• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Më 21 mars, aksion mbarëqytetar për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve

by Java News
11/01/2018 12:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Në 21 Mars, në Ditën Botërore të Pyjeve, Bashkia e Tiranës do të organizojë një aksion mbarëqytetar për mbjelljen e mbi 100 mijë pemëve të reja, të cilat janë pjesë e projektit të Pyllit Orbital. Kryebashkiaku Erion Veliaj fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen kësaj nisme, e cila ka nisur prej pak javësh, por që do të kulmojë në 21 Mars. Gjithashtu, çdo datë e shënuar, si 17 Janari, në 550 vjetorin e vdekjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, apo 14 Shkurti, Dita e të Dashuruarve, e festa e nënës dhe mësuesit në 7-8 Mars, do të jenë një mundësi e re për të mbjellë sa më shumë pemë në Tiranë.

Në Unazën e Madhe, te mbikalimi i Saukut, u mbollën edhe 200 pemë të reja. Kryebashkiaku Veliaj falenderoi donatorët që iu bashkuan nismës së bashkisë dhe theksoi se Pylli Orbital ka nisur ta lërë gjurmën e tij në pjesën lindore të Unazës. “Jam shumë i lumtur që vazhdojmë me mbjelljet për këtë vit të ri dhe besoj që 2018 do të na gjejë me rekordin tonë të 100 mijë pemëve. Vazhdojmë me 200 pemë të reja në një segment tjetër të pjesës jugore të Unazës së Tiranës dhe besoj që derisa të shkojmë në zonën e Lundrës, do të kemi gjelbëruar të dy krahët e autostradës, për atë që do të jetë etaloni i Pyllit Orbital, i cili do të vazhdojë në të gjitha segmentet e Tiranës”, tha ai.

Veliaj tha se 21 Marsi, Dita Botërore e Pyjeve, është jo vetëm dita kur do të vendoset rekordi i mbjelljeve në Tiranë, por edhe si një ditë aksioni ku ftohen të gjithë qytetarët dhe bizneset që të bëhen pjesë dhe të kontribuojnë në gjelbërimin e qytetit. “Dua të ftoj të gjitha institucionet, kompanitë private, shkollat, kopshtet, çerdhet, institucionet publike, që të përgatiten dhe të na thonë sa pemë do të mbjellin deri në 21 mars. Ne duam që 21 marsi të jetë një aksion në mbarë qytetin, që do të përfshijë çdo moshë, çdo familje, për gjelbërimin e Tiranës. Do të jetë dita kur do të thyejmë rekordin tonë të 100 mijë pemëve të mbjella në Tiranë”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se ky aksion është një mundësi e mirë për këdo që do të kontribuojë për një qytet më të pastër dhe të gjelbër, por edhe të përjetësojë një moment apo një ngjarje të rëndësishme të jetës së tij. “Sfida për cilëndo kompani, shkollë, universitet, është të fillojë përgatitjet për datën 21 Mars, që në Ditën Botërore të Pyjeve, të gjithë të kontribuojmë për atë që do të jetë Pylli Orbital i Tiranës, që secili të ketë mundësi të thotë: Sa isha unë në Tiranë, dhashë një kontribut, ja ku është pema ime, unë kontribuova”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj theksoi se është shumë e rëndësishme që krahas mbjelljes së pemëve qytetarët të vazhdojnë të mbajnë qytetin pastër. “Kemi akoma qytetarë që kur vjen puna për të kërkuar shërbime e investime janë të parët që bërtasin, por kur vjen puna për ta mbajtur pastër atë që pastrojmë, për ta ruajtur investimin publik, janë të parët që ndotin, janë të parët që i prishin. Është shumë e rëndësishme që ashtu siç punon bashkia dhe 99% e qytetit, ashtu edhe ky 1% do të duhet të civilizohet me çdo kusht. Nuk ka sens që të vazhdojmë me këtë ritëm mbjelljesh dhe pastërtie, ndërkohë që 1% e prish për 99% të tjerët”, u shpreh ai./a.ç

Next Post
Rama ndryshon disa nga drejtuesit e PS në qarqe, ja lëvizjet

Rama ndryshon disa nga drejtuesit e PS në qarqe, ja lëvizjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

Çmimi Nobel për Paqen i akordohet gjyqtares nga Afrika e Jugut, Navi Pillay

October 9, 2026
Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

Shkaktonin zhurma pranë shkollave në Berat, policia gjoba deri në 40 mijë lekë për drejtuesit e mjeteve

October 9, 2026
Alarm për ekonominë iraniane, eksportet e naftës ‘rrëzohen’ pas bllokadës së Hormuzit

Bordi i Transparencës ul me 4 lekë çmimin e naftës, rrit me 1 lek benzinën

October 9, 2026

Pse jemi mirë në rajon në përthithjen e fondeve të BE-së?

October 9, 2026
Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

Email-et kërcënuese në institucione, reagon AKSHI: Rasti po hetohet dhe monitorohet

October 9, 2026
Dita e sotme me alternime vranësirash, në disa zona do ketë prezencë reshjesh

“Ulje temperaturash dhe reshje shiu”, por si si do të jetë moti në fundjavë moti?

October 9, 2026
Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

Mesazhet kërcënuese për bomba / Policia e Shtetit nis verifikimet, nuk evidentohet asnjë lëndë shpërthyese

October 9, 2026
Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

Pano Ruçi humb ndjenjat gjatë gjyqit për tragjedinë e Tempit, dërgohet me urgjencë në spital

October 9, 2026
Kush ka frikë nga shtriga?

Kush ka frikë nga shtriga?

October 9, 2026
20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

20 milionë dollarë dhe koncerte të anuluara: Çfarë fshihet pas rastit të Kanye West në Rusi?

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com