• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj: Lulzim Basha nuk rregulloi dot as lagjen e tij

by Java News
14/06/2019 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u ndal sot pasdite në një takim me banorët e Njësisë 8, ose siç njihet ndryshe si Zemra e Tiranës, që është edhe zona ku jeton familja e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Veliaj theksoi se ndonëse kishte drejtuar Bashkinhë e Tiranës për 4 vite, Lulzim Basha nuk kishte mundur dot të rregullonte as lagjen dhe rrugicën e tij.

“Jemi sot, patjetër te zemra e Tiranës, në një vend transformues, por jemi te lagjja e Lulit, i cili s’kishte asfaltuar as rrugicën e lagjes së tij. Nuk kishte mbjellë një pemë te lagjja e vet”, tha Veliaj.

Ndërkohë, ai theksoi se jo vetëm Njësia 8 është transformuar falë zbatimit të një sërë projektesh, por Bashkia e Tiranës i riktheu asaj edhe një nga simbolet identifikuese, Selvinë dhe monumentin e Heroit të Popullit, Vojo Kushi, të cilat ishin zënë nga ndërtimet pa leje, bingot e bastet.

“Selvia ishte këtu edhe në kohën e Lulit, por u lirua vetëm nga Partia Socialiste. Kurse deputetët e Lulit dhe Monës erdhën që të mbronin zaptimin e Selvisë, të cilët në fakt ishin pronarë të zaptimit. Ta dinte Vojo Kushi, para se të hipte këmbëzbathur mbi tank, njëzetë e ca vite çun, që të ndalonte ofensivën gjermane që do prishte gjithë shtëpitë e tironsve te Selvija, që një ditë pasardhës që do të gëzonte këto të mira materiale do të ishte Luli që ia hipi Vojos me tank sipër si Vojo tankut, e sigurt që s’do ta kishte dhënë jetën. Por, në nder të sakrificës së Vojos flet fakti se shumica e Tironës, shumica e Selvisë dhe Njësisë 8 nuk janë si Luli, kanë respekt për ata që punojnë, sakrifikojnë, japin jetën si Vojo Kushi dhe sot në shenjë të atij respekti Selvija quhet Selvi dhe është liruar nga kioskat dhe rangallet dhe siç e keni pare, teksa flasim tani, është duke u punuar që ajo që quhet Selvija të jetë Selvija dhe ai që është një monument dëshmori të jetë një monument dëshmori. Shikoni pak logjikën e tyre, se çfarë në monumentesh besojnë ata dhe në çfarë monumentesh besojmë ne. Ne flasim për Vojo Kushin dhe Selvinë, ata thonë bingo dhe baste”, u shpreh Veliaj./l.m

Next Post
Lleshaj i përgjigjet akuzave të Bashës: Je përgjegjës për çdo individ që aktivizon kundër ligjit

Lleshaj për operacionet në Elbasan: I dhanë një goditje të rëndë krimit, forca e ligjit vijon luftën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In