humbasin jo 4 vjet që s’marrin diplomë, as 4 muaj, as 4 javë, as 4 ditë. 4 orë, ose 4 minutat që vonohen nga ora e parë fëmija merr mungesë. Nëse për 4 vjet ikën nga parlamenti, ikën nga këshilli bashkiak, ikën nga gjithë funksionet e tua; shkon e rri në ‘Gji të Lalzit’; e zbulon që Tirana ekziston e ndërkohë është rritur, e pastaj kërkon që të votohesh prapë?! Duhet t’i japim politikës të njëjtin respekt, dinjitet e standard që i japim fëmijëve tanë. E nëse për fëmijët tanë standardin e kemi të lartë, edhe për politikën do ta kemi të lartë, ndaj në Këshill Bashkiak ne do të çojmë çunat e gocat e lagjes sonë që nuk ikin nga detyra, që nuk e braktisin funksionin që kanë”, u shpreh Veliaj.

Next Post
Ulet nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do të shiten karburantet në vend

Ulet nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet, ja sa do të shiten karburantet në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E zuri korrenti gjatë punës në anijen Kyebele, humb jetën 24- vjeçari në Durrës

Shkaktoi aksident me vdekje në aksin rrugor ‘Qafë Thanë–Librazhd’, arrestohet 31-vjeçari

December 28, 2025
Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

Çmim reference për mallrat në doganë, ekspertët: Rriten kostot për qytetarët

December 28, 2025
Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

Votimi deri në orën 17:00, shkon në 38% pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

December 28, 2025
Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

Takimi Trump-Zelensky/ Presidenti ukrainas mbërrin në Florida, ja çfarë pritet të diskutohet mes liderëve

December 28, 2025
Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

Stuhia e borës, anulohen fluturimet në SHBA! Edhe vendet nordike përfshihen nga një stuhi e fuqishme

December 28, 2025
Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

Fluksi i lëvizjes për festa dhe radhët e gjata në kufi, inspektohet pika e kalimit kufitar të Kakavijës

December 28, 2025
Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

Ç’po ndodh në Burojë, vendlindjen e Thaçit? Pjesëmarrje e lartë e votuesve për zgjedhjet e parakohshme

December 28, 2025
Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

Mungesa e dokumenteve e mbajti larg familjes/ Përqafimi që shëron pritjen e gjatë, nënë e bijë takohen pas 7 vitesh

December 28, 2025
“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

“Shumë gjëra mund të zgjidhen para”, Zelensky jep detaje para takimit me presidentin Trump

December 28, 2025
Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

Sfida e shumëpritur ndaj Polonisë, Vasil Ruci tregon formacionin me të cilin ai do të sfidonte polakët

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com