• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj mbjell pemë dhe u bën një premtim fëmijëve: Parku, më 1 qershor

by Java News
28/02/2016 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka postuar foto nga mbjellja e pemëve në parkun e liqenit artificial. Veliaj ka bërë të ditur se është mbjellë pema e 2500-të në park, duke thënë se me shoqërinë civile ka më tepër gjëra që e bashkojnë se sa e ndajnë.

“Ka më shumë gjëra që na bashkojnë se na ndajnë me shoqërinë civile, pemët e këndet e fëmijëve janë të dyja bashkuese.

Oferta jonë transparente: shoqëria civile të mbikqyrë punimet e matrikulojë çdo pemë tek Këndi i Lodrave, por puna do eci përpara!”, shkruan kryebashkiaku në Facebook.

Në fotot e publikuara, Veliaj shfaqet duke mbjellë edhe vetë fidanë.

Më pas, në një aktivitet me fëmijët te Parku i Liqenit, Veliaj përsëriti edhe një herë tjetër se këndi i lojrave do të ndërtohet dhe do të jetë gati në 1 qershor.

“Shoqëria Civile le të monitorojë punimet dhe të shohë sa pemë do të priten për ndërtimin e këtij parku. Qyteti do të ecë përpara dhe familjet duan të rrisin fëmijët në një qytet pa dhunë. Fëmijët janë qendra e vëmendjes së Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj.

“Nuk po mendoj për zgjedhjet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm. Dua që fëmijët të rriten më mirë se më parë në qytetin tonë”, shtoi kryebashkiaku.

3

“Unë i mirëkuptoj aktivistët e shoqërisë civile. Nuk janë ata vandalët politikë. Ata e panë se si në 4 vitet e fundit lulëzoi gropa e pallatit 17 katësh. Në pamundësi për të luftuar biznesin apo politikën, kanë zgjedhur një garë që nuk e fitojnë dot, me fëmijët. Ju garantoj se fëmijët e qytetit të Tiranës janë më të fortë se çdo biznes, ndërtues dhe parti. Oferta jonë për shoqërinë civile, jam gati të mbikëqyrin ata punimet e parkut. Ofertë më të sinqertë se kjo nuk ka. Kam bërë dhe një ofertë tjetër. Nëse kanë dyshim se do të pritet një pemë, le të vijnë ta matrikulojnë çdo pemë, t’i venë numër, ta fotografojnë, dhe në datën 1 qershor kur të hapim parkun, të vijnë të verifikojnë nëse janë aty të gjitha pemët.”- deklaroi kryebashkiaku.

Duke u shprehur i vendosur për të vijuar punimet në park, Veliaj tha: “Boll me histeri, boll me luftë me kalamajt”.

“Sot është dita kur unë kam nevojë për ju. e filluam nga çerdhet, nga më të vegjlit. Kufizuam trafikun e biznesit të madh në orën 7 me 9 që fëmijët të shkojnë në shkollë. Janë ulur mungesat e orëve të para nga heqja e furgoneve të patatinave. Sa do e varfër të jetë një familje, nuk kursen tek fëmija dhe sa do e varfër të jetë një bashki nuk kursen tek çeku i bebes. Në këto ditë ku histeria ka marrë dhenë, unë kërkoj që të jemi gjithmonë kështu bashkë”- deklaroi Veliaj.

2

Next Post

Papa, i tronditur nga vdekja e sekretares

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In