• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Veliaj letër për mësuesit në 7 Mars: Mbështetje dhe mirënjohje për misionin tuaj! 45 shkollat e reja…

by
07/03/2023 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë 7 Mars mësuesit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazeve në kryeqytet morën një letër mirënjohje nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Veliaj u shpreh atyre mirënjohjen për punën fisnike, duke i cilësuar si udhërfyes të palodhur drejt dijes, ndërsa shton se e ardhmja e fëmijëve është në duart e tyre.

“Gëzuar 7 Marsin! Në këtë ditë të veçantë, dua t’ju përgëzoj dhe t’ju shpreh personalisht mirënjohjen time për punën tuaj fisnike. Unë dhe qytetarët e Tiranës, ju shohim si udhërrëfyes të palodhur drejt dijes sepse në duart tuaja është e ardhmja e fëmijëve tanë. Për këtë arsye, dua t’ju siguroj mbështetjen time në misionin tuaj. Mësimdhënia nuk është një punë e lehtë, sidomos në vitet e fundit, kur sfidat me të cilat jeni përballur, si tërmeti dhe pandemia, kanë qenë të jashtëzakonshme”, shkruan Veliaj

Ai u ka siguruar mbështetje në misionin e tyre, duke e cilësuar mësimdhënien një punë të vështirë, sidomos në vitet e fundit ku sfidat i kanë lënë vend njëra-tjetrës duke nisur nga tërmeti dhe më pas edhe pandemia. Veliaj shprehet se 45 shkollat e reja me infrastrukturën e re arsimore e kanë bërë më te lehtë punën e mësuesve.

“Me gjithë vështirësitë, ju keni treguar përkushtim e përgjegjësi ndaj profesionit tuaj, ndaj jam krenar që Bashkia e Tiranës ka qenë krah jush edhe në këtë rrugëtim. 45 shkollat e reja dhe infrastruktura arsimore jo vetëm e ka bërë punën tuaj më të lehtë, por edhe më dinjitoze. Ju e dini më mirë sepse aty kaloni pjesën më të madhe të ditës, në shkolla të rikonstruktuara apo të ndërtuara nga e para, me standarde bashkëkohore, plot dritë, me hapësira më të mëdha, laboratorë e klasa të kodimit, biblioteka, palestra dhe terrene sportive, që këtë vit janë pjesë e kalendarit të pasur të Tiranës si Qyteti Europian i Sportit. Jo pa qëllim, kërkesat e prindërve për regjistrime në shkollat publike janë rritur, çka e bën të duhur ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t’i hapim shumë shpejt”, thekson kreu i Bashkisë.

Ai shton se edhe pak javë kanë mbetur nga inaugurimi i Piramidës, e cila do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë dhe inovacionit në rajon.

“Pak javë na ndajnë edhe nga përurimi i Piramidës si qendra më e madhe e teknologjisë dhe inovacionit në rajon. Pak ditë më parë, në hyrje të Parkut të Liqenit, hodhëm themelet e Qendrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatrit të ri të Kukullave, ku pranë do të jetë edhe Biblioteka Kombëtare. Mezi pres t’u shikoj, së bashku me fëmijët dhe nxënësit, t’i përdorni këto hapësira moderne publike, për të zhvilluar orë interesante mësimi jashtë mjediseve të shkollës tuaj”, tha ai.

Kreu i Bashkisë shprehet se në 103 vite Kryeqytet, Tirana po kalon ditët më të mira të saj, ndërsa falenderon mësuesit dhe qytetarët për mbështetjen. “Një rezultat që e kemi arritur bashkë me mbështetjen tuaj dhe të qytetarëve. Duhet të vazhdojmë të punojmë kështu, çdo ditë dhe çdo orë, ne duke u kujdesur për infrastrukturën dhe ju për cilësinë e mësimit. Jam shumë krenar që ndajmë një qëllim të përbashkët, edukimin e brezit të ri të Tiranës, ata që nesër do të marrin në dorë fatin e këtij qyteti”, shprehet kryebashkiaku Veliaj. Letra e plotë.
I dashur Mësues,

Gëzuar 7 Marsin! Në këtë ditë të veçantë, dua t’ju përgëzoj dhe t’ju shpreh personalisht mirënjohjen time për punën tuaj fisnike.

Unë dhe qytetarët e Tiranës, ju shohim si udhërrëfyes të palodhur drejt dijes sepse në duart tuaja është e ardhmja e fëmijëve tanë. Për këtë arsye, dua t’ju siguroj mbështetjen time në misionin tuaj. Mësimdhënia nuk është një punë e lehtë, sidomos në vitet e fundit, kur sfidat me të cilat jeni përballur, si tërmeti dhe pandemia, kanë qenë të jashtëzakonshme.

