• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj mbledh Shoqatën e Bashkive: Punët publike nuk njohin parti

by A R
19/01/2017 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë Shqipëria ka ngritur Këshillin Këshillimor të Qeverisjes Qendrore me Vetëqeverisjen Vendore, e cila detyron qeverinë qendrore të konsultojë me përfaqësuesit e pushtetit vendor të gjitha nismat qeveritare, duke nisur nga projektligjet, VKM-të, strategjitë apo dokumentet e politikave që ndikojnë në funksionimin e qeverisjes vendore.

I pranishëm në mbledhjen e konstituimit të këtij Këshilli ishte edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh edhe Kryetar i Shoqatës për Autonominë Vendore. Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi ndarjen administrative territoriale, e cila rriti mundësinë e njësive vendore për të performuar më mirë. Veliaj vlerësoi ngritjen e këtij Këshilli Konsultativ, ndërsa theksoi se shoqatat e njësive vendore duhet që të bashkohen për të punuar për interesat e qytetarëve.

“Jam krenar që drejtoj shoqatën e bashkive që ka 75% të kryetarëve të bashkive, por gjithmonë kam këmbëngulur që shoqatat të bashkohen, të jemi të gjithë bashkë. Ndaj, më vjen mirë që një hap i parë është hedhur sot dhe pavarësisht se përfaqësoj shumicën e bashkive të Shqipërisë, më vjen mirë që në fakt prezantimi në tryezën e këshillit këshillimor e kemi të barabartë. Besoj se është një shenjë pozitive e grupit të shumicës për të treguar që kjo nuk është një garë se kush është më i forti, kush është më i madhi, kush ka më shumë të drejtë. Kjo është një mundësi fantastike kur vjen puna tek interesi publik i qytetarëve tanë, ku pastrimi i qytetit nuk njeh të majtë e të djathtë, as pusetat nuk njohin të majtë e të djathtë, po kështu ndriçimi, ngrohja në kopshte, çerdhe e shkolla”, tha Veliaj.

Duke u ndalur te financat vendore, Veliaj kërkoi më shumë kompetenca për njësitë vendore. “Teksa futemi për të diskutuar një ligj shumë të rëndësishëm, si ligji i financave vendore, kaluam nga një situatë ku në bashki kishim rreth 13 procese kryesore, sot thuajse kemi trefishin, në mbi 30 kompetenca të tilla. Shqetësimi im ka qenë: do delegojmë dhe do decentralizojmë vetëm problemet apo edhe zgjidhjet? Do të doja në fakt që kjo të ishte diçka që merret parasysh edhe në projektligjin që do të fillojmë të diskutojmë për financat vendore”, tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë kërkoi që caktimi i disa prej taksave të jetë kompetencë e njësive vendore dhe jo e qeverisjes qendrore, sikurse është aktualisht. “Duket pa kuptim që qeveria qendrore cakton taksat dhe tabelat e reklamës në Tiranë. Unë besoj se Bashkia mund t’i caktojë më mirë, sepse një tabelë e vënë në bllok, ka një taksim ndryshe nga një tabelë e vënë te kthesa e Kamzës. Ashtu siç besoj se taksa e pronës duhet të ketë një diferencim. Nuk mund të kemi një parlament, i cili cakton të njëjtën taksë prone, si një shtëpie që është regjistruar në Tiranë në Njësinë Administrative Shën Gjergj, apo një shtëpie që është regjistruar në bllok dhe ku vlera e pronës është totalisht ndryshe”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se për çështjen e politikave vendore ka një konsensus të majtë dhe të djathtë, për të çuar përpara reformat. Ai propozoi që në mbledhjen e këtij Këshilli të parashikuar për në shkurt, të përfshihet në axhendë diskutimi i ligjit të financave të pushtetit vendor./b.d

Next Post
Familjarët e të vrarëve të “21 janarit”: Paratë ishin thjesht një procedurë, drejtësia është ajo që ne duam

Familjarët e të vrarëve të “21 janarit”: Paratë ishin thjesht një procedurë, drejtësia është ajo që ne duam

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

Reforma Territoriale, deputeti i PS: Do ta çojmë përpara edhe nëse nuk arrihet konsensus me opozitën

July 22, 2026
A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

July 22, 2026
Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

July 22, 2026
Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

Nafta në Shqipëri arrin në 206 lekë për litër, transporti kërkon ndërhyrje të Qeverisë për subvencionim

July 22, 2026
Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

Caktohet data e gjyqit për Nicolás Maduro në SHBA, përballet me akuzat për trafik droge më 1 qershor 2027

July 22, 2026
“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

“Transformimi nuk ndalet”, Rama: Ushtarakët më parë, të nënvlerësuar! Sot përkujdesje e veçantë për ta.

July 22, 2026
Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

Libri, The Albanian files, u gjykua para se të lexohej

July 22, 2026
“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

“Vallja e hajdutëve” para Kryeministrisë, qytetarët ia marrin valles në protestë të maskuar si politikanë (VIDEO)

July 22, 2026
“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

“Krimi” i banorëve të Thethit se zgjodhën qytetarinë e jo urrejtjen!

July 22, 2026
Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

Pushoi nga puna dy bashkëpunëtorë, gjobitet me 300 mijë euro eurodeputetja që protestoi në Shqipëri

July 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In