• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Mandatin e dytë transport publik në elektrik; rikuperuam financat e falimentuara publike

by Java News
09/05/2019 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në katër vitet e ardhshme, Tirana do të transformojë tërësisht transportin e saj publik, nga mjete që punojnë me lëndë djegëse dhe që ndotin mjedisin, në një flotë tërësisht elektrike e miqësore me natyrën. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë në takimin me temë “Green Cities = Improved Lives”, pjesë e Forumit të Biznesit të BERZH-it për vitin 2019 që mbajti punimet në Sarajevë, në të cilin theksoi se Tirana gjithnjë e më shumë po i kushton rëndësi politikave mjedisore. Ai renditi disa nga nismat që kanë sjellë një përmirësim të dukshëm të cilësisë së ajrit, që nga mbjellja e pemëve, shtimi i hapësirave pedonale, këndeve shlodhëse, korsitë e biçikletave apo ditët pa makina.

Kryebashkiaku Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë bashkëpunimin me BERZH-in me një sërë projektesh të tjera që nxisin përdorimin e mjeteve ekologjike të transportit dhe një qytet të gjelbër. “Ambicja jonë është që në mandatin e dytë, pjesën më të madhe të financimeve të BERZH, t’i fokusojmë në atë që quhet “Programi i Qyteteve të gjelbra”, ku duam t’i japim fokus shumë të madh transportit elektrik. Kemi ecur shumë mirë me biçikletat, me taksitë elektrike; tani është radha e autobusëve dhe duam të financohet ky program”, tha Veliaj.

Ai veçoi gjithashtu projektin e Pyllit Orbital që do t’i japë Tiranës një pajë të gjelbër me 2 milion pemë. “Projekti tjetër që ndoshta është një ndër projektet më afër zemrës sonë, si Bashki e Tiranës, është ai i Pyllit Orbital. Pra, në dy vite kemi thyer rekordin e mbi 100 mijë pemëve, por që të kapim atë që është ambicja jonë e 2 milionë pemëve, sigurisht na duhet pak ndihmë financiare. Po përgatitemi që në mandatin e dytrë, të aksesojmë financat ndërkombëtare, kryesisht për këto dy projekte, çështjet e gjelbërimit dhe të transportit elektrik dhe të transportit të pastër”, bëri të ditur Veliaj.

Ai theksoi se falë përmirësimit të performancës financiare të Bashkisë së Tiranës dhe ndërmarrjes së UKT-së, Tirana është një nga qytetet e pakta që sot siguron një mbështetje financiare nga BERZH, pa pasur garancinë e qeverisjes qendrore. “Jam sot krenar jo vetëm për çka kemi arritur si Bashki, por çka kemi arritur si qytet. Fakti që BERZH sot na cilëson si një ndër qytetet më të suksesshme, që jo vetëm kemi rikuperuar financat publike që i gjetëm të falimentuara katër vite më parë, por jemi ndoshta e vetmja bashki në rajon, që financohemi direkt, pa garanci sovrane, nga institucionet bankare të huaja; është vërtet një moment që na bën të jemi shumë mirë, por e mira s’ka fund”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Veliaj shtoi se me mbështetjen financiare të BERZH-it, Tirana ka nisur një nga investimet më të rëndësishme të dekadave të fundit, që ka të bëjë me shtrirjen e një linje të dedikuar ujësjellësi për të gjitha lagjet periferike të zonës së Unazës së Re dhe Kasharit, si dhe zgjerimin e kapacitetit filtrues të Bovillës. “Kemi filluar me BERZH-in financimin e dy projekteve kryesore për zgjerimin e impiantit filtrues të Bovillës dhe një linjë e dedikuar nga Bovilla direkt për zonën e Astirit, Kasharit, Mzezit, Misto Mames dhe Kombinatit”, përfundoi Veliaj.

/a.meta

Next Post
Fotot- lajm/ Samiti i Brdo-Brijunit, Vuçiç i jep dorën Thaçit, Mogherini…!

Presidentët e Ballkanit në Tiranë, Meta: Duhet të dëgjohemi nga vendet e BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com