• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Mandatin e ardhshëm, të gjithë kontenierët e mbetjeve në zonën e qendrës do të futen nëntokë

by Java News
10/04/2023 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zbuluar disa nga pikat kryesore të planit të ardhshëm 5-vjeçar të pastrimit të qytetit, ku një nga risitë është futja nëntokë e të gjithë kontenierëve të mbetjeve në qendër. Teknologjia e re, e cila po kryhet në partneritet me Bashkinë e Veronës dhe të Viçencës, do të mundësojë një qytet edhe më të pastër. Ai siguroi se shërbimi i pastrimit do të ofrohet me të njëjtën cilësi sin ë qendër, edhe në periferi.

“Sot qytetarët kërkojnë të njëjtën pritshmëri dhe të njëjtin standard deri në periferi të Tiranës, kur dikur plehrat nuk mblidheshin fare. Makina e pastrimit vinte një herë në 7 ditë. Sot vjen 5-7 herë në javë, deri edhe në fshatin më të largët të Tiranës, për t’u siguruar që i njëjti shërbim, e njëjta cilësi, i njëjti standard që ofrohet në ish Bllok, të ofrohet edhe në periferinë më të largët, sipas frekuencës të mbetjeve që prodhohen”, deklaroi kreu i Bashkisë.

Ai nënvizoi se ky model po ndiqet jo vetëm edhe nga qytetet tjera të vendit, por shihet edhe si një nga formulat më të suksesshme të bashkëpunimit në rajon. “Më vjen mirë që një nga projektet tona më të mëdha është kthyer në histori suksesi, që po inkurajohet edhe në qytete të tjera. Sot partneriteti që kemi me Bashkinë e Veronës – dhe më në fund na është bashkuar edhe Bashkia e Vicencës – mbahet si një nga historitë më të suksesshme në rajonin tonë, ku një shembull i mirë i Italisë, me një shembull të mirë të Tiranës, ka prodhuar sukses në zemër të Ballkanit”, u shpreh ai.

Veliaj shpjegoi se si do transformohet ky shërbim i rëndësishëm për qytetin në 5 vitet e ardhshme: “Disa nga kontenierët, që janë me kapacitet deri 3800 litra, do të shkojnë në 5 mijë litra, dhe do jenë risia që duam ta zgjerojmë nga qendra e Tiranës deri në periferi, për t’u siguruar që sa më shumë mbetje të jenë nëntokë, edhe për efekt të higjienës dhe erës, edhe për ta bërë punën më të lehtë për të gjithë ata që punojnë me pastrimin. Ambicia jonë është që në mandatin e tretë, të gjithë kontenierët e qendrës së Tiranës t’i kemi nëntokë dhe të kemi një formulë ku, edhe qyteti është më i pastër, edhe punëtorët tanë janë më të mbrojtur, por edhe qytetarët janë më të kënaqur me shërbimin, në një qytet i cili rritet përditë,” tha Veliaj.

Next Post
Lë jashtë Kiarën dhe Efin, këto janë 4 finalistët e “Big Brother VIP” sipas Luizit

Lë jashtë Kiarën dhe Efin, këto janë 4 finalistët e “Big Brother VIP” sipas Luizit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

Skandali me aflatoksinën në qumësht, Sula: Bllokohen 105 tonë misër, së shpejti kontrollet në dogana bëhen vetëm online

November 10, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Hiqet taksa nga nafta, por jo nga xhepat e shoferëve! Ministri Malaj shpjegon skemën e re

November 10, 2026
Meloni: Marrëveshja SHBA-Rusi për naftën është zgjedhje shumë e rrezikshme

“Të dërgojmë raketa? S’kemi asnjë” Thellohet konflikti mes Melonit dhe ministrit të Mbrojtjes

November 10, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Qeveria sjell ligjin e ri: Gjobë deri në 300 mijë lekë për ata që kërkojnë të heshtin kritikët me padi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In