Me gjithë vështirësitë, ju keni treguar përkushtim e përgjegjësi ndaj profesionit tuaj, ndaj jam krenar që Bashkia e Tiranës ka qenë krah jush edhe në këtë rrugëtim. 45 shkollat e reja dhe infrastruktura arsimore jo vetëm e ka bërë punën tuaj më të lehtë, por edhe më dinjitoze. Ju e dini më mirë sepse aty kaloni pjesën më të madhe të ditës, në shkolla të rikonstruktuara apo të ndërtuara nga e para, me standarde bashkëkohore, plot dritë, me hapësira më të mëdha, laboratorë e klasa të kodimit, biblioteka, palestra dhe terrene sportive, që këtë vit janë pjesë e kalendarit të pasur të Tiranës si Qyteti Europian i Sportit. Jo pa qëllim, kërkesat e prindërve për regjistrime në shkollat publike janë rritur, çka e bën të duhur ndërtimin e shkollave të reja, të cilat do t’i hapim shumë shpejt.

Pak javë na ndajnë edhe nga përurimi i Piramidës si qendra më e madhe e teknologjisë dhe inovacionit në rajon. Pak ditë më parë, në hyrje të Parkut të Liqenit, hodhëm themelet e Qendrës Kombëtare për Fëmijë dhe Teatrit të ri të Kukullave, ku pranë do të jetë edhe Biblioteka Kombëtare. Mezi pres t’u shikoj, së bashku me fëmijët dhe nxënësit, t’i përdorni këto hapësira moderne publike, për të zhvilluar orë interesante mësimi jashtë mjediseve të shkollës tuaj.

Në 103 vite Kryeqytet, Tirana po kalon ditët më të mira të saj. Një rezultat që e kemi arritur bashkë me mbështetjen tuaj dhe të qytetarëve. Duhet të vazhdojmë të punojmë kështu, çdo ditë dhe çdo orë, ne duke u kujdesur për infrastrukturën dhe ju për cilësinë e mësimit.

Jam shumë krenar që ndajmë një qëllim të përbashkët, edukimin e brezit të ri të Tiranës, ata që nesër do të marrin në dorë fatin e këtij qyteti.

Të dashur mësues, qofshi gjithmonë të lumtur e të rrethuar nga nxënës të lumtur! Gëzuar 7 Marsin!

/e.d

Next Post
Qetsori: Ia thashë Luizit dhe ky maskarai shkoi e i tregoi Sabianit, ça të bëj?

Qetsori: Ia thashë Luizit dhe ky maskarai shkoi e i tregoi Sabianit, ça të bëj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

Ministria e Mbrojtjes: 31 vatra zjarri në Shqipëri, 5 vijojnë aktive, problematike situata në Dajt

August 31, 2026
Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

Dhuna ndaj 18-vjeçarit në Golem, gjykata lë në burg Florian Habilajn dhe Enold Dragotin

August 31, 2026
Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

Rama mbledh të enjten grupin e PS në Pallatin e Brigadave, në fokus sërish “Besa”

August 31, 2026
Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

Asambleja e PS në shtator, gazetarja zbulon datat që janë në diskutim, ja çfarë pritet të vendoset për qeverinë e Ramës

August 31, 2026
Minxhozi: Opozita në Kosovë është e goditur rëndë në një pjesë të saj. Liderët e mëdhenj janë në gjyqe

Pushteti nuk merret me vezë, por me vota

August 31, 2026
Shpërthen Ylli Manjani: Prokurorë, shkoni me lule te varri i Enverit. Ai nuk lejonte avokatët!

Unë Bos, ti Bos, po lopën kush do e kullosë?!

August 31, 2026
EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

EMRI/ Ndërron jetë nga arresti kardiak i paraburgosuri në Vlorë

August 31, 2026
17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

17 mijë tekste për diasporën, Hoxha zbulon planin për vitin e ri shkollor: Shpërndarja në 15 shtete të Europës, SHBA dhe Kanada

August 31, 2026
Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë

Trageti me 279 persona u ndalua fillimisht për shkak të motit, por u lejua të nisej një orë më vonë

August 31, 2026
Transferohet në paraburgimin e Peqinit, ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku

Transferohet në paraburgimin e Peqinit, ish-zyrtari i policisë Uljan Shpataraku

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com