• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Veliaj makineri elektorale! Arrestimi para zgjedhjeve…”, analisti: Berisha do të shkrijë SPAK-un se ka frikë për veten dhe Shkëlzenin

by S T
18/02/2025 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Ilir Demalia komenton në Report Tv arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Demalia thotë se Rama nuk ka dorë në arrestimin e tij, ndërsa thekson se ishte i tronditur se ra në pranga numri dy i PS.

I ftuar në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço, Demalia thotë se Veliaj është një makineri elektorale dhe Ramës nuk do i interesonte arrestimi i tij para zgjedhjeve të 11 majit.

“Absolutisht jo, në mediat shqiptare fliten teori konspiracioni. Ramës nuk i interesonte, Veliaj është makineri elektorale. Është njeri i fuqishëm e punëtor në këtë drejtim. Para zgjedhjeve si do i interesonte, kjo tregoi tronditjen e Ramës, ai nuk priste një gjë të tillë. Normal që ishte i tronditur, se arrestohet numri 2”, tha Demalia.

Demalia thotë se SPAK duhet të funksionojë në bazë të të drejtave që ka, por s’mund të bëjë pastrim si t’i interesojë. Ndërsa ndalet tek dosjet e 21 janarit dhe Gërdecit, duke thënë se janë lënë në sirtar ndërkohë që janë vrarë njerëz. Sipas Demalisë, SPAK nuk mund të ketë pushtet absolut dhe thekson se duhet një auditim ndaj këtij institucioni.

“Goditjet që po jep SPAK kanë tronditur. Berisha bën këtë presion se e di çka bërë, që ka një çështje të 21 janarit, djali ka çështjen e Gërdecit ku janë vrarë njerëz. SPAK i këto i ka lënë në sirtar. A do shkojnë te Berisha, në një kohë kur Strasburgu ka thënë që duhet të hapet 21 janari. Këto janë çështje që e kanë rënduar shumë shoqërinë shqiptare dhe nuk kanë lënë të zhvillohet drejtësia. Kur të vdesë Berisha nuk ka rëndësi sa e dënon ti. Nëse ne do godasim si prokuroritë e komunizmit dikur, edhe të jesh i fajshëm duhet ta provojë prokurori, dhe gjykata jep vendimin, prokuroi është i barabartë në një sallë gjyqi.

Një auditim i duhet këtij SPAK, se nuk mund të jetë i pakontrollueshëm. Nuk ka në asnjë vend të botës. 21 janari është vrasje dhe vrasja nuk parashkruhet, përse nuk hapet, përse nuk hapet gërdeci. Janë vrarë njerëz. Drejtësia e vonuar është drejtësi e harruar”, tha Demalia.

Demalia thotë se në SPAK ka dy grupimi, me prokurë që duan të punojnë drejt dhe një grup me njerëzit e Sali Berishës. Analisti shprehet se Berisha kërkon ta shkrijë SPAK për të humbur gjurmët e veta dhe kërkon që të shpëtojë familjen e tij.

“Si do ta shkrij ky drejtësinë, por s’mund t’i jepet një fuqi absolute një institucioni. SPAK duhet të jetë një organizëm që funksionin për të drejtat që ka, po s’mund të bëjë SPAK pastrimin si e dashka SPAK. Të vazhdojë që me qeverinë e ’92. T’i shohë pasuritë ku i kanë. Të shkojmë të shohim shtëpiat, të justifikojnë paratë. O të bëhet amnisti fiskale, ose ti hyhet me qelizë, se ca të nënës e ca të njerkës nuk ka. O të gjithë bashkë, se korrupsioni nuk erdhi dje.

Në SPAK ka dy grupime, një njeri që do të punojë dhe është ana tjetër, që opozita dhe Berisha ka njerëzit e tij në SPAK. Mënyra se si rrjedh informacioni, si e merr Berisha, kushdo qoftë, edhe Dumani jo duhet larguar, por duhet ndëshkuar për 24 orë. SPAK nuk ka detyrë të hyjë në lojërat politike, se SPAK nuk mund të vendosë se kush do qeverisë këtë vend, por SPAK mund të vendosë drejtësi. Pse thotë do ta shkrij, se do të humbasë gjurmët e veta. Lufta e tij është që të shpëtojë familjen e tij”, thekson Demalia.

Next Post
Çfarë po ndodh? Dorëhiqet një tjetër kandidat i PD, pjesë e listës fituese në Shkodër

Iku Helidoni, por kë ka “vitrinë” politike Sali Berisha në Shkodër?

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    Ky monstra e vicidolit,kerkon drejtesin me gjyqteret e plepave,e pa degjuar ne historine njerzimit,qe beheshe gjyqtare e prokuror me 6 muaj kurs.Kjo u rrealizu vetem nga komunisti,spiuni,mashtruesi e antishqiptari ,emrin sja permende dote,vetem me monstra e vicidolit.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

Ndihma ushtarake amerikane për Ukrainën pritet të bjerë në nivelin më të ulët në vitin 2026

December 25, 2025
Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

Krishtlindja, mbahet në katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ mesha për besimtarët ortodoksë

December 25, 2025
Shkodër, makina pësoi defekt dhe u përmbys/ Plagoset pasagjeri, niset drejt Spitalit të Traumës

U aksidentua dy ditë më parë, ndërron jetë i moshuari në Korçë

December 25, 2025
Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

Ekonomia amerikane rritet, por jo për shtresën e mesme. Wall Street Journal e quan “boom të Ozempic-ut”

December 25, 2025
Gjatë tremujorit të fundit u dhanë 289 leje ndërtimi, 72% prej tyre në Tiranë. Ja vlera e projekteve ndërtimore..

Vendimi / Taksa e re për pasuritë e paluajtshme, njoftimet për detyrimin do gjenerohen në e-Albania

December 25, 2025
Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të “arratisen” shqiptarët këtë fundvit?

December 25, 2025
Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

Sot kremtohet Krishtlindja, çfarë përfaqëson kjo festë për besimtarët e krishterë

December 25, 2025
Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

Zbulohen 1 milion dokumente të reja të lidhura me çështjen e Jeffrey Epstein

December 25, 2025
Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

Anketa: 70% e familjeve të Beratit të prekura nga emigracioni, në Tiranë 35%

December 25, 2025
Ushtria kundërshton akuzat ndaj Presidentit: Ka qenë vetëm kërkues shkencor deri në 2018

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë!

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